Trump nënshkruan “ligjin e madh” për Shtetet e Bashkuara

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se ka nënshkruar ligjin për shpenzime në vlerë prej 1.3 trilion dollarësh, pavarësisht se ka rezerva në atë se do të rritet vlera e borxhit.

Nënshkrimi i këtij ligji menjanon rrezikun e mbylljes së qeverisë.

“Ka shumë gjëra me të cilat nuk jam i kënaqur me këtë ligj”, u ka thënë sot gazetarëve Trump, teksa ka nënshkruar ligjin.

“Kurrë më nuk do të nënshkruaj një ligj të tillë. Ka shumëçka që nuk do të duhej që t’i kishte ky ligj, por ne ishim, në njëfarë mënyrë të detyruar që ta nënshkruajm atë, nëse ne duam të ndërtojmë ushtrinë tonë”, ka thënë tutje Trump.

Vetëm disa orë më parë, presidenti Trump kishte këcënuar se do t’i vë veton këtij ligji, nëse Kongresi do ta miratonte atë.

Megjithatë, ai e ka nënshkruar ligjin e shpenzimeve, pasi ka konsideruar se është “çështje e sigurisë kombëtare”, për shkak të alokimit të mjeteve shtesë për ushtrinë amerikane.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *