Nga “dhëndri II” tek “dhëndri I”

25 Mars 2018, 12:24Politika TEMA

Nga Bedri Islami

Partia Demokratike asnjëherë nuk ka qenë në këtë derexhe.

E shkallmuar nga brenda dhe e shkatërruar nga jashtë.

Me nivelin më të paktë të besimit dhe me figura politike të së djeshmes dhe të sotmes, të cilët, janë të gatshëm, jo vetëm të përjashtojnë njëri-tjetrin, si dhe ka ndodhur, por të ia nxjerrin sytë në momentin më të parë të mundshëm.

Rreshtimi politik as që ekziston. Klane në vend të ideve dhe grupe matrapazësh politikë, të cilët, edhe sot e kësaj dite, nuk mund të gjejnë qetësi.

Shkapërderdhja duket e pambarimtë dhe, në fundin e tunelit, për deri sa nuk ka asnjë dritë të re, kanë filluar të thërrasin në ndihmë një llambë vajguri të vjetër.

Berisha.

Në emrin e tij mbështeten të gjithë: edhe të ardhurit rishtas, që duke kaluar mbi të gjithë trupëzimin e statutit të ndërtuar nga vetë ata, kërkojnë vazhdimin e tributit Basha, si një i thirrur në skenë nga Berisha dhe i besuari i tij; edhe të larguarit, apo brezi i vjetër, të cilët, duke mos gjetur rrugë tjetër për të hedhur poshtë pinjollin rishtar, thërrasin në ndihmë përsëri emrin e Berishës.

Të dyja palët i referohen një emri, por në qëllime të ndryshme. Një palë për të qëndruar aty, ku i kanë vendosur, të tjerët për të përmbysur.

Ka disa ditë që në PD ka një zhvillim të ri, që rritet vazhdimisht. Ndoshta jo rastësisht ai po bëhet i përshkallëzuar, për të mbajtur ndezur një fitil që nuk dihet se kur do të shpërthejë.

Zhvillimi lidhet me grupin e të vjetërve, që po sulmojnë Bashën, shumë më tepër se në ditët që u larguan prej tij, më saktë, u dëbuan prej tij.

Përveç Patozit dhe Bregut, që kanë qenë konstant, tashmë është ringjallur edhe Topalli, e njohur për agresivitetin e saj ndaj Bashës, Imami, Bode, por dhe Berisha vetë, nëpërmjet një shkrimi të Agim Xhafkës kishte dhënë sinjale pakënaqësie.

Vështirë të besohet se informacioni i afruar nga gazetari Xhafka dhe, pa i përgënjeshtruar nga zyra Berisha, ku, gjeje më shumë njerëz se sa në të gjithë oborrin e Shqup-it, të jetë bërë rastësisht dhe i hedhur ashtu, nga dëshira e një gazetari për hedhjen e një lajmi jo të zakonshëm.

I gjithë informacioni i afruar të sillte vetëm idenë se qendra e vërtetë e opozitës nuk ishte selia e grabitur pak para ikjes nga pushteti, por kjo zyrë, jo edhe aq e madhe, përmes së cilës lëvizin të gjithë damarët e një lëvizje politike, e cila, vërtet po asfiksohet, por që mund të ringrihet vetëm nëse zyra në një kat të lartë shpërngulet edhe një herë në selinë blu, dikur e gjelbër.

Figura të tjera pëdëiste i janë rikthyer gjithë vrull idesë së kthimit të Berishës në drejtimin e partisë së tyre, por, herë pas here, ndonjëri ka lënë edhe rezervën që, idetë dhe lëvizjet berishiste mund të kthehen jo më nga ai, por nga një figurë që përmban thelbin e politikës së tij. Cili mund të jetë ai?

A do të kthehet Berisha rishtas në krye të PD-së?

Me siguri, jo. Imazhi i tij, edhe nëse brenda një grupimi ekziston, është në një rënie të vazhdueshme në strukturat ndërkombëtare. Ai është dhe do të mbetet i larguari pa kthim.

Por, duhet thënë, e gjithë kjo lëvizje Antibashë rrjedh pikërisht nga katet e larta ku ai zotëron.

Disa vite më parë ai bëri zgjedhjen në mes Bashës dhe Olldashit, duke marrë në krahë të parin dhe duke vënë nën këmbë të dytin.

Basha ishte njeriu i tij i preferuar, pasi ishte i preferuari i familjes. Ai ishte njeriu i afërt i së bijës, sa që u quajt edhe “dhëndri” i tij i dytë, por tashmë si një dhëndër politik. Afërsia me bijën e Berishës e bëri atë të besuar, hipokrit të shkallës më të lartë të mundshme, përfitues pa asnjë droje, pasi çadra e pushtetit ishte mbi të, dhe së fundi, i dha edhe dorën për të pastruar partinë nga ata që nesër mund të pengonin një rrugë tjetër.

Ndoshta rrugën e Dhëndrit të Parë, atë të natyrshëm, që është shumë e mundshme të kurorëzohet si shefi i partisë së vjehrrit të tij.

Kur kjo ndodhi me të “dytin”, përse të mos ndodhë edhe me të parin.

Berisha, në fakt, ka ëndërruar gjithnjë që lideri i partisë të ishte bija e tij, Argita. Jo rastësisht, pikërisht kur vlonte çështja e pasuesit të Berishës, një gazetar i njohur hodhi idenë e vazhdimit në postin e liderit të opozitës së bijës së Berishës, Argitës.

Duke qenë shumë më e mençur se i vëllai, agresive, në lidhje me të gjitha grupimet brenda e jashtë forcës politike të babait të saj, e pakonsumuar politikisht, e rrahur me vaj e me uthull në politikën nënkëmbësore, vendosëse shpesh herë në afirmimet e të atit, ajo mund të ishte figura përmbledhëse e gjithë një rryme, e cila mund të kishte bërë heshtjen e gjithë rrymave.

Kjo nuk do të kishte ndodhur për herë të parë në. Ka mjaft shembuj rreth e rrotull. Berisha e ka dashur gjithnjë përvojën greke të kalimit të partisë nga një dorë në tjetrën. Edhe LSI kaloi brenda familjes, pas një shfaqje të ngadaltë politike me Vasilin.

Dëshira është një gjë, mundësia është një tjetër. Berisha mund të kishte vendosur që në fillim për njeriun e tij, por rruga i duhej e hapur.

I duhej dhënë një mësim të gjithë atyre që mund të rebeloheshin, që kishin dhënë shenja pro Olldashit, që mund të kishin synime më të larta se sa u ishte afruar, nga vetë ai, dhe që mund të krijonin grupime të fuqishme brenda partisë së tij.

Berisha përdori Bashën për pastrime radikale. Mësimi u është dhënë. Të larguarit e ndjejnë se fuqia e tyre ishte vetëm tek protesta, fjala në media, asgjë më shumë. Basha, duke ua mbyllur dyert, u tregoi se mund të rrinin përherë jashtë, dhe, ata e kishin të qartë, pas tij ishte Berisha.

Si duket, roli tranzitor i Bashës është drejt fundit. Misionin ai e ka kryer dhe, megjithëse nuk është menduar një fundosje kaq e madhe, përsëri kjo mund të jetë ogurmirë në planet e ardhshme të klanit Berisha. Sa më thellë ta ketë fundosur PD-në njeriu i vendosur prej tij, i njohur si “dhëndri i Dytë”, aq më i pranueshëm do të duket ai që mund të afrojë, i njohur si Dhëndri i Parë.

I heshtur deri tani në të gjithë këtë vorbull të lëvizjeve politike, pasi bëri fillimisht një gafë foshnjarake, e cila, me ndërhyrjen e familjes u ndreq shpejt, larg sherrnajave dhe grupimeve, ende i padukshëm si duhet, i veshur me mantelin e dhëndrit, nën të cilin fshihet petku i rremë i njeriut të urtë dhe bashkues, Berisha mund të afrojë shumë shpejt Atij një mundësi tjetër. Nëse nuk bën dot për bijën e tij, ai ka ende një as nën mëngë. Dhëndrin.

Tani është mundësia tjetër. Nëse jo Argita Berisha, dikush tjetër është po aq i afërt sa Luli, aq i lidhur me familjen dhe që ka kaluar përmes njohjes dhe afërsisë me Zonjën Malltezi. Dhëndri i parë, jo thjesht politik, Jamarbër Malltezi.

A do të kalojë përsëri PD-ja si një pronë familjare, nga dora e majtë, pra nga “Dhëndri i Dytë”, në dorën e djathtë, pra tek Dhëndri i Parë.

Në janarin e largët të vitit 1991, në një intervistë tek “Zëri i Amerikës”, Berisha do të shpallte kredon e tij se, në Partinë Demokratike nuk do të ketë kurrë Njësh, do të ketë rotacion të drejtimit të saj dhe të liderit“.

27 vite më vonë, partia që ai drejtoi me dorë të hekurt mund të ketë rishtas një pjesë të familjes, i cili, mund të jetë tepër i përkohshëm, për të lënë vazhdimin, po ashtu, brenda familjes, si një monark që nuk bën asgjë tjetër, veçse ndërron kukullat e tij, duke lëvizur fijet sipas dëshirës.

Të shohim.

Një gjë dihet..orët e Bashës po bien..a do të mund të bëjë ai lojën e tij. Vështirë.

Në katet e larta të një ndërtese, jo shumë larg zyrës së tij, si duket, vendimi është marrë.

14 komente në “Nga “dhëndri II” tek “dhëndri I””

  1. JOVANA says:

    luloqja basha eshte dhendrri i pare sepse e kishte dashnore Argiten e sulltanit mahmut Berisha. kurse ky tjetri jamarber rrot kari eshte dhendri i dyte .

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Sa bukur që duken
      dhëndrrit e Halesë
      rrinë si dy motra
      e Gita në mes
      Sa bukur që duken
      dhëndrrit e Halesë
      rrknë si dy koqe
      e Sala në mes…

      Sa bukur që duken
      foto sikur flet
      bukur Argita
      bukuri që vret!

  2. Tv present says:

    Mu eshte bere bytha pak me mut a po vjen me e fut gjuhen pak mbrenda se duket paske nevoje- se Mero eshte i zene duke ja bere nje Gojore Taulet Balles kurse nga mbrapa Erion Pleshti -Brace po ja fut karin ne byth !

  3. Spartaku says:

    Bedri bravo.Nje shkrim brilant.Thenje te verteta.Menime te shkelqyera.Respekt.

  4. Alb-telecom says:

    Tv present eshte IP e Xen Berishes
    Vete shkerdheni-a po komenton ketu
    Morren fund Berishet

  5. I drejti says:

    Shkrim brilant. Te lumte pena.

  6. Toksina says:

    Mjere PD. Jamarberi eshte nje coftine, krijese pa shtylle kurrizore, nje zvarranik model, edukuar ne familjen e nje pseudohistoriani nga Bosnja, mercenar politik ish enverist e pastaj berishist ne emer te kotheres dhe parase. Ky monster eshte fort i ngjashem me Berishen plak, handikapat shoqeror, ne femijerine e tij ishte asocial, me te gjitha mangesite e frikshme qe ka edhe Berisha plak. Kjo shpjegon edhe martesen me monstren tjeter, te bijen, nje martese thjesht interesi midis dy njerezve te shemtuar, te paafte te duan e te bejne mire per te tjere, por te afte te plaçkisin, vjedhin e vrasin per pak pushtet.

  7. shqip says:

    Nese kjo do te ndodhe , kushedi zoti na degjon , shkermoqja e Shqupit do jete çeshtje muajsh . E shumta deri ne zgjedhjet e 2021it . Te ulesh 60te-70te deputete ne kuvendin e Shqiperise , nuk eshte çeshtje dhenduresh . Nuk varet as nga kthimi i Bodes apo Topallit . Grupet e interesit as qe duan t’ja dine per trashegimine e familjes . Nese ata marrin fryme lirishte me qeverine e radhes , nuk i la truri te bejne çorap punet e tyre , per te rregulluar punet e nje plaku . Qe edhe keshtu siç eshte , duket se do kete malore te forte me drejtesine . Tek lexoj analiste te ndryshem , gjithe keto dite i meshojne idese se riperteritjes se Pd . Per hir te vertetes asnje nga keta nuk trajton faktorin elektorat . Ti mund te vesh ne krye dhendure , kuneter , baxhanak , Po nuk ndryshon gje ne numra . Madje persa i perket Pd , zgjedhesit Kane me shume alergji per Berishen . Ju kujtoni se njerezia nuk di te lexoje ? Ne popull ka nje antipati per Berishet , sa zor ta gjesh tek te tjere lider Europiane . Berishet tashme Jane konfirmuar si gangrene per vendin . Hileqare , tradhetare , sherbetore , e deri vrases . Kaq budallenj i merrni njerezit ? U vu Malltezi ne krye , dhe u harrua e gjitha . E keni menduar ndonje Here se ç’ndodh ne Shqiperi, Nese dikush shkon dhe i ve byzylyket Saliut ? Nga Tropja ne Sarande , njerezit shperthejne ne feste . Makina qe rrotullohen ne qendrat e qyteteve , Duke valvitur flamure e Duke u rene borive . Prandaj edhe eshte i pa vend debati per reformimin e Pd me dhendure e me qefmbetur .

  8. fieri says:

    BRAVO, por ama parti dallaverexhinjsh ka qene gjithmone, ( ka qene, eshte , edhe do te ngelet )

  9. xoni says:

    Futi ne sume ato gishta o Luli se ste ka njel gjo tjeter me bo,nji te jotja nji te Sala.

  10. Muli says:

    Shkrim i saktë, por unë nuk jamë shumë dakort me autorin për një arsye. Kemi thënë se krimineli sali ka drejtuar me dosje, ( Dosje korrupsioni ose krimi për çdo Ministër apo kundërshtar brënda ose jashtë partisë) kështuqë me rregull treshi i bie që lulushi ka mësuar këtë rregull nga mentori i tij dhe po i bën presion vetë mentorit me dosjet që lulushi mund të ketë për salushin sigurisht të servirura nga ish UDB Jugosllave.

  11. Dhendurret serbia-salia says:

    Dhendurret e Serbo-Rusise
    Shkerdhehen brenda shtepise
    Me deshiren dhe lulken e Sali-Lirise
    Nderi tyre dhe i shtepise
    Ligji kanuni apo zakoni
    Salihi me burdella ngado shkoni
    Serbo-Russia e dhendurrve shqupi e mbron
    Shkerdhyshmeria brenda shtepise vashdon
    Proletare baskohuni rreth salihit padron

  12. Tonini says:

    As te mos i shkoje mendja kujt se me ndryshimin ne kreun e PD-se, kjo parti mund te rritet qofte edhe me nje vote me shume.
    Ne dac Sali Berisha, ne dac e bija, ne dac “dhendrri i I-re”, apo “dhendrii i II-te”, qofte dikush tjeter, kjo parti normalisht po shkon drejte fundit. Aq e kishte. Biles zgjati shume.
    Misioni i saj, per te shkatrruar perfundimisht te djathten shqiptare u krye.
    Balli Kombtetar eshte ndare ne disa grupacione, Legaliteti po ashtu, te perndjekurit politike jane ndare ne disa grupe, te shpronesuarit (ish pronaret) jane ndare ne disa grupe apo shoqata.
    Kaq poshte ka rene e djathta saqe sot ne PD nuk ka asnje te perndjekur politik jo vetem ne grupin parlamentar pos as ne ndonje forum te saj.
    Merreni me mend, simbol i te djathtes sot ka mbetur Fatmir Mediu, fytyra me e urryer e tere kombit shqiptar, nje kontrabandist, hajdut ordiner, mafioz i ndyre, vrases dhe me merita te vecanta ne sherbim te diktatures.
    Kjo situate eshte me te vertete renqethese, per te ardhur keq.
    Jo vetem kaq, por nuk duket ne horizont asnje individ apo grup individesh qe mund te formonin nje opozite reale ne Shqiperi.

  13. Niko Shpiragu says:

    Lulushi nuk u vu vetem se donte Saliu ne krye te PD. Me shume Salen e kane urdheruar te ikte dhe te vinte Lulushi. Ne shpesh e kemi nenvlehtesuar Lulushin, midis tyre edhe une , por mundet qe Lulja mos te jete kafshate aq e lehte per tu kaperdire. Mos harroni se ai e ka krijuar tashme deri diku frontin e tij me te rinjte qe ka prure ne udheheqje dhe ne parlament dhe ata kane me shume fuqi vote se vagabontet e Berishes si Patozi, Topalli e tjere. Per hire te realitetit ata jane te paformur politikisht, por se mos ishin ata debilat e Berishes me te formuar. Te dy kontigjentet jane plehra se u rriten ne plehun me emrin PD ku qendronte ne maje te pirgut kaposhi Berisha. Megjithate cfaredo te ndodhi kjo parti eshte e diskredituar komplet dhe nuk vjen me ne pushtet. Te gjithe ne PD e dine kete por atje behet lufta kush do te jete ne komande qe te kete me shume privilegje. Per qytetaret shqiptare nuk ka rendesi se kush do te jete ne udheheqjen e kesaj partie se ata ia kane kthyer tashme shpinen asaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje