Parkimi pa pagesë nëpër lagje, rezidentët duhet të pajisen me kartën e re

23 Mars 2018, 19:33Sociale TEMA

Të gjithë banorët që jetojnë në një prej 4 zonave administrative ku aplikohet parkimi pa pagesë duhet të pajisen me Pullën e Rezidentit. Tirana Parking ka njoftuar në faqen e saj zyrtare në internet të gjithë ata banorë që jetojnë në një prej këtyre zonave dhe nëse kanë një automjet, që të paraqiten në zyrat e saj për t’u pajisur falas me Pullën e Rezidentit, çka do i mundësojë atyre parkim pa pagesë.

Gjithashtu Tirana Parking bënë të ditur se vërtetimet e marra për rezident në vitin 2017, nuk janë më të vlefshme dhe se edhe këta qytetarë duhet të pajisen me Pulën e re të Rezidentit. Ndërkohë që për të shmangur çdo lloj abuzimi me Kartën e Rezidentit, kjo agjenci ka rritur edhe më tej elementët e sigurisë.

 Kartat e Rezidentit do të ofrohen për afatin kohor 12 mujor nëpërmjet një pulle identifikuese, e cila është “e personalizuar” dhe do të duhet të vendoset brenda xhamit, në pjesën e përparme të automjetit, “lehtësisht e dukshme” ku shënohet targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës.

 Gjithashtu, vendet të cilat janë të përcaktuara për rezidentët nuk janë të personalizuara, që do të thotë se në këto hapësira kanë të drejtë të parkojnë të gjithë banorët që janë rezidentë të asaj zone. Kjo kartë do mund të përfitohet nga qytetarët rezidentë, vetëm pasi të jenë dorëzuar dokumentet që vërtetojnë se qytetari është rezident në një zonë të caktuar, përkatësisht:

1. Certifikatë Familjare.

2. Vërtetim Banimi.

3. Kopje e certifikatës së pronësisë ose kontratës së qirasë /huapërdorjes.

4. Certifikatë për vërtetim pronësie e makinës ose autorizim për përdorim automjeti.

5.Leje qarkullimi e automjetit që do të pajiset me kartë rezidenti

6. Fotokopje e taksave vjetore të makinës.

7. Fotokopje e faturës së UKT-së ose OSHE-së.

Ndërkohë që zonat ku aplikohet projekti i kartës së rezidentit janë:

Zona 1

 Me kufij: Vija kufizuese e qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Perëndimore, bulevardi “ZOG 1” në anën Lindore dhe kordoni hyrës me rrugët “Lazi Miho”, “Konferenca e Pezës” duke vazhduar përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në anën jugore, deri në ndërprerjen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 Zona 2

 Me kufij: Zonën përgjatë bulevardit “ZOG 1” në pjesën perëndimore, vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Lindore dhe zgjatimin e bulevardit “Zhanë D’Ark” deri në vijën kufizuese në anën Jugore.

Zona 3

 Me kufij: Segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në anën perëndimore, bulevardi “Bajram Curri” dhe përgjatë lumit të Lanës, deri në vijën kufizuese në anën veriore dhe vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Jug/Lindore.

 Zona 4

 Me kufij: Kordonin hyrës përgjatë rrugës “Konferenca e Pezës” në anën veriore, bulevardin vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në anën lindore, zonën përgjatë segmentit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në pjesën Lindore dhe vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj.

8 komente në “Parkimi pa pagesë nëpër lagje, rezidentët duhet të pajisen me kartën e re”

  1. Tarrasi qe ta plasi says:

    Qelbesira te Bashkise se Tiranes perfshire edhe Kryetarin kopshtar pemësh
    Keni harruar fotokopjen e tesres se antarit te PS, te Fondacionit SOROS ose te kumunitetit KGBT !

    1. gent says:

      tamam. Mu sme plas fare se nuk jetoj ne shqiperi, por ato ropt qe kan te aferm ne ato zona ku duhet te parkojn , ke gopi mamas se kryebashkiakut. plerat

  2. xixa says:

    PO SIKUR KRIEMINISTRI E PATI THENE QE NUK KA NEVOJE PER DOKIMENTI EDHE PIR GJEJA ME TE MIDHA PE LE PER NJE LITER ME VRIME NGA ANA E BATHKISE PIR MIKINEN. THPRESOJME QI KRIEMINISTRI TE MOS E LEKSOJ KETI ARTIKELL NE KITE GASETE,SE PISTAJ I BIE QI TE NGERTHIHET ME LALI ERIN. THALEMINDERIT QI E PO E LIXONI KITI KIMENT.

  3. Londer says:

    Si ne londer. A do me punuar ne europe i lire zbato ligjet e europes, mos te jete nje bullgar nje rumun me i priveligjuar se ti. Zbato ligjet e europes

    1. Tarrasi says:

      Ti jeton ne Londer apo ne Lunder ?
      Akoma nuk e ke marre vesh qe Londra nuk eshte me ne Eutrope ?

  4. Goni says:

    Po numrin e kembes doni ta dini legena te bashkise. Po mimimalisht shkojini pas fijes kryeministrit qe del dhe trumbeton qe institucionet nuk kerkojne me certifikata se i marrin vete online. Adminstrate ordinere kjo e bashkise. O kryeminister fute online dhe kete karten e rezidentit sic eshte bere per karten e shendetit se lane nam keto te bashkise i degjeneruan njerezit duke i kerkuar dokumenta kot kur gjendjen civile e kane online.

  5. Goni says:

    O tema ka mundesi te publikoni komentet apo mos ta hapim me kete faqe

  6. SPQR says:

    100 dokumenta per nje palo pulle?! edhe ne pentagon futesh me me pak dokumenta o plehu i bashkise qe na e nxive jeten me taksa e gjoba qe derri nenen ta q…..fte! jam pagues i rregullt po edhe nese nuk do isha, clidhje kane uji e dritat me te drejten time per te parkuar poshte shtepise! kush je ti qe vendos te ma kushtezosh kete te drejte o kurve mashkull?!! ptuuh pleh, u djegsh ne ferr!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje