Leka revoltohet me kryetarin e Legalitetit: Nuk ka punë me ne

23 Mars 2018, 17:04Politika TEMA

Një deklaratë e lëshuar nga Oborri Mbretëror Shqiptar njofton distancimin e “mbretërorëve”, nga Lëvizja e Legalitetit.

“Pallati Mbretëror Shqiptar ka ndërprerë çdo komunikim me lidershipin e Partisë Lëvizja e Legalitetit deri në bashkimin e legalistëve dhe riorganizimin e PLL.

Partia Lëvizja e Legalitetit nuk po përfaqëson vlerat, traditat dhe kulturën mbretërore, prandaj dhe Oborri Mbretëror Shqiptar nuk mund të lejojë keqpërdorimin e imazhit të Familjes Mbretërore për interesa personale të individëve të caktuar.

Ju njoftojmë që ish – kryetari i PLL, z. Sulejman Gjana nuk ka asnjë lidhje apo kontakt me Familjen Mbretërore dhe nuk e përfaqëson atë në asnjë eveniment apo veprimtari”, thuhet në njoftim.

Lëvizja e Legalitetit është ndër partitë më të vjetra në Shqipëri, e krijuar nga mbështetësit e ish-mbretit Ahmet Zogu gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që synonte rikthimin e tij në fron.(TemA)

7 komente në “Leka revoltohet me kryetarin e Legalitetit: Nuk ka punë me ne”

  1. Ben says:

    Pallati Mbreteror? Ku eshte ky palo pallat I ketij princit palaco?
    Kjo fare “partie” duhet nxjerre jasht ligjit, pasi kerkon nderrimin e sistemit, pra bie ndesh me Kushteten.

  2. Ben says:

    Nuk e kuptoj sa driteshkurter jane keta qe shkruajne te tilla gomarlleqe?
    “Pallat mbreteror Shqiptar” ? apo Familja mbreterore , Princi e Princesha ?
    me referendumin e vitit 1998 ( zgjedhjet) u mbyll njehere e pergjithmone çeshtja e monarkise dhe termat e mesiperm
    i takojne te kaluares dhe te vjen per te vjelle kur degjon te tilla fjale, e folur pa piken e pergjegjesise.
    Shqiperia eshte Republike parlamentare .
    Nuk ka vend per perdorim zyrtar per terma : pallat apo familje mbreterore shqiptare, princ apo princesha e shqiperise?
    Po çfar pret nga nje shkrues artikulli qe vetequhet gazetar ( njelloj si dikur mbreti i shqiptareve u veteshpall i tille , gjyshi i ketij qe e quajne tani princ?) kur dhe deri ish presidenti i Republikes, z. Bamir Topi mbasi vizitoi ne shtepi Leka Zogun e semure dha nje konference per shtyp mu tek rruga e ish pallatit te pioniereve e tha: bisedova me Naltmadhërine …turp nuk i vinte Bamirit nderkohe ishte presidenti i Republikes. Nuk eshte aspak per tu habitur
    kur mesuesit te fiskultures apo trainerit te futbollit i flitet “Profesor “.
    Turp .

  3. Lili says:

    ah ah ahhh
    Sa interesant ky shperthyn publik te hatermbjetjeve pas kongresit ku keta nuk fituan!Cfare pazare qenkan prish me ate kongress qe mbjati vijen e Legalitetit e jo te arrivistave( sepse per program nuk u morr gje vesh tek kundershtaret e vijes se Partise!)
    Mos po na pregaditin rikthimin tek Basha edhe aleances me PDne , aty ku ishin disa te sapoardhur ne legalitet??? apo mos po duan ma nje fund nje bashkpunim me te gjithe,pra edhe me PSne e Rames, si ne cdo demokraci, sipas situates ne rrethe e vleren e njerezeve kandidat aty?,
    me ate Legalistin qe kerkon nje vertetim per pastertine e figures se tij??? A e imagjinoni ju nje Legaliste te vertete qe kerkon vertetime pasterti? plus asaj nga ish komunistet?? As nuk i shkon mendja me ba nje gje te tille nji legalisti (po detyrohem me shtuar te vertete per me i dalluar me arrivistat) … Po per nje ish komunist apo nje ish spiun sigurisht se po ,se kjo eshte menyra se si ishat kerkojne nje “virgjiniteti” te rizbuluar!
    Bo, boboo…
    Vertete mendojne keta legalistat e ri, qe as Historine e Legalitetit nuk e dine se perfasojne Legalitetin e sidomos legalistete? Kur jo.
    U munduan me “Mbretnoret” , po si duket humben rruges Legalistete”historike”….edhe e pane se fjala Oborri nuk qenka aq interesante per pazare , apo mos eshte se kryetari i Mbretnoreve nuk tingellon aq bukur sa Kryetari i Legalitetit!? Ah ,po cfare fitojne keshtu? Vertet mendojne se familja Gjanaj ne Belgike ka nevoj per ta, apo ka perfituar gje nga sherbimi per Legalitetin? Ah po, Ndoshta po nje kostum gjate dasmes?
    Deputet u ba kusherini i tyre ne bruxelles pa ndihmen tuaj, e tjetri dekan i fakultetit pa ndihmen tuaj ,edhe S.Gjanaj ka patur mundesi me konkuruar ne politiken belge po sakrifikoj e erdhi ne Tirane! Kot kjo pune se si duket prishi pazaret e Spahiut …

    Ah sa veshtire blihet Historia , e lavdija e te tjereve, Benjamin!duhet pak ma shume mund, e tij deri sot shume pak je munduar e hazer e ke gjetur pjaten.
    Po hajt, le te behen zemergjen Legalistat, se kane pritur 70 vjete e presin edhe disa vjete, edhe le te behen pak ma me fytyre se keta te Oborrit qe perbuzin njerezet qe jeten e kane dhane per Legalitetin e per Mbretin: le t’ia leshojne ne dore te gjitha Benjaminit , qe nuk i do, edhe le te shkojne ne punet e tyre apo si Benjamini ne nje parti tjeter…Te shohim a po i mbledh prape Luli Legalistete qe i tradhetoj aq bukur, e a po votojne legalistete e”liruam” nga detyrat per PDne!

    ah vertete shume interesant ky shperthym, qe tregon nje mungese kontroli te nervave ma shume se nje mungese pergjegjesije !
    Po pres me padurim zhvillimet tek “mbretnoret”

  4. Atdheu says:

    Per c’lesh oborr mbreteror e keni fjalen? Per c’lesh pallat mbreteror te nje muti princi. Me ke talleni me keto etiketime. Gjyshi i tij nje palo myslyman qe na u vetquajt mbret.
    Kush i ha keto pyka.

  5. Kujtim says:

    Parti Legaliteti kishte ne kohen e drejtimit te Nderim Kupit.Nuk e mbeshteten tani sa lodhen kot.

  6. Meri says:

    E kuptoj qe Leka Zogut i pelqen ta quaje veten princ e gruas se vet ptinceshe (epi aktore eshte, eshte futur ne rol duket), le te beje qef me kete gje. Secili ka qefet e veta, por gazetateve nuk u lejohet te vene tituj dhe emertime qe nuk egzistojne tek ne.
    Per me teper qe me referendumin qe u be, ne te cilin monarkia humbi, partia e legalitetit duhet te mos lejohej me sepse qellimi i saj bie ndesh me kushtetuten. Po kujt i thua? Presidenteve qe qene apo ketij qe eshte, qe e ka grusn rrugace, qe shkoi ne aeroport e priti familjen e zogut? Idiote.

  7. Kuq e zi says:

    Mret i kujt je ti mor shkerdhate kush ta njeh kete titull pa eja ktu te thyj me mes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje