Xhaçka dhe Bushati në zonat e përmbytura të Nënshkodrës: Shteti në krye të detyrës

23 Mars 2018, 17:56Sociale TEMA
Xhaçka dhe Bushati në zonat e përmbytura të

Ditën e sotme Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati kanë inspektuar nga afër zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës.

Ata kanë parë nga afër situatën në Njësitë Adminstrative Dajç, Ana e Malit, Bashkinë Shkodër dhe Malin e Jushit, Bashkia Vau i Dejës.

Gjatë bisedës me banorët, ministrja Xhaçka tha se, në koordinim me Shtabin e Emergjencës, me Prefekturën dhe me Bashkinë, po bëjnë çmos që situata të jetë nën kontroll.

Deri më tani kemi evakuuar rreth 2500 krerë bagëti dhe jemi duke shpërndarë bazë ushqimore në të gjithë zonën.

Nuk ka qenë e lehtë, dje ka qenë veçanërisht e vështirë, sidomos për ato fshatra që kanë qenë të izoluara dhe për shkak të erës edhe operacionet kanë qenë më të vështira, megjithatë fatmirësisht sot baza ushqimore nuk na mungon.

Ka disa tonelata që janë rrugës edhe tani që flasim dhe për këtë jave kemi të siguruara përveç 90 tonelatave koncentrat që janë dorëzuar gjatë kësaj periudhe edhe 300 ton të tjera”, -tha Xhaçka

Ajo i siguroi banorët se të gjitha kapacitetet janë  të angazhuara dhe se do të bëjë të pamundurën që adresojë këtë situatë të këtyre ditëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Do të vazhdojmë të jemi këtu për të parë pastaj edhe mundësinë e vlerësimit të dëmeve dhe zgjidhjeve afatgjata që këto të mos ndodhin”, -tha ministrja

Ndërkohë ministri Bushati pasi siguroi banorët për mbështetjen e qeverisë falënderoi FA-të për punën e shkëlqyer.

Duhet të falënderojmë Forcat e Armatosura, pasi kudo që kemi shkuar kemi dëgjuar fjalët më të mira për ushtrinë, bashkë më qytetarët jeni engjëjt tanë shpëtues.

Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe me forcat e emergjencave civile, me pushtetin vendor dhe me çfarë të kemi mundësi.

Sot kemi një ndihmë tjetër të konfirmuar nga ana e Austrisë, do ta sjellim në dispozicion të Emergjencave Civile”-tha ministri.

Bashkë me ministrat në terren ishin edhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Romeo Gurakuqi.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila, pasi falënderoi ushtrinë për punën e palodhshme, kërkoi nga shteti edhe njëherë sigurimin e ushqimit për gjënë e gjallë si dhe vijimin  marrjes së masave.

Deputeti Gurakuqi the se, njerëzit janë evakuuar dhe se ushtria është në gatishmëri. “Probleme me njerëz nuk kemi pasur se kanë shkuar te të afërmit”-përfundoi ai.

Gjithashtu gjatë  ditës së sotme  FA –të ndihmuan edhe në dërgimin me urgjencë ne spital të një personi me probleme shëndetësore në Malin e Jushit.

1 komente në “Xhaçka dhe Bushati në zonat e përmbytura të Nënshkodrës: Shteti në krye të detyrës”

  1. Peza says:

    Gallate:Asnje lidhje nuk ka ministri i jashtem dhe i mbrojtjes me permbytjet,por shteti i tere sic bente Enver Hoxha ne termetin e 79-tes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje