Dorëzanësit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bedri Islami

Në të gjithë këto, qoftë përmes mediave, apo strukturave të tjera, njerëzit po njihen me një fenomen, brenda kullës së drejtësisë, të cilin, e kanë ditur, por jo në këto përmasa të mëdha. Tani që ai po shfaqet kaq haptas zgjon disa pyetje, të cilat është e pamundur të mos ia bësh vetes.

Bëma, të cilat, jo rastësisht, ata i kanë pasur para syve, tani po shfaqen në atë përmasë që nuk është menduar se mund të shfaqen dhe, bashkë me këtë edhe pyetja: Si është e mundur që njerëz kaq të fuqishëm në pushtetin e drejtësisë, pra, në atë kullën që nuk duhet të depërtojë politika, janë bërë kaq të pasur, por njëkohësisht, edhe kaq harbutë dhe budallenj, deri në atë fazë kur fillon të qenurit i paskrupullt.

Adriatik Llalla, ish-kryeprokurori i përgjithshëm i Republikës, ishte shndërruar në një latifondist dhe në një zyrë imobiliare. Ai blinte, krejt haptas, mijëra metër katrorë tokë në vendet më të shënuara, në të cilat shumë shpejt termi “tokë bujqësore” do të shndërrohej në “tokë për ndërtim”. Mijërat e metrave katrorë tokë, të blera në një pazar të lirë, si për të bërë qoka me ish kryeprokurorin, shiteshin pak javë më pas, si të ishte duke u shitur një minierë floriri. Përfitimi nga ky ashillverish i drejtësisë me pushtetin shtonte pasurinë e Llallës me disa qindra mijëra euro. Llalla blinte me çmime shumë poshtë vlerës apartamente banimi, të cilat disa javë më pas shiteshin si pallate të reja me një vlerë super të shtuar. Pastaj jeta vijonte me jahte, udhëtime përrallore, fëmijë të majmur paturpësisht, të paskrupullt në jetën e tyre, vila… dhe ende nuk dihet e fshehura pas tyre.

Nuk druhej të blinte edhe tek njerëz të dënuar për krimin e vrasjeve, përsëri me çmime të ulëta dhe, pas disa javësh, të bënte shitblerjen e saj. Normalisht ai duhej të ishte “hasmi” i tyre, pra i vrasësve dhe njerëzve të krimit, në fakt u bë ortaku i tyre në matrapazllëqe. Kur e bënte ai, mendohet lehtë se çfarë ndodhte më tej.

Nuk kishte frikë ky njeri? Nuk e mendonte se një ditë mund të hapeshin petët e lakrorit të tij të korrupsionit dhe mund të përballej edhe ai me drejtësinë?

Cila forcë e mbështeste atë, i jepte guximin për të thyer çdo ligj dhe të kthehej në një pastrues parash të paidentifikuara?

Si ishte e mundur që, megjithëse i përmjerur, i shiste karshillëk ambasadorit amerikan dhe na ftonte çdo shtator në një spektakël të ri?

Kaq i fortë të ishte ky njeri sa pak javë para se të ikte nga detyra bënte mashtrimet e mëdha?

Historia e ndihmëses së tij, Rovena Gashi, dëshmon se peshku i drejtësisë është qelbur gjithnjë nga koka. Ajo mënon tani  të bëhet edhe gjykatëse e Kushtetueses, institucionit të drejtësisë më të lartë në vend.

Një ndër pronaret e fuqishme të kohës së tashme. E nisur nga asgjëja, familjarisht. Me një pasuri të ngritur nga hiçi. Tani, ajo që dihet, 14 apartamente dhe dy njësi të mëdha. Shtëpi në plazh, me pishinë disa kate mbi tokë.

Luks dhe udhëtime të gjithandejshme. Orë të shtrenjtë, sa paga vjetore, në dorën e bashkëshortit, i cili, edhe pse vetë pjesë e drejtësisë, mbyllte dosjet e korrupsionit.

Nuk kishin frikë këta njerëz?

Nuk e mendonin se një ditë mund të shpaguhej gjithçka?

Kush qëndronte pas shpatullave të saj?

Cili ent i nxirrte një njeriu 14 libreza për pagesën e dritave, kur ai vetë ishte i papunë, i pa pasuri, me një firmë të dështuar dhe të mbyllur?

Është absurde të mendosh se ata vetë, njerëz të ligjit nuk e kanë shkuar ndër mend se një ditë, pikërisht këto ligje, mund të kthehen kundër tyre!

Në Gjykatën Kushtetuese një rast edhe më unik: gjyqtari Fatos Lulo, pasi merr fillimisht një ndihmë të kthyeshme nga motra prej 480 mijë dollarësh, në katër vite rresht merr dhuratë, në secilin prej tyre, nga 100 mijë dollarë dhe në një tjetër, po ashtu dhuratë, një apartament.

Kushdo mund të tronditet nga mënyra se si i kanë bërë pasuritë. Më shkruan një mik “u erdhi lopa pëllet në grazhd”.

Po një gjë është e sigurt. Arsyet që do të gjeja, shkruan ai, për t’i justifikuar,sado kudo, nuk do të ishin kaq halldupë. Gomarllëku i tyre të lë pa frymë dhe të revolton. Shpreh, më së pakti, tmerrin e nivelit intelektual të drejtësisë.

Pyetja e parë që mund të bëjë kushdo është: po këta njerëz të drejtësisë budallenj janë dhe për budallenj na marrin?

Në të vërtetë, as nuk janë budallenj dhe as nuk na marrin ne për të tillë.

Diku tjetër ka qëndruar forca e tyre: në dorëzanësit e tyre.

Gjithnjë ata kanë pasur pas vetes dorëzënës të fuqishëm, nga majat e pushtetit, të cilët i kanë krijuar atyre ndjenjën se do të jenë të përjetshëm, do të jenë mbi ligjin, ose më saktë, ligjin do e kenë gjithnjë në duart e tyre.

Ata e kanë mbështjellë veten me karrocatën e mbiligjit; jo vetëm nuk e kanë përfillur atë, por e kanë nëpërkëmbur në mënyrën më poshtëruese që kanë mundur. Megjithëse ata vetë kanë qenë njerëzit e ligjit.

Ata, dhe jo vetëm ata, kishin krijuar një ligj për të tjerët që ishte mbështetur deri diku në legjislacionin e miratuar nga një strukturë tjetër, dhe ndërkohë më të fuqishëm, një ligj për vete.

E kanë bërë këtë sepse e kanë ditur se njerëzit që i mbrojnë, dhe që ata vetë i kanë mbrojtur, janë mbi ligjin. Janë bërë bashkë, duke mbyllur sytë e njëri tjetrit dhe duke krijuar rrethin e njerëzve të paprekshëm.

Kjo ka sjellë mbylljen e dosjeve më mizore në historinë e pluralizmit; kjo i ka lejuar spekulantët politikë dhe financiarë të mbivendosen mbi shtetin; kjo ka lënë krimet e padënuara; kjo e lejon, ta zëmë Berishën e vogël të na kapardiset nëpër vendet më të shtrenjta të hotelerisë së botës, duke na përqeshur marrëzisht; kjo i lejon qeveritarët e sotëm të bëjnë një lëmsh koncesionesh; pra, kjo qenie binjake, e bërë një, drejtësi – politikë, i ka bërë ata të frymojnë lirisht. Ndaj, edhe pa frymë deshën të rrëzojnë me çdo kusht Reformën në Drejtësi.

Arrogantë me ligjin, ata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përbuzës ndaj shoqërisë, ndaj shtetit dhe ndaj së njerëzve.

Shndërrimi i Llallës në latifondist nuk do të mund të bëhej nëse qeveritë nuk do të kishin nevojë ndihmën e tij për ligjet që ata vetë kanë shkelur. Deklaratat e pasurisë së tij aty kanë qenë; institucione të nivelit të lartë i kanë parë, por kanë pritur të vijnë materiale të posaçme shtesë nga Shtetet e Bashkuara apo struktura të posaçme, për të parë atë që e kishin para syve. Kështu ka ndodhur në dhjetëra e dhjetëra shembuj, të cilët i bënin karshillëk shtetit, pikërisht sepse shteti nuk ekzistonte, sidomos për to.

Askush nuk e ka dëgjuar në 5 vitet e mbretërimit të Llallës që zoti Berisha të ndërmarrë një grimcë akuze ndaj tij, megjithëse nuk ka lënë shef prokuroria pa denigruar, sharë, telendisur dhe braktisur.

Qeveria e tashme, në thuajse pesë vitet e qeverisjes së saj, edhe pse e ka parë qametin që po bëhet, flas për qametin e dukshëm, sepse për pjesën tjetër të akullnajës së drejtësisë mund të jetë një rast tjetër, ka pritur atë që ishte më e lehtë për t’u bërë, mbarimin e mandatit.

Vetëm atëherë u largua një njeri, i cili edhe sot e kësaj dite, duke qenë nën hyqmin e atyre që ishin dalzotësit e tij, e ndjen veten të sigurt.

Kjo ndodh me të gjithë.

Si duket, ndaj institucionet e specializuara amerikane dhe të BE-së gjetën në një qoshe Arta Markun, njeriun që e shoshitën mirë, çfarë kishte bërë dhe çfarë pasurie kishte; vunë re se nuk ishte ende pjesë e klaneve dhe para se të bëhej e tillë, menduan se duhej të ishte në një vend tjetër. Aty ku është.

Dalzotësit , jo shumë vonë, do të heshtin për të mbrojturit e tyre. Si në rastin Llalla. Si në rastin Gashi e Gina. Si në rastin Lulo. Si do të jenë shumë raste të tjerë.

Përpjekja e dalzotësve do të shpërngulet tani drejt gjykatave, ku ende kanë një skalion të tyre. Ku e kanë edhe shpresën. Ku ende mund të mbahen.

Nëse pelerina e politikës nuk do të hiqet nga supet e drejtësisë, atëherë i gjithë vetingu, e bashkë me të edhe reforma në Drejtësi, do të kenë zbaticën dhe baticën e tyre, për të shkuar edhe një herë aty ku ishin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

18 komente në “Dorëzanësit”

  1. taraboshi says:

    O z. Bedri une mendoj se duke u thene vazhdimisht qe jane te pavarur nuk duhet te fus hundet kurkush ne organet e drejtesise dhe duke patur mbeshtetjen e politikes jane bere vet zot vete shkop .Prandaj une mendoj qe ato duhet te kontrollohen per pasurine e tyre nga kontrolli i larte i shtetit ministrija e financave dhe bankat .Nga keto tre organe duhet te kontrollohen edhe presidenti republikes kryeministri kryeparlamentari .

    1. Edkari says:

      Pse nuk beni nje investigim per Edi Ramen
      qe ka deklaruar se paruria tij vetem 3000 euro?
      Nje dite do ja bejme ne dhe do jap llogari
      jo vetem per pasurine por dhe per fjalet qe ka
      nxjerr nga goja.

      1. kujtesa says:

        Perveç hajduterise se tyre,une po shoh se sa para paskan patur shqiptaret ne qarkullim.
        Nga nje llogari e thjeshte,vetem per tre emra te sistemit te drejtesise si Llalla,Gashi dhe Fatos Lulo,na rezultojne te paguara 30 miljon Euro. Me rregull treshi,po per rreth 700 qe jane ne sistem? Mua llogaria me del 7 miljard Euro😖.
        E frikeshme vertet.
        Po te shtojme ketu hajdutet floririt,e rrugeve dhe pasurive te ketij vendi,atehere ne duhet te ishim vertet duke ngrene me luge floriri.
        Kjo luge egziston vertet ne shqiperi,por jo per popullin por per barkderrat e pangopur.

      2. Kot fare says:

        Kar ngele mbas bythes se Sali Qenit. Rama do ta fuse thelle dhe nuk do ta heqe me.

      3. Edkarit i ka hyre thelle says:

        Edkari Ti per sa kohe qe e ke brenda nga goja te del Fenda Vashdo me ate gjene qe e ke brenda deri sa te shqyhesh o gazep

  2. undefined says:

    🤣🤣🤣🤣jetojm në shqipëri Ku idiotët dhe cubat qeverisin Dhe shkollaret shesin ke tregu

  3. Coli says:

    Rraseni brenda dhe merini pasurine se me fjale jemi ngopur. Perndryshe qepni gojen.

  4. kanina says:

    Kot sa harxhon bojën, i dashur Islami, sepse nuk ka për t’u bërë gjë, as me Vetingun, as me Lu-në… Të tërë tallen me këtë popull fukara… Vizitat, të paktën një herë në muaj, të Lu-së sonë të dashur, në zyrën “e dalzotësve” kryesorë, Berisha e Basha, të thotë gjë…
    ?????????????????? !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. shpresoj, por s'e besoj says:

    Ore, ma kini pare gje ate Gjin Gjonin ju se nuk po ndihet fare? Ku ndodhet ai me ore floriri 24 ? Po e pate gjekundi me thoni se dua dhe une nje pulle kemishe 24-she mbase ma gjene. Po eshte andej afer Ilirit, presidentit jo Ilir Kulles qe mburret tere diten, (na u bene keta iliret mortje, jo ILIRET e PELLAZGUT se ata te hinin zhapen e barkut) , na beni nje zë ta dime se na ka fut ne merak mos eshte trembur nga vetingu. Po edhe ajo lista qe kane vene kandidaturat per gjykaten kushtetuese te çmend; ben vaki Rovena Gashi apo Clirim Gjata i biri Rustemit qe rrinte tere diten ne çadren e Lulit, thua te jete i pavarur per gjuhe. Apo dhe ca te tjere mos tu permend emrat se i ze lemza.

  6. Lumi A says:

    E ke qare Bedri Islami. Por analiza e jote duhet te na turperoje si shoqeri per nje arsy. Njeri-tjetrit (fjalen e kam per njerzit e thjeshte) i nxjerrim syte edhe per diqka qesharake por kundra ketyre banditve gjyqtar, prokuror, politican apo funksjonar rrime si pula dhe pastaj ankohemi. Keta bandit duhen poshteruar dhe dhunuar kudo te shkelin dhe nuk duhet te gjejne qetesi deri sa te kthejne gjene e vjedhur. Kaq e thjeshte.

  7. Bahamas says:

    Keni shume te drejte i nderuari Bedri!
    Nje pjese te fajit qe politika ka ne degjenerimin e drejtesise dhe te gjithe shtertit ne vteresi e ka fajin edhe media e shkruar dhe ajo televizive!
    Per 28 vjet me radhe,,kush me sghume e kush me pak i keni ardhur vete ne ndihme krimit shteteror me terheqjen e vemendjes se popullit nga kerdia qe po bente “cakalli” kur sundimtaret therritnin “ujku,ujku”!
    E keqja e Shqiperise nuk ka ardhur tek korrupsioni i drejtesise,por tek zhdukja e shtetit si Republike dhe mbreterimi i sundimtareve te rinj 1000 here me te keqinj se te gjithe pushtuesit!
    Mire sistemi socialist u rrezua vete me njerezit e tij,packa se karagjozet e dhgjetorit dhe vete PD-kja i bien gjoksit se ishin ata qe e prune demokracine!
    Por edhge ne se do pranonim per nje moment se ishin ata qe na paskan prure kete lloj “demokracie” ata sot pas 28 vjetesh duhet te heshtin se paskan prure nje regjim fashist,qe e rrenoi dhe grabiti te gjitha pasurite e popullit duke lene vetre popullin ne nje lufte civile te pa shpallur ,por qe varrosi me dhjetra mijra jete njerezish,shgumica e tryre nuk u gjendet as varri!
    Kane 28 vjet qe ulurasin per akuza kunder komunizmit qe kurre nuk ka ekzistuar as si teori e as si praktike,por vetem si ideali per nje jete me te mire!
    Dhe faqet e gazetave dhe rubrikat e tv-ve cdo dite mbushur me artikuj per dashnoret e Enver Hoxhes,per perdhosjen e Luftes Antifashiste gjoja si lufte civiloe,per baltosjen e heronjve dhe ngritjen e krimineleve ne heronj!
    Turpi me i madh ishte vendosja e shtatores te trradhetarit satrap Ahmet Zogollit ne mes te Tiranes,loja krimninale me daten e clirimit,jo eshgte 28 apo 29 etj!
    Por asnje shkrim nuk eshte kundervene ketyre armiqve te historise se lavdishme te popullit shqiptar sic eshte Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare,se po te kishte qene ajo e tille,si e mbeshgteten totalisht fuqite e medha te botres si SHBA,Britania e Madhe dhe BRSS?
    Bile dy te parat derguan edhe gjeneralet e tyre,dhane ndihma ne ushqime,flori dhe armatim per partizanet e udghehequr nga PKSH dhe Enver Hoxha,bile aviacioni britanik mori pjese ne betejen e pergjakeshme te Mushqetase,qe i parapriu clirimit te Tiranes duke shkaterruar kolonen naziste prej 3200 ushtaresh,me dhjetra tanke,artileri etj,duke i bombarduar nga ajri per vdekje!
    Ne se do duhej akuzuar Enver Hoxha per LANC-in,atehere i bie qe te akuzoheshin edhe SHBA dhe Britania e Madhe,por kjo nuk ka bere vaki asnjehere se akuzuesit jane kelyshet e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit!
    Cfare nevoje apo interesi ka patur populli shqiptar qe te gjitha gazetat te viheshin ne gare per te sjelle copa nga jeta e lidereve komuniste,duke ndare te gjithe udheheqjen ish komuniste nga Enver Hoxha,per te fokusuar te gjithe goditjen vetem tek ai,sikur ai ishte qe ndertoi Shqipereine,qe keta e rrenuan dhe grabiten per te mos u kthyer me as per 500 vjet!
    Pra ne vend qe ju si medie te denonconit pa rreshtur krimin shteteror,ju jeni marre me historite banale qe kane qene dhe jane pa ASNJE VLERE PER JETEN E POPULLIT QE NUK KA BUKE TE HAJE!
    Dhe ne mes te kesaj tymnaje,shfrytezuan rastin hajdutet dhe kriminelet per t’i bere gjemen ketij populli te mjere!
    Sot ne shgtetin shqiptar,qe gjoja kerkon te futen ne Europe nuk gjen asnje zyrtar qe te prese popullin apo te merret me ankesat e tij,sepse e gjithe piramida shteterore eshte ne funksion jo te ligjit por “maliqit”
    Shkruaji po deshe kryeministrit apo kryebashkiakut-brigadier pemesh,por nuk te jep asnje pergjigje,bile rrogtaret e tyre tallen me qytetaret,duke harruar se me votat e taksat tona ata “mbreterojne” aty ku jane,qe mos i gezofshin!
    Gazetaret dhe botuesit e tyre jane ndare ne dy kampe politike:Ca me PD-ne e ca me PS-ne!
    Me popullin nuk eshte asnje!
    A mund te krahasohet ndonje gazetar sot me te madhin MIGJENI,qe ne tre gjithe letersine e tij monumentale ai i ka bere radioskopine regjimit satrap te Zogollit?
    Asnje!
    Kam derguar dy shkrime tek 2 gazetat me te medha me kritika kunder qeverise,por jo vetem nuk me botuan asnje,por as pergjigje formale nuk me dhane!
    Bile edhe kur i futa si komente ne shkrime te caktuara,i censuruan te gjitha komentet,per te treguar se problemet qe ngre ky person nuk jane reale edhe per te tjeret.
    Dhe kjo u duk fare qarte kur ne nje nga keto gazeta doli nje prej shkrimeve te mija si koment dhe u bene 3 komente dashamirese ndaj tij,pas 3-4 oresh ato u fshine!
    Ne regjimet demokratike mediat dhe shkrimtaret e artistet e medhenj kane qene dhe jane kunder qeverive dhe ne mbrojtje te interesave tre popullit,ndersa ne Shqiperi ka ndodhur dhe ndodh e kunderta:po thuaj te gjithe keta “koka te medha”(edhe gomaret e kane koken e madhe) jane vene ne sherbim te sundimtareve per nje kothere buke!
    Kush protestoi para kryeministrise,kur Rama me koken e tij prishi stadiumin kombetar,kryesisht per t’i hequr atij emrin e heroit komunist Qemal Stafa?
    Askush sepse tek ne vazhdohet lufta e klasave me forma tre tjera,me te poshtra dhe qe ka perfshire te gjithe popullin!
    E shikoni si komunikon kryeministri ne facebook me ca rrugace?
    Njelloj si ata dhe kete e quan komunikim me qytetaret ky bandill!
    Dhe keto po i them une nje antar i PS i vjeter,por nuk jam tru shplare qe te ve partine mbi Shqiperine!
    Shikoni militantet me tru tallashi kur te me sulmojne pas ketij komenti,por aq me ben!
    Budallenj do kete ne cdo kohe!

    1. befana says:

      Jam shume dakort me ju Bahamas.
      Eshte koha e zogollijve,te cilet pasi e vodhen njehere Shqiperine me naltmadhenine e tyre te ashtuquajturin mbretin zog,jane kthyer per te shkaterruar cdo pasuri te bere nga puna e popullit nen udheheqjen e Enver Hoxhes.Propaganda qe bejne eshte aq e poshter qe influencon ne brezat qe nuk kane jetuar ate periudhe te lavdishme te punes per ndertimin e Shqiperise ku u arriten suksese ne cdo fushe,arsim,kulture,fabrika,bonifikime,ndertime etj gjera qe u degraduan ne keto 28vjet ne te ashtuquajturen demokraci,ku edhe jeta nuk eshte e sigurte,pa punesi,droge,prostitucion .Mjere brezat qe do vijne.

  8. pokeristi says:

    Z.Bedri!
    Shkrimi tuaj nuk ka nevoje per asnje koment.
    Te presim,te shpresojme.

  9. albani says:

    Z Bedri Islami!

    Shume pyetje retorike ke bere ne kete shkrim: Pergjigjja eshte vetem nje: Mbrojtesi dhe siguria e te gjitha ketyre vjedhjeve dhe shkaterrimeve eshte Sali Berisha. Perbindeshi nga Vicidoli, i Tropojes. E kemi dhurate nga Ramiz Alia dhe UDB-ja!

  10. return of the saint says:

    Po si ti vente mendja qe do ti dorezonte keta nuk kane aspak kulture politike dmth nuk e dine si fuksionon sistemi nderkombetar se po te kishin do ishin ne depresion total,nuk shpeton njeri lerini ironite me anerikanet jeni futur ne nje labirint qe nuk ka perendi qe ju shpeton majtas edhe djathtas do ju shkemoqin si pluhur o medioker

  11. studenti says:

    Mendoj se pasurite e vjedhura ti kthehen popullit se atij i takojne. Menjehere duhet te bllokohen pasurite qe Berisha dhe tani Rama po i kalojne ne Kosencione. Kjo forme eshte qe pasurin ta vjedhin te pasurit, Qeveria ,Pushtetaret dhe vecanarisht Kryeministrat qe ne keto forma ne menyre ilegale kane pjesen e tyre. Keto Kosencione duhet te bllokohen dhe te parat duhet te prishen . Qeveria e tanishme eshte kriminele njelloje si e para. Nuk mendon per popullin fukara. Ky popull fukara ka te drejte te perfitoje nje gur nga te ardhurat qe merren nga pasurite nentokesore ose mbi tokesore te vendit tij. Fukarai duhet te haj buken that dhe keta kriminel vjedhin ne forma te ndryshme pasurite e vendit tone. Edi Rama njelloje nuk ka shpirt per popullin. Investimet qe behen ne shqiperi duhet te ecin paralel me rritjen e nivelit te jeteses popullit. Kerkoni te futeni ne Evrope. Shiko si ikeni treguesit e nivelit te jeteses me Evropen. Edi thote qe vijne investus te huaj. Por ata investus perdorin token Shqiptare dhe nga ajo toke kane pjese te gjithe dhe jo vetem qeverite qe vene e vijne. Ka disa shtete ne bote qe i japin popullit pagesa ne kesh per te jetuar nga pasuria e vendit.

  12. BRSS says:

    KETU SHTETI KA RENE NE DUAR TË HAJDUTEVE KRIMINELVE KURVAVE DHE KURVARVE DHE KESHTU DO JETE GJITHMON SE KY POPULL TË HA MUTIN VETEM PER LLAFE ESHTE

  13. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    eshte bo si gare stafete ky muhabeti llalles, prej Alfredos kaloi tek Bedriu, now whos next?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *