Tensioni Trump-Jong Un: Zgjidhje eliminimi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut, ka qindra raketa me rreze të mesme

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vendimi i papritur i Presidentit Donald Trump për t’u takuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, pa përgatitur një kuadër paraprak, mund të rezultojë me një marrëveshje historike, për të cilën do të zhvillohet një proces i gjatë negocimi.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Seul, Brian Padden, njofton se rezultati më i mirë i mundshëm diplomatik do të ishte arritja e një marrëveshjeje për përkufizimin e procesit të eliminimit të armëve bërthamore.

Gatishmëria e udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un për të biseduar rreth dhënies fund të programit të armëve bërthamore të vendit të tij, siç u paraqit nga të dërguarit e Koresë së Jugut, shërben si bazë për takimet e ardhshme mes Kim Jong Unit, Presidentit të Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe Presidentit amerikan Donald Trump.

Megjithatë, gjatë një konference në Seul, analistët për Korenë e Veriut vunë në dukje se udhëheqja e Phenianit përdor një tjetër terminologji për eliminimin e armëve bërthamore, e cila ka disa kuptime.

“Ata përdorin fjalët ‘mbyllje’, ‘ngrirje’, ‘pezullim’, ‘mbulim’ apo ‘çaktivizim’ për të njëjtën fjalë koreane – godon joongdan”, thotë Han Young-Sup, i Universitetit Korean për Mbrojtjen Kombëtare.

Mendohet se Kim Jong Uni do të binte dakort për vetëm një ngrirje ose zvogëlim të arsenalit bërthamor dhe të raketave, në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve të ashpra amerikane.

Në të kaluarën, Koreja e Veriut ka kërkuar edhe tërheqjen e forcave amerikane nga Koreja e Jugut, si një parakusht për heqjen dorë nga kërcënimi bërthamor. Nuk ka gjasa që Shtetet e Bashkuara të bien dakord për diçka të tillë.

Vetë Presidenti Trump është shprehur se qasja e tij e pazakontë ndaj diplomacisë, duke rënë dakord për t’u takuar pa qartësuar rrethanat, mund të dështojë.

Sidoqoftë, fillimi i bisedimeve në nivelin më të lartë të mundshëm, mund të ofrojë mandatin për ta çuar përpara procesin.

“Një angazhim i krerëve për eliminimin e armëve bërthamore hap rrugën drejt diplomacisë dhe negocimit të detajeve”, thotë Jenny Town, e Institutit të SHBA-së për Koretë, në Universitetin Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se nuk do të ketë lëshime derisa të ndërmerren hapa konkrete drejt eliminimit të armëve bërthamore.

Megjithatë, Koreja e Jugut mund të ofrojë stimuj ekonomikë dhe përjashtime nga sanksionet për rihapjen e kompleksit të përbashkët industrial në Kaesong.

“Sanksionet mund të ripërkufizohen sipas nevojës”, thotë Bill McKinney, i Institutit amerikan për Koretë.

Mendohet se Koreja e Veriut ka rreth 30 armë bërthamore, qindra raketa me rreze të mesme dhe të gjatë, si dhe po vazhdon prodhimin e materialeve bërthamore në reaktorin e saj Yongbyong dhe në uzina të fshehta për pasurimin e uraniumit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Tensioni Trump-Jong Un: Zgjidhje eliminimi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut, ka qindra raketa me rreze të mesme”

  1. Alban Dega says:

    KEQARDHJE PER PRESIDENTIN TIM !

    Sa here qe i plasin bomba si ato te Ish- Drejtorit te CIA-s, te FBI-se, te agjencive ligjzbatuese amerikane , britanike, gjermane…. Presidenti i SHBA-se qe eshte edhe imi, Donald Trump leshon shashka tymuese e sulmon nje hic si Kim Jong Un i Korese se Veriut !
    Me retoriken e tij shume zhurme per asgje Donal Trump orvatet me kot te terheq vemendjen e Amerikes dhe te Botes nga Rusogejti famekeq e fatkeq jo vetem per SHBA-ne por edhe Boten mbare.
    Cka thote sot nuk e thote neser !
    Sot e ketcenon me butona berthamore, e shan e mallkon.
    Neser deklaroi se do te takohet me te !
    Kam pare cka nuk kam pare por asnjehere nuk kam pare nje luan te gjuaj nje mi !
    Luani, Elefanti Amerikan asnjehere nuk eshte marre me minj ! Ua ka leshuar macet jo vetveten !
    E ka nga halli jo nga malli !
    Nga malli dhe nga mali i fakteve te reja qe po dalin e do te shtohen perdite!
    Ndjej keqardhje per Presidentin tim !
    Natyrisht nuk e votova…. por qe ate dite qe beri betimin eshte edhe Presidenti im derisa akoma nuk ka shkelur por ne fakt eshte duke e perdhosur jo vetem Kushtetuten, por edhe emrin e bekuar, Shtetet e Bekueme te Amerikes, sic i quante gjyshi
    Presidenti i Amerikes dhe imi eshte bere qesharak!
    Zot ruaja mendte e krese !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *