Habit avokati i Fran Frrokajt: Fshatarët falsifikuan dokumentacionin

23 Mars 2018, 09:55Kronika TEMA

Avokati i Fran Frrokajt, Neshat Fana, tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se klienti i tij është viktimë dhe se dokumentacionet janë falsifikuar ndër vite nga personat që kanë sot pronësinë e këtyre pronave.

Avokati thotë se dokumentacionet nuk janë falsifikuar nga asnjë prej institucioneve, ashtu siç akuzon Prokuroria.

Disa fshatarë me dokumente të falsifikuara janë bërë pronarë të një sipërfaqjeje në zonën e Malit të Shëngjinit dhe Malit të Rencit.

Fshatarët kanë falsifikuar gjithçka.

Kanë mundur t’i regjistrojnë dhe duke shfrytëzuar dobësinë e strukturave administrative, vigjilencën dhe detyrimin e tyre ligjor për të verifikuar, kanë arritur që t’i regjistrojnë këto prona”, deklaroi avokati Neshat Fana.

Bashkia, Këshilli i Qarkut dhe Hipoteka kanë qenë në të njëjtën linjë, i kanë quajtur të sakta këto dokumentacione. Këto institucione nuk kanë falsifikuar dokumente, por janë falsifikuar jashtë këtyre institucioneve. Janë falsifikuar edhe vulat e institucioneve, deri tek vula e Këshillit të Qarkut”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku i Lezhës mbahet në arrest shtëpie me vendim gjykate si pjesë e hetimeve për tjetërsimin e pronave shtetërore në bregdetin e Shëngjinit.

Prokuroria këmbëngul se Fran Frrokaj është pjesë e një zinxhiri përmes, të cilit janë përvetësuar mbi 234 mijë metra/katrorë tokë në zonën e plazhit në vendin e quajtur Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit.

4 komente në “Habit avokati i Fran Frrokajt: Fshatarët falsifikuan dokumentacionin”

  1. dada says:

    hahahaha fshataret

  2. ky avokati eshte bole kanari. as bole jo, kurse avokat jo dhe jo.

  3. kasem gahinji says:

    cdo gje mund te thote nje avokat,por nuk duhet te bjere as ne kontradikte me vehten as me klientin.Frrokaj pranon qe ka firmosur,jo se eshte fallsifikuar firma.po keshtu avokati thote se eshte fallsifikuar firma dhe vula jashte institucionit dhe me pas se klienti ka firmosur ne mirebesim,pai verifikuar ,eshte viktimr,etj.tani,o ka firmosur duke u bere bashkefajtor,me ose pa dashje,dhe mbetet fajtor perseri ,sepse eshte ai administratori dhe mban pergjegjesi.ose ose ai ka firmosur me dashje me nje veprim dhe grup te organizuar.pse te organizuar?sepse bashke kane qene ne komune,ku kae kryer veprietetilla,njeraeshte denuar per keto.pastaj,i ka grumbulluar ne bashki,perfshi edhe personin e denuar.pse i ka mbledhur?po ligjin per dekriminalizimin ,qe e ka aq per zemer pd,pse e ka shkelur?

  4. Tr says:

    AVOKATI DUHET TI NENSHTROHET WETINGUT, SE SI ESHTE PASURUAR DHE JO TE PRALLISI PER FSHATAR TE ZOT ,QE BEJNE CFARE TE DUAN . STRUKTURAT ADMINISTRATIVE ,PERSA I PERKET PRONAVE TE TOKES JANE SHUME VIGJILENTE POR ATY KU DUAN BEJNE VULA DHE FIRMA FALLCO , ME QELLIM ,QE FAJI TE MBETET JETIM DHE TI DALI NE MBROJTJE AVOKATI I DJALLIT . NDERSA PER PERSONAT, QE KANE TAPITE E PRONAVE ,I ZHDUKEN EMRAT NGA KADASTRA .
    KJO ESHTE QEVERI LESHI ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje