Nuk ka marrëveshje për çështjen e emrit, Dimitrov-Kotzias të rezervuar dhe me dilema

23 Mars 2018, 21:07Rajoni TEMA

Dy ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, prezantuan zhvillimin e negociatave të tyre për çështjen e emrit, duke thënë se duhet të gjejnë një kompromis me të cilin nuk do të dëmtojnë asnjë palë.

Por edhe pas këtij takimi, palët nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje dhe për ministrin maqedonas një emër i përbërë, por i pandashëm dhe i papërkthyeshëm është i papranueshëm. Dimitrovi theksoi se ajo që ka rëndësi është të bëhet dallim i qartë midis shtetin tonë dhe rajonit grek, por jo domosdoshmërisht me një emër të pandashëm që nuk do të përkthehej, raporton alsta-M.

Në referencën aktuale të përkohshme, IRJM edhe ekziston termi ‘Maqedoni’ me parashtesat ‘Ish Jugosllave’ edhe ky emër është përkthyer në gjashtë gjuhët zyrtare në OKB. Nuk mund të thuhet se një emër i përbërë me ndonjë parafjalë që do ta përmbajë fjalën “Maqedoni”, është e njëjta gjë nëse kemi vetëm një fjalë. Nëse thuhet shpejtë, ndoshta edhe mund të humbë, të mos tingëllojë si Maqedoni. Mund të ju gjejë shumë argumente. Ky me të vërtetë nuk është drejtimi më i mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje që nuk e nëncmon askend dhe do të hap dyert e së ardhmes”, tha ministri Dimitrov. Ai tha se përjashton mundësinë që zgjidhja e kontestit të jetë një emër i ngjitur sic përmendi propozimi “GornaMakedonija”, deklaroi Dimitrov.

Ndërsa ministri grek Kocias nga ana tjetër insiston në ndryshime në Kushtetutën e siç theksoi “Fqi verior”, duke thënë se një gjë e tillë nuk është aspak tragjike, por se sipas tij do të jetë garanca më e mirë e mundshme.

Nuk është se kërkojmë më shumë garanci, thjeshtë marrim parasysh përvojën që e kemi në BE, vendimet e Gjykatave Kushtetuese të cilat vlerësojnë se Kushtetutat mbeten mbi të drejtën Evropiane dhe ndërkombëtare. Ju kujtoj më shumë vendime të Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë ndaj Traktati i Mastrihtit dhe Lisbonës 20 vitet e fundit në BE. Pndaj kërkojmë ndryshime kushtetuese dhe e diskutojmë. Mendoj se është e nevojshme ta sqarojmë gjithë këtë dhe të shohim në fund ku do të përfundojmë. Jemi për një zgjidhje të ndershme, të drejtë dhe të saktë, që merrë parasysh pikat kryesore dhe interesat e të dyja palëve që po locohen përmes negociatave. Kemi bërë hapa për të zgjidhur problemet, që nuk i krijuam ne, por i gjetëm”, theksoi Kotzias.

Në deklaratën për media pas takimit, pa zbuluar detaje të propozim-marrëveshjeve që kanë shkëmbyer, kryediplomatët theksuan se ata bashkë me propozimin e ndërmjetësit të OKB-së, Nimic do t’i ndihmojnë formulimit të marrëveshjes përfundimtare. Ndërsa paralajmëruan se negociata esenciale për pikat e propozuara do të ketë më 30 mars në Vjenë, nën ndërmjetësimin e diplomatit të OKB-së, Metju Nimic.\

Ministri i Jashtëm grek, gjatë qëndrimit në Shkup do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

1 komente në “Nuk ka marrëveshje për çështjen e emrit, Dimitrov-Kotzias të rezervuar dhe me dilema”

  1. arben says:

    Vertet besoni se do kete mareveshje Greqi Maqedoni per emrin.Kjo qe po bejne eshte thjesht nje loje per te mos futur Maqedonine ne NATO se keshtu do cari i Rusise dhe Greqia nuk ka b……. ti dale kunder.Ne Greqi as duan te degjojne emrin Maqedoni ne cdo forme te mundshme.Pa kete emer fqinji verior as nje ore nuk mund te ekzistoje se per kete arsye i vune kete emer artificialisht.Atehere ku Ishim asgjekundi dhe cfare beme asgje.Pra deshtim 100% i garantuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje