Ja sa paguhen trajnerët shqiptar në Kosovë, kryeson Mirel Josa

23 Mars 2018, 16:45Sport TEMA

Lëvizja e trajnerit Sulejman Starova nga Shqipëria për në Kosovë u cilësua e çuditshme. Tekniku sapo ishte larguar nga Partizani firmosi me ekipin e Vala Superligës. 62-vjeçari nuk pati shumë probleme për të firmosur, pasi u bind lehtë dhe në aspektin financiar.

Starova kishte nevojë për një eksperiencë të re, por dhe më shumë qetësi, pasi trysnia te Partizani të “mbyste”. Drejtuesit e ekipit të Feronikelit i ofruan “Bobit” një pagë prej 3000 eurosh. Starova nuk hezitoi dhe firmosi.

Ekipet kosovare kanë shpenzuar jo pak këto kohë për ringritjen e futbollit të tyre, madje dhe në paga të majme. “Faraoni” i trajnerëve shqiptarë është Mirel Josa me Prishtinën.

Ai merr 500 euro më shumë se Starova, pasi rroga e tij është 3500 euro. Në rast se fiton kampionatin, rroga e Mirel Josës shkon në 5000 euro. Trajneri i tretë më i paguar është  Gugash Magani i Trepçës ’89. Ai paguhet 2500 euro, kurse Bledi Shkëmbi i Lirisë bashkë me përgatitësin atletik , Iris Selimi paguhen së bashku 3000 euro.

Shuma të konsiderueshme për futbollin kosovar, por dhe për vetë trajnerët shqiptarë që po punojnë në Kosovë, po marrin thuajse të gjithë më shumë se sa kanë marrë në Superiore. Starova dhe Magani po, ndërsa Shkëmbi e nisi aventurën e tij si trajner me Lirinë e Prizrenit. I vetmi që ka rënë nga pagesa është Mirel Josa, ky i fundit merrte më shumë me ekipin e Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje