Rrugëtimi i shqipes drejt shndërrimit si gjuhë zyrtare për tre shtete, nga Kongresi i Manastirit deri më sot

24 Mars 2018, 16:53Kulturë TEMA

Gjuha shqipe nga Kongresi i Manastirit deri tash.

110 vjet pas konsolidimit të alfabetit dhe 46 vjet pas standardizimit të gjuhës shqipe, ajo erdhi në fazat finale për t’u bërë gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë që çerekun e popullsisë e ka shqiptare.

Për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e gjuhës shqipe në Ballkan u angazhuan një varg figurash që nga alfabeti që u krijua pikërisht në një qytet të Maqedonisë- Manastir,  me pjesëmarrje të figurave si  Gjergj Fishta e Mit’hat Frashëri.

Ngjashëm, në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë më 1972, u mblodhën delegatë nga shumë troje të banuara nga shqiptarët për të arritur standardin e gjuhës shqipe i cili njihet sot.

Më 14 mars të vitit 2018, në një seancë me plot tensione, Parlamenti maqedonas miratoi në rishikimin e tretë, Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, që e zyrtarizon thuajse plotësisht gjuhën shqipe atje.

E në kohë moderne, për të përgëzuar këtë arritje të shqipes  në Maqedoni , u mblodhën kryetarët shqiptarë të parlamenteve të tri shteteve, Kosov[s, Shqipërisë dhe Maqedonis[.

Në një forum të organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova të mërkurën, Kadri Veseli, Gramos Ruçi dhe Talat Xhaferi folën lidhur me gjuhën shqipe dhe problemet që i preokupojnë shqiptarët e të tre shteteve.

Talat Xhaferi, kryeparlamentari i Maqedonisë duke komentuar miratimin e ligjit, tregoi edhe pse kjo gjuhë e kishte penguar për një kohë të gjatë një pjesë të popullit maqedonas.

“Kur gati shtatë dekada do të ju mbillet në kokë se duhet të ruheni prej fqinjit që nuk është si ju, normal që ndër gjenerata ka mbetë që buron nga aty ajo frikë. Neve nuk na është instaluar, sepse nuk kemi pasur problem me gjuhën tonë dhe identitetin tonë. Populli maqedonas i rrethuar me gjithë problemet e veta gjithnjë ka pasur nevojë të jetë i frikësuar se mos vallë fqinjtë bëjnë diçka”, tha Xhaferi.

Në kohën kur Xhaferi po mundohej ta udhëhiqte seancën për miratimin e këtij ligji, ai u përball edhe me gati konfrontim fizik me ish-kryeministrin dhe politikanin maqedonas Nikolla Gruevski.

“Njihem si njeri i vrullshëm dhe jo i durueshëm, por ka dallim. Ajo bazohet në çështjet paraprake se si ushtarak s’do mendje që gjatë zbatimit dhe marrjes së detyrës duhet përgatitje. Gjithsesi, se pjesë e përgatitjes së seancave është edhe parashikimi i çdo konfrontimi. Gjithçka ka qenë e parashikume përfshi edhe zbarzja e gotës së ujit, por nuk e kam paramendu që personi që do e bëjë do të jetë Nikolla Gruevski duke parë edhe veprimtarinë e tij politike”, rrëfen  Xhaferi.

Homologët e tij të Shqipërisë e Kosovës përveç urimeve lidhur me miratimin e këtij ligji, patën edhe komente lidhur me këshillat apo vërejtjet që do t’i jepnin njëri- tjetrit për drejtimet e kuvendeve në shtetet përkatëse.

Gramoz Ruçi, kryeparlamentari i Shqipërisë në këtë forum tha se konsideron që Xhaferi e ka më së vështiri nga të tre që ta udhëheqë parlamentin.

“Më i vështiri për t’u drejtuar është Parlamenti i Maqedonisë, pastaj i Kosovës dhe i treti i Shqipërisë. Sepse dy të parët kanë përbërje ndëretnike, pse e vendosa Maqedoninë të parën, është shumë e vështirë që përfaqësuesi i 25 për qind të popullsisë të drejtojë 75 përqindësin tjetër të popullsisë”, tha Ruçi.

Ai po ashtu tha se mazhoranca është më e vështira në Maqedoni.

“E dyta është më e vështirë mazhoranca edhe në Maqedoni edhe në Kosovë, kurse në Shqipëri është më e lehtë”, tha Ruçi.

Në anën tjetër, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli pati kritika lidhur me vonesën e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të përdorur gjuhën e tyre në Maqedoni.

“Është i vonuar, por është përgëzuar me sukses.  Unë i përgëzoj klasën politike në Maqedoni. Ne në Kosovë nuk e kemi pasur këtë problem, ne shpeshherë jemi të atakuar për një diskriminim pozitiv për komunitetet”, tha Veseli.

Veseli tha se kjo vonesë nuk i ka ndihmuar Republikës së Maqedonisë.

“Në Maqedoni, 25 për qind e popullatës ende nuk e ka gëzuar një të drejtë të tillë, në Republikën e Kosovës gjuha serbe është gjuhë zyrtare. Nuk i ka ndihmuar Republikës së Maqedonisë kjo vonesë”, tha Veseli.

Gjatë kohës kur po mbahej forumi,  në Kuvendin e Kosovës po vazhdonte seanca për votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit.

Ruçi tha se ka vërejtje për deputetët e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tij duhet marrë të mirat nga njëri- tjetri, e jo gjërat e këqija.

“Ne shqiptarët duhet të marrim më të mirat nga njëri-tjetri e jo më të këqijat. Deputetët e Kosovës hodhën gazin dhe morën kartat elektronike si ne të Shqipërisë”, përfundoi Ruçi , duke iu referuar aktit të deputetit të VV-së, Liburn Aliu, i cili mblodhi kartelat e deputetëve tjerë për ta pamundësuar votimin e demarkacionit.

Forumi i organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova vazhdoi me diskutimin për Ligjin për gjuhët.

Ali Aliu, anëtar i Akademisë së Shencave dhe Arteve të Kosovës tha se Maqedonia ka pasur të njëjtin fat në periudha të ndryshme në histori, por shqiptarët kanë bashkëpunuar  në këto periudha .

Aliu ka thënë se dy- tri vitet e para të çlirimit nuk ka pasur probleme, në vitet ’40 fillim viteve 50,  gjuha shqipe  ishte e rendit të dytë e të tretë.

“Një mosbesim ndaj gjuhës shqipe që ndodhi pas periudhës në të cilën fola është e pakuptimtë. Deklarimet e tilla janë mëkat sidomos për të rinjtë maqedonas që i besojnë ato. Kjo më duket një sjellje mesjetare për të mos thënë primitive. Janë për t’u përgëzuar politikat në Maqedoni”, ka theksuar Aliu.

Sipas Aliut,  politika e Zaevit po hap një rrugë kundrejt këtyre konfrontimeve.

“Është për t’u moskuptuar një frikë ndaj gjuhës shqipe, pse të mos jetë gjuha shqipe e barabartë me të tjerat. Gjuha shqipe do t’i bënte mirë Maqedonisë dhe maqedonasve. Pse nuk rrezikojnë njëra- tjetrën gjuhët në Zvicër, atje janë katër gjuhë zyrtare”, ka shtuar Aliu. Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, megjithatë vazhdon të mos jetë në fuqi pasi Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov ka deklaruar se nuk do ta dekretojë atë.

Talat Xhaferi në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, ka treguar për hapat e mëtejmë për të arritur plotfuqishmërinë e këtij ligji.

7 komente në “Rrugëtimi i shqipes drejt shndërrimit si gjuhë zyrtare për tre shtete, nga Kongresi i Manastirit deri më sot”

  1. timo says:

    Sllavët janë shtetas të maqedonisë por jo maqedonas. Ata janë të ardhur në Maqedoni. Maqedonas mund të thiren shqiptarët të cilët janë vendas. Është gabim përdorimi, shipëtarë dhe maqedonas. Ky lloj përdorimi i bën ata vendas dhe shqipëtarët të ardhur.

    1. .... says:

      Perfundimisht o Timi, si ti quajm Turk-Arnaitet e FYROM-it Shqipetar apo “Maqedonas”.
      Edhe nje pyetje po ti japim qytetareve te ketij Burdello shteti, nje monedh te lashte te Aleksandrit ose te Filipos, a do te dine ta lexojne dhe ta kuptojne ato qe shkruan monedha ?
      O Kari.tim pa beje prove dhe lexoje nje nga keto monedhat, do ti gjesh ne internet “Alexander coins”, ose “Philip coins, pa te shohim sa maqedonas do te ndihesh.

  2. Iliria e bashkuar says:

    Urime Gjuha Shqipe. Urime shqiptarve. Tani duhet bere dhe bashkimi i Ilirise.

    1. .... says:

      Mire o kery, po hajd ti mbushim mendjen Kroacis, Bosnje dhe Slovenis qe te bashkohen me Turk-Arnautet dhe te krijojne Ilirin !!!!
      Apo mos nuk e dije qe Iliria si territor nis nga Slovenia dhe mbaronye ne jug ne lumin Shkumbin, ne kufi me Epirin ???
      Hap ndonje harte me internet …. vetem jo ato te manipuluarat nga “patriotat” Koqe-zinj, ka plot te tjera postime Europiane.

  3. Fred kostricani says:

    une do i emeroja me mire: shqiptaro-maqedonas dhe sllavo-maqedonas! dhe diferenca se kush eshte autokton,dhe kush allokton: pra vendali dhe i ardhur, tregon veten emertimi.

    1. .... says:

      1- Allochthon Etymology
      Ancient Greek ἄλλος (állos, “other”) + χθών (khthṓn
      2- Autochthon
      Greek autochthōn, from aut- + chthōn earth
      O Ferdi si eshte e mundur ai Komb (Hellada), qe kane shpikur keto fjale (dhe qindra mijera te tjera) qe perdor i sote njerezimi, te mos kishte territor te tijin, por ai territor te ishte Turk, Shqiptar, Bullgar, ….. dhe jo Helen …. o keta Helen do te ishte race e vecante Jashte Toksore, qe krijuan nje Gjuhe te perkryer ne sintez dhe ne logjik, sa qe e perdor akoma dhe sote gjithe Bota, ose e krijua Shqipot, pastaj ja falen Grekeve duke ju thene …. mbajeni se ne do te krijojme nje gjuhe dhe kultur tjeter.
      Ka mundesi ky komb kaq i zhvilluar ne gjuhe, shkenc, ushtri, pasuri, kultur, amfiteatre, mos te kishte territore te mjaftueshme per te mbajtur kete fuqi ?
      Ja pra qe jo 2.500 vjet te kalojne por 10 mije te kalojne, ai emer, ajo kultur dhe ajo histori perket atyre qe dine te lexojne dhe kuptojne ato mbishkrime qe jane te shkruar ne monedha dhe ne pllakat e gurit.
      Ju qe nuk i dini ti lexoni ato qe shkruante Aleksandri dhe Filipi o jeni te ardhur o ai vend nuk quhet Maqedoni, zgjidh dhe merr.

      1. Janullatos pisoglentis says:

        Ik o bythqir i janulles. Ik gamisou ne ndonje gazeta tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje