Tirana mban qëndrimin për sulmin ndaj Memellit: Do të dënohet akti, prindërit larg ekipit

22 Mars 2018, 12:35Sport TEMA

Nuk ka vonuar reagimi i klubit të Tiranës në lidhje me ngjarjen e shëmtuar që ndodhi paraditen e sotme, kuir babai i një lojtari të ekipit U-17, sulmoi fizikisht trajnerin Migen Memelli.

Klubi bardhebluka mbajtur një qëndrim zyrtar, duke dënuar veprimin e shëmtuar Abdyl Çejkut, babait të lojtarit të U-17-ës:

“KF Tirana dënon ashpër incidentin e ndodhur sot në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Dhuna verbale dhe fizike e ushtruar ndaj trajnerit të Tiranës U-17 nga prindi i një futbollisti meriton dhe do të dënohet.

Klubi ka marrë menjëherë të gjitha masat për të mbështetur trajnerin Migen Memelli. KF Tirana do të marrë masa të tjera për të mbajtur sa më larg prindërit, qe jo vetëm dëmtojnë fëmijët e tyre, por cënojnë edhe integritetin e trajnerëve dhe imazhin e një klubi, qe gjithmonë ka funksionuar si një familje e madhe. Probleme të ngjashme janë hasur edhe në të shkuarën dhe KF Tirana ka punuar gjithmonë për të mbajtur larg prindërit nga fëmijët dhe problemet”. Kjo është deklarata zyrtare e klubit të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje