Vetingu fut në kolaps edhe Shkollën e Magjistraturës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mos ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë ka futur në kolaps edhe Shkollën e Magjistraturës.

Alarmin e jep drejtori i shkollës, Sokol Sadushi në një prononcim për TemA TV.

Sipas tij, këto dy këshilla të drejtësisë caktojnë kuotat e pranimit pa të cilat nuk mund të bëhet konkursi i pranimit në shkollë.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Drejtësisw Etilda Gjonaj përshëndetën këtë të premte nisjen e vetingut dhe shkarkimin e njërit prej anëtarëve të gjykatës kushtetuese pasi nuk justifikoi pasurinë.

Por nga ana tjetër sistemi i drejtësisë është drejtë një ngërçi të ri. Mos ngritja e Këshillit të lartë gjyqësorë dhe atij të prokurorisë ka futur në kolaps edhe Shkollën e magjistraturës.

Sipas drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, KLGJ dhe KLP caktojnë kuotën e pranimit të shkollës:

“Në muajin tetor, ashtu si ngjarjet po zhvillohen shkolla e magjistraturës e ka te pa mundur me ketë ligj te ri qe kemi te zhvillojmë konkursin për pranimin e studenteve te rinj.

Sepse nuk është ngritur KLGJ dhe KLP.  për sa kohë nuk janë ngritur këto dy institucione ne nuk mund te  zhvillojmë dot provimin ne muajin prill siç na e detyron ligji.

Dhe për sa kohe nuk mund te zhvillojmë provimin ne muajin prill ne muajin tetor shkolla e magjistraturës nuk mund te ketë student te rinj.”

Ajo që është më shqetësuese është fakti se nëse vetingu vijon punën dhe shkarkon gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, ka rrezik që mos të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë zëvendësues, pasi sipas kritereve të reja çdo gjyqtar dhe prokuror do të dalë nga shkolla e magjistraturës.

“Kjo është shume e rende kur mendojmë se procesi i rivlerësimit ushtron veprimtarin nxjerr rezultatet e veta dhe gjyqtare dhe prokurore te korruptuar largohen nga sistemi dhe ndërkohe nuk është menduar nga politika hyrja ne sistem te Gjyqtareve dhe prokuroreve te rinj. Prandaj është emergjente një ndërhyrje për zgjidhjen e këtij ngërçi”, shprehet Sadushi.

Por Sadushi jep edhe zgjidhjen e kësaj çështje . Sipas tij duhet vullneti i politikës që mazhoranca dhe opozita me tre të 5 e votave në parlament të mendojnë një dispozitë kalimtare në ligj që të caktohen kuotat, 15 për gjyqtarë dhe 10 për prokurorë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Vetingu fut në kolaps edhe Shkollën e Magjistraturës”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ska problem. 3/5te fillojn procedurat dhe po sdeshen si gjithmone, vazhdon procesi sic u miratua ne ngritjen e kartonave plot 140 deputete.. Asgje se ndal procesin.. Maliqi do ta pengoj, ligji e vazhdon..

  2. Bushi says:

    Shume po vonohet zgjedhjs e KLGJ dhe e KLP. Pse nuk zgjidhen? per çfare po pritet? Keto jane dy organizma te rendesishme te drejtesise.Amerika dhe Evrpa duhet te shpejtojne kete proçes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *