Veliaj: Tirana ka nevojë çdo vit për 7 mijë apartamente. I dhamë fund korrupsionit me lejet

22 Mars 2018, 21:50Sociale TEMA

Tirana ka nevojë për 6-7 mijë apartamente në vit. I ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se çdo vit në kryeqytet vijnë 25-30 mijë qytetarë që ë bën të domosdoshme dhe zhvillimin e qytetit. Ndryshe nga vitet e mëparshme, Veliaj theksoi se tashmë kryeqyteti ka një plan të detajuar dhe se lejet e ndërtimet jepen në përputhje me të në mënyrë transparente.

“Ajo që unë kam thënë që në fillim dhe në fushatë, është që patjetër që nuk do ketë leje për sa kohë që nuk ka plan. Pra bashkia përpara nesh, sipas kërkesës, ashtu i jepte. Bashkia sot është komplet tjetër gjë. Ka marrë planin francez të Edi Ramës , pra një plan për qendrën e Tiranës, pra për ato kulla që parashikoheshin në qendër, ka bërë një plan për të 24 njësitë vendore, ka parë statistikat e INSTAT-it ku çdo vit në Tiranë vijnë 25 – 30 mijë banorë, do të thotë që janë të paktën nevojat për 6-7 mijë apartamente në Tiranë dhe pasi ka hartuar këtë plan, jep këto leje.

Nëse qyteti nuk ka plan, ne nuk japim dot leje ndërtimi dhe ne për 2.5 vite nuk dhamë leje”, deklaroi Veliaj. Ai theksoi se taksa për ndërtimin është 10-fishaur, ndërkohë që financat e Bashkisë janë 3-fishuar, të ardhura që shkojnë për më shumë rrugë, shkolla çerdhe. “Bashkia sigurisht që duhet të sigurojë të ardhura mjaftueshëm, që të bëjë shkolla, kopshte, çerdhe për këta 30 mijë që vijnë çdo vit.

Ne thamë që për të gjithë këta që zhvillojnë, na rezulton që me çmimet e tregut këta kanë fitime kolosale, kjo do të thotë që ne do ta 10-fishojmë taksën. Sot nëse oligarkët, ndërtuesit, zhvilluesit, biznesmenët kanë një kundërshtar që realisht u ka rënë, i ka prerë në mes, për të cilën shkuan edhe në Gjykatën Kushtetuese, është Kryetari I Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministri I vendit. Unë e propozova, Edi e miratoi.

Me 10- fishin e taksës ne kemi një bashki që ka financa 3 herë më shumë”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku deklaroi se tashmë I është dhënë fund edhe korrupsionit me lejet e ndërtimit. “Kjo taksa njësoj paguhej, i paguhej kunatit të Lulit. Pra nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë kaq e thjeshtë, këtu ka ndryshuar filozofia”, tha ai teksa siguroi se nuk është cenuar asnjë hapësirë publike. “As Edi Rama, as unë nuk kemi cënuar kurrë hapësirën publike. Ka qënë gjithmonë një hapësirë private.

I është shitur ndonjëherë në ndonjë rast publikut, sikur ka qenë hapësirë publike, ka qenë private, pavarësisht se s’kanë pasur Pazar me kunatin, siç na doli ai rasti atje?! S’kishin gjetur Pazar me kunatin dhe meqë nuk gjetën, bashkia me forcë e bëri lulishte, por ajo është në hipotekë private. Asnjëherë nuk është cenuar hapësira publike, është 10 – fishuar taksa, është një sektor që punëson njerëz”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

11 komente në “Veliaj: Tirana ka nevojë çdo vit për 7 mijë apartamente. I dhamë fund korrupsionit me lejet”

  1. genci says:

    Erjon, me lejet e ndertimit ke bere nje gabim te rende! Ke dhene leje ndertimi firmes se Shullazit, tek rruga e durrsit, tek tyneli perballe kafe Flores, ne nje kohe qe pronaret nuk kane lidhur kontrata ose jane te pa rregullta! Kane 20 vjet qe luftojne me Dhimiter Llamanin, sepse ai nuk ka leke per te ndertuar dhe ka futur ne loje Shullazin, firmen e tij! Duke i dhene lejen e ndertimit ne menyre te pa ligjshme dhe ne nje kohe qe pronaret jane neper gjyqe, ju i keni rrezikuar ata nga e drejta e pronesise! Aty ka pronar qe skane lidhur fare kontrate, atehere lind pyetja, si mund te jepet leje ndertim ne kete menyre? E tmerrshme, korrupsion dhe vjedhje e hapur nga ana juaj! Ky problem ka qe ne kohen kur ishte kryetar bashkie Edi Rama, por nuk e dha lejen e ndertimit, po keshtu edhe Lulzim Basha nuk e dha lejen e ndertimit! Vini ju dhe e jepni! Turp, korrupsion i pa pare! Ti ke marre leke nga Shullazi ose te ka bere presion! Zgjidhe kete punen e tyre se do gjesh belane e madhe, te pa pare ndonjehere! Anulloje dhenien e lejes dhe therriti pronaret per tu bindur si qendron e verteta! Shikoje kete pune me seriozitet sepse nuk duam qe ti te perfundosh ne prokurori!

    1. Kallaballek says:

      Zoti kryebashkiak i 1 milion qytetareve te Tiranes!
      Ti nuk di asgje se cfare korrupsioni behet ne Bashkine tuaj dhe ndermarrjet vartesve tuaj!
      Korrupsion ka atje ku shkelen ligjet,ku u behet padrejtesi qytetareve,ku zvarriten ankesat aq sa njerezit i drejtohen gjykatres edhe per probleme te thjeshta qe dikur i zgjidhte edhe Osman Gazepi!
      Por ti nuk e njeh gjendjen cfare behet ne Bashki se te eshte mendja investime,tendera,koncesione,bredghje reklame neper bote etj!
      Ty te lavderojne vetem servilet dhe dallkauket,se ti dhe ata qe ke punesuar per t’u marre me ankesat e popullit ju fshini bythen!
      Ti nuk di cfare bejne varetesit tuaj se ti nuk ben pritje populli fdhe nuk njihesh me ankesat e qytetareve nepermjet te cilave te njohesh te verteten e tmerrshme te te keqes tuaj!
      Mos u mat me Bashen,por me popullin!
      Ti ben investime atje ku te intereson reklama,atje ku ke interes e jo t’u sherbesh te gjitheve.
      Mbi te gjitha ,miliardat e harxhuara ne sheshin Skenderbej,kur ish komunat,tani pjese e Bashkise Tirane jane si geto jane nje sghperdorim kriminal i buxhetit te Tiranes!
      Nje prind i pergjegjshem ne radhe te pare kujdeset per nje femije te semure,te vogel e te veshur keq,pastaj me te tjeret.
      Ndersa ti mberte ne qender te Tiranes ose ke 3 muaj qe mbjell peme!
      Mbjellja e pemeve nga ty tregon se nuk je i afte te punosh me tru ne Bashki!
      A e merr me mend se sa here ka dale diktatori komunist Enver Hoxha gjate 45 vjeteve me kazme ne dore?
      ASNJEHERE!
      Nuk duam te te shohim kurre ne tv,se je bere me keq se Berisha dikur,i neveritshem!

  2. tod says:

    ikere rrenacak, pranej falimentoi sheratoni sepse nuk kishte vend me flejt, hahahaha ca rrenacaku.

    1. shvejku says:

      Lexojeni si e permend kryeministrin ky adoleshent i perkedhelur shume:
      _ “Une propozova dhe Edi Rama e miratoi”!
      Kush ta ka dhene Edi Ramen ty,more delirant,mos valle yt ate?
      Aq bythe e breke jane bere me njeri tjetrin sa as e permend si kryeminister,por si shoke lagjeje!

  3. Dashuria e vertete says:

    Tirana mund te kete nevoje per apartamente por ju o lali Eri e shkateruar Tiranen me ato 350 lejet e ndertimit qe dhe ne kete fillim viti! Zhduku mos te shohim me bojen!

  4. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Edhe Vienezet duan te vine ne tirane. Edhe Danezet duan te vine ne tirane…. E di ti mor gomar qe popullsia ne shqiperi dhe ne tiranen qe po e shkaterroni si mos me keq, shkon gjithmone ne minus. Sepse shume njerez ikin nga shqiperia, sepse shume njerez nuk lindin dot femije, ose se nuk kane leke ose se kane 27 vjet qe hane mbeturina qe ju nuk i kontrolloni kurre dhe thithin ajrin me te ndotur ne evrope.
    Ti del ne tv e na ben demagogjira. I mbledh takse prone fukarait dhe nuk ja mer hotelit me pese yje ?! Nuk ju vjen turp , thoni dhe nuk kemi fonde per teatrin, kur per nje leje per pallat bashkia mer 500-600 mije euro.
    TI JE NJE SUPER HAJDUT DHE NJE SUPER KOPIL.

    1. Shigjeta says:

      Avash avash ore Shqipni …. te paska mare bytha zjarr. Si duket te ka ngelur kusur qe kur qe kryetar bashkie Luli , ta paska shpartalluar fare ……nuk do kete doktor te ta sheroj , vecse te vije prap Luli te filloj nga avazi i vjeter , ndoshta atehere do te sherohet suma jote dhe e te gjitheve qe flasin keq dhe nuk njohin te pakten perpjekjet te Erjonit ……….pisa njerez , dini vetem te shkruani negativisht neper portale , ves i shqiptareve ,mania te thone te kunderten , dhe mos te thone kurre nje fjale te mire per dike qe ecen para ………flasin pozitivisht per punen e tij gjithe kryetaret e bashkive neper Europe , dhe shqipot , bashkeatdhetaret e kryqezojne , si krishtin ……zanat i vjeter ves i poshter …..

  5. roland says:

    Mor palaco tirana ka nevoje per teatro,kinema,parqe,llulishte,
    Shatervane, ,dhe shkolla,,,,
    Bibloteka,dhe fusha futbolli dhe basketbolli,…

  6. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ca me thone, i kane thone parafolesit te gjitha. Menoj qi mledhja te myllet masi konkluzionet dolen.

  7. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ca me thone, i kane thone parafolesit te gjitha. Menoj qi mledhja te myllet masi konkluzionet dolen..

  8. Lili says:

    Ndoshta ky zotni duhet te pyese vetin pse eshte puna keshtu e a eshte mire te jete keshtu?
    Per xhepin e tij sigurisht se merr % edhe e dergon ne Svicer, po per tironsit e per Shqiperine jo,se kjo tregon se shteti nuk funksionon e nuk zhvillon rrethet….Kritike ma te mire te qeverisjes nuk ka sa ardhja e Mija e mija njereze ne nje qytete te ngulfatur ne kater anet ku nuk ka gati asnje prodhim….
    Nuk zhvillohet vendi duke ngrit pallate ,o erion,po kete nuk e ke mesuar se ke manget disa klasa para masterit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje