Akuzat për tokat në Dhërmi, flet pronari: Ia shita deputetit Alket Hyseni me vendim gjykate. Kunata ka pretendime për një pronë tjetër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Disa ditë më parë në emisionin “Të pa Ekspozuarit”, 64-vjeçarja Irini Bua nga Dhërmiu i Vlorës tha se i janë grabitur 11 mijë metër/katrorë pronë të fituar me ligjin 7501. Për këtë ajo akuzoi edhe deputetin socialist Alket Hyseni. Por si qëndron e vërteta?

Report TV ka mundur të intervistojë zotin Stefo Bua, kunatin e zonjës Irini Bua.

Sipas tij, bëhet fjalë për dy prona. Një të cilën ai e ka fituar me ligjin 7501 si banor i Dhërmiut dhe një tjetër të trashëguar nga nëna me testament e cila është bllokuar si pasojë e procesi gjyqësor.

Stefo Bua këmbëngul gjatë intervistës se kunata e tij ka pretendime jo për pronën e shitur por atë që është lënë testament nga nëna. Stefo Bua hedh poshtë akuzat se është ndihmuar nga deputeti Alket Hyseni.

Zoti Stefo cila është lidhja juaj me Zonjën Irini Buo?

Është e vërtetë që kunata ime kemi shumë kohë që kemi debate në familjen tonë dhe unë si djalë më i vogël i familjes Buo jam munduar gjithmonë që të gjej qetësinë  dhe ma merr mëndja që nga moment që është edhe familje e madhe filluan problemet. Unë me Irinin, Zonjën Irini që është edhe kunata ime nusja e vëllait edhe kemi shumë kohë që bredhim gjyqeve. Arsyeja është kjo, unë si djali më i vogël i familjes time kam banuar në fshatin Dhërmi, vendas edhe tani jetoj në Greqi me familjen time.

Por fati më ka sjellë në Dhërmi të merrem me shtëpinë atje dhe po ta dija kështu nuk do kisha ardhur kurrë dhe jam penduar njëmijë herë. Çlidhje na lidh tani me Irinin?

Kam filluar mbase asnjeri nuk mund ta besojë përplasjet me familjen time që kur vdiq babi Spiro Buo një njeri punëtor se ne si familje jemi punëtorë të gjithë, bujare, dhe nuk merremi me politike edhe filluan grindjet dhe babi me ka vdekur ne 78’ mbas të  dyzetave që vdiq babi im që filloj me hapen një gjyq familjes time për të më nxjerrë jashtë nga shtëpia mua dhe nënën time.

Neve ndenjëm dhjetë vjet në ato gjyqe edhe si përfundim me vendim gjyqësore të shkallës së parë së dytë na favorizoi ligji dhe nuk na nxorën përjashta atëherë mbaroje avash avash u hapën kufijtë dhe ikëm të gjithë. Edhe sot e kësaj dite këtë shpi që atëherë deshën të na nxirrnin përjashta mua dhe nënën time. Nëna ime vajti në spital edhe bëri njëkohësisht edhe një testament meqënëse unë isha beqare atëherë dhe pa përplasjet brenda fisit dhe gjysmën e shtëpisë që i takonte nënës time ma linte mua birit të saj meqenëse isha beqare dhe i pamartuar dhe vazhdoi jeta.

Mbas 90’ meqë u hapën kufijtë ne familja e madhe meqë babi më kishte bërë me shtëpi të madhe  dhe filluan pak përplasjet dhe unë si i vogli u ndava vëllezërve atje megjithëse në shtëpinë time më kishin çuar në gjyq 10 vjet edhe unë isha ai prapë që u thashë që  edhe  këtë shtëpinë ta ndajmë, deri atje mirë.

Do ndalemi tani tek testamenti por fillimisht testamenti është vetëm për çështjen e shtëpisë apo edhe për një parcele toke?

Testamenti për të bërë është bërë ne 86’ nuk ishin hapur kufijtë dhe atëherë këtë e bënë për çështjen e shtëpisë dhe ca orendi kishte shtëpia dhe atëherë bënte punën e noterit dhe  erdhën me një të përmbarimit se mbaj mënd diçka e tillë kishte vajtur nëna  me një të besuarin e saj  atje dhe çfarë do të ndajë pas vdekjes së saj , ajo është e gjitha.

Ok. Zonja Irini në deklarimin e saj thotë se janë grabitur 11.000m katrorë tokë pronë e fituar sipas Ligjit 7501 a është i drejtë pretendimi i saj, pra a i është vjedhur prona Zonjës Irini, kunatës tuaj?

Me të drejtë që e bën këtë pyetje, Irini nuk ka asnjë pronë deri tani që flasim. Kur është marrë ajo toka atëherë në 91’ sipas Ligjit 7501 Komisioni i Tokës në Fshat nuk e dimë edhe gabimet që bënin njërën-tjetrën u ndanë në bazë të Ligjit 7501 mori Tapi edhe nëna ime edhe unë edhe këtu ka gabuar Irini që nuk mund ta kuptoj edhe s’do ta kuptojmë dhe mbase nuk i pëlqen ta kuptojë për arsye se ska të bëj prona ime me pronën e Irinit.

Pra flasim për dy prona të ndryshme?

Flasim për dy prona të ndryshme ku janë të gjitha po janë të tregojnë këto dokumente që janë dy prona të ndryshme .

Atëherë edhe njëherë për ta sqaruar këtë moment sepse është më shumë rëndësi ju thoni që jeni përfitues i dy pronave në bazë të Ligjit 7501, si i keni përfituar këto dy prona mund të na i sqaroni të dyja këto prona?

Patjetër pse jo, atëherë për të filluar nga prona në bazë të komisionit përkatës në 94’ dhe se mbaj mënd që vinë dy tapitë që quhen AMTP-të në gjuhën e tyre dhe morëm një tapi nëna ime dhe një tapi familja ime dhe për këto prona hynë garant kush ishte gjendja civile ma merr mëndja në 1 gusht 91’ me një fjalë çfarëdo prone të regjistroheshe në hipotekë me Ligjin 7501 puna e parë që të kërkojnë certifikatën familjare të 1 Gusht të 91’ gjë që në 1 Gusht të 91’ kemi qenë 97 persona unë me familjen time dhe një Pano Buha që ka ikur ne Amerike  ne 43’- 44’ që ka ardhur para shumë vitesh në Shqipëri dhe Nëna ime.

Një pjesë të tokës pra nga prona e parë që është në emrin tuaj dhe familjes tuaj që ju e keni shituar kujt ja keni shitur?

Është e vërtet që kam shitur disa pronarëve pasi u lodha në gjyqe shumë e pashë që nuk mund ti përballoja se kur vërshon kunata ime  as Mali Çikës nuk mund ti rezistojë asaj dhe u detyrova atëherë dhe thashë kjo pune nuk behet edhe sot me fal që ta them edhe atë shpinë që kam me dokumente do detyrohem ta shes se janë mërzitur më është lodhur. Edhe këtë prona kam shitur 2 -3 edhe njëri është një miku im  Ilia Taka një mik familjar biles dhe unë u thash atëherë që e njihja pak Shqipërinë më mirë i thashë mos shko në Shqipëri se do vështirësohet kam shitur një tjetër Rihan Hasani dhe një tjetër Gen Majkos.

Është me interes që ta sqarojmë momentin që  Zonja Irini ka pretendim në këtë pronë që keni shitur ju apo në pronën që nëna juaj ka lënë me testament, ku qëndron pretendimi i saj në cilën prej të  dyja këtyre pronave, ku qëndron pretendimi i saj?

Tashti nuk e di atë e di ajo por nuk ma merr mëndja që ajo të  pretendoj nga prona ime se besoj të ketë të njëjtin … unë me Irinin nuk kam ndërruar asnjë llaf deri më sot as me vëllain tim kam mbi 20 vjet  u dërgova ca njerëzve të mi me një fjalë nipërve të mi fjalë dhe ajo pretendon për një testament të nenës, po ma merr mëndja.

Në çështjen e testamentit për të cilën jemi duke folur,  ju jeni përballur siç thoni me kundërshtimin e zonjës Irini ne Gjykate, çfarë ka vendosur gjykata, pra sa proçese gjyqësore janë bërë deri tani?

Filluan proceset gjyqësore mbas 2000 në shkallë të parë për të rrëzuar tapitë, nuk e di se çfarë kërkonte as unë nuk po e kuptoja edhe sot e kësaj dite në shkalle të parë në shkallë të dytë kjo zgjati rreth 10 vjet edhe derisa u hodh edhe në Gjykatë të Lartë edhe gjykata na dha siç ishin tapitë pa lëvizur. Një tapi e nenës time dhe një e familjes time Stefo Buo.

Kur është bërë gjyqi në Gjykatën e Lartë?

Nuk e di se ka kaluar dhe kohë dhe s’mbaj mend mirë të shikoj këtu dokumentet ka mbi 6-7 vjet ma merr mëndja

Atëherë jemi duke folur për dy prona, një pronë një tapi tuajën dhe të familjes tuaj dhe një të nënës tuaj, do doja t’ju pyes cili është statusi i pronës në tapinë e nënës tuaj çfarë do me atë pronë sot?

Sot nëna ime gëzon ka shumë toka të tjera që nuk janë regjistruar, por është regjistruar një tokë 22.000m2 edhe sot ajo pronë sot po e përsëris ajo pronë ndodhet e bllokuar në hipotekë për arsye nga ato që bën Irini njërën tjetrën. Nëna ime figuron sot me hipotekë 22.000m2

A është e drejtë të themi që e gjithë beteja deri më sot në familjen tuaj bëhet për pronën e nenës tuaj?

Ate nuk mund ta di unë atë mund ta di Irini por s’ma merr mendja, por po e përsëris edhe njëherë që ajo të pretendojë për pronën time dhe unë për të qenë shumë korrekt me familjen time në familjen Buo nuk bëra asnjë tentativë që të shes asnjë metër nga pjesa ime megjithëse e kam me dokumente me testament me çdo gjë prapë thashë njerëz të mi vëllezër të mi që mund të bëjmë diçka.

Pra testamenti është kthyer në një mollë sherri në familjen tuaj?

Po ça ti bësh tani kur vërshon Irini as Mali Çikës nuk ma merr mëndja nuk i reziston dot.

Mund të na tregoni si qëndron e vërteta pra pronën tuaj dhe pronë në cila është lënë në testament nga nena juaj?

Bëhet fjalë për dy prona njërën që është regjistruar në emrin tim Stefo Bua me numër 9537 dhe një tjetër në emër të nënës time 9567 Nr. AMTP atëherë bëhet fjalë për pronën e nënës time që sot figuron e regjistruar në hipotekore të Vlorës ndërsa që unë timen e kam dhënë 2-3 bizneseve dhe nuk bëhet fjalë për pronën time bëhet fjalë për pronën e nënë time që po e përsëris prapë me dhjetëra herë që e ka bllokuar kunata ime edhe jemi ne procese gjyqësore.

Pra pretendimi i kunatës tuaj është për pronën e trashëguar në testamentin e nga nëna?

Patjetër për testamentin dhe ka hapur një gjyq për të rrëzuar testamentin dhë për të bllokuar pronën dhe jemi në proçese gjyqësore.

Po ashtu zonja Irini ka deklaruar se ka bërë kallëzime penale në prokurorinë e Vlorës ndaj jush dhe institucioneve që kanë të bëjnë me pronat po ashtu edhe për Z.Alket Hyseni, i cili sot është deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, çfarë ka ndodhur me këto kallëzime që Zj. Irini ka bërë kundra jush?

Tani kallëzimet me policinë dhe me prokurorinë e me gjykatën unë kam shumë vite të thashë që mbas vitit 78’ kam filluar me to dhe mbase fati im njërën -tjetrën 2006 – 2005 bëri prapë kallëzim penal për këto tapitë, prokuroria e pushoj çështjen dhe kam dokumente për to të gjitha dhe.

Keni dokumente për këtë?

Patjetër të gjitha me dokumente, mbaj mënd që kryeprokuror atëherë ka qene Petrit Cano se mbaj mënd mire.

Cili ishte arsyetimi i prokurorisë pse e ka pushuar çështjen?

Nuk ka asgjë nuk ka asgjë ne si rracë jemi ligj bindëse, i bindemi ligjit e kështu që nuk mund të bëhet gjë po të shikosh edhe vëllezërit e mi kemi bërë shtëpi kemi investuar shumë lekë në Dhërmi e të gjithë janë me dokumente e asnjëri nga ne nuk ka vendosur një gurë pa lejë ndërtimi.

Zonja Irini gjithashtu në deklarimin e saj thotë se janë grabitur 11.000m2 tokë pronë e fituar nga Ligj 7501 dhe po ashtu kjo grabitje sipas saj  ka ndodhur me ndihmën e Z.Alket Hyseni tashme deputet. A e njihni zotin Hyseni?

Unë me Z.Hyseni e kam dëgjuar si emër, unë këto tokat që mendova të bënim dokumente  zyrës së PP nuk mi regjistroje pastaj atëherë u detyrova ti drejtohesha gjykatës që të mi  hipotekojë tokat se isha lodhur këtu. Me Z.Hyseni e kam dëgjuar si njeri, unë tokat i kam hipotekuar në 2013 e nuk mbaj mënd mire kush ka qenë atëherë në qeveri se nuk merrem, jam njeri i punës dhe seç kanë bërë pastaj ku janë shitur tokat e ku janë tjetërsuar nuk do marrin dorën time kujt ja japin tokën njërën- tjetrën, por unë me ketë njeri dhe e dyta që mund të them nuk di se  s’kisha pse më fal për shprehjen që po ta them nuk kish as pse as ti lëpish Hysenin as njeriut për arsye, pasi tokat i kisha hipotekuar dhe s’kisha pse i lutesha njeriut.

A e keni takuar Z.Hyseni?

Jo, jo.

A keni përfituar nga ndonjë ndihmë direkt apo indirekt nga Z.Hyseni që prona juaj të përshpejtohej në regjistrim?

Nuk e kam bërë atëherë me kupto edhe njëherë nuk e njoh e nuk e di kush është ai tani kam dëgjuar që është deputet i PS, nuk ka lidhje kjo dhe nuk e di a ka qenë atëherë apo jo deputet Hyseni apo ska qenë me një fjalë tokën unë e kam bërë me vendim gjyqi duke ju drejtuar hipotekës, e cila nuk e hipotekoj e kemi dy vendime gjyqe këtu të formës së prerë ku hipotekohet toka.

Cila toke ajo e juaja apo ajo e trasheguar nga nëna?

Edhe e imja dhe ajo e trashëguar nga nëna edhe sot pjesë e nënës nuk është lëvizur asnjë cm figuron 22.000m2  në hipotekë se na ka çuar në prokurori ajo dhe dje pardje kishim 2-3 gjyqe ka hapur gjyqe te tjera.

Deklarimi i kunatës tuaj ka marrë ngjyra politike dhe partia demokratike pretendon se kemi të bëjë me përpara një korrupsioni ku është i përfshire Alket Hyseni si i shikoni këto deklarate të Partisë Demokratike?

Siç të thashë edhe m parë ne si familje nuk merremi me politikë ne jemi që shikojmë punën nuk jemi që rrime kot dhe mëremi me politikë, politikën e bëjnë nga puna e tyre neve jashtë familjes tone dhe ma merr mendja mbase edhe kunata ime do qetësohet edhe toke kemi akoma mbase edhe bashkia do beje ndonjë kërkesë brenda rregullave brenda ligjeve  të shtetit të na japin neve  kështu që edhe ne…toke është.

Ka edhe një pretendim tjetër nga opozita shqiptare që tokën shitur Ilia Takes Partia demokratike thotë se  është  falsifikuar nga ju dhe Ilia, a keni ndërmarrë falsifikim të kësaj prone?

Nuk mund të ndodhë kurrë ajo gjë për arsye se të thashë dhe njëherë që Ilia është një familjari im ka pagëzuar çupën dhe nuk ka mundësi mbaj mënd që ishte një ngatërresë e vogël dhe ai doli me vendim gjyqi i pafajshëm dhe përse përmendet Ilia Taken supozojmë që  pasi kam shitur dhe njerëzve të tjerë madje kam sjell dhe biznese të huaj këtu në Shqipëri dhe e di shumë mirë që kam çuar tek toka mbaj mënd edhe shqiptarë dhe u thosha realitetin që kam probleme me  kunatën time dhe të gjithë tërhiqeshin. Edhe kur e hipotekova tokën vajta i thashë vëllait tim të madh se në jemi familje punëtore të ndershëm me të gjithë vëllezërit e tjerë kam marrëdhënie të mira me nipërit e mi e i thashë hajdeni këtu se toka mund të na iki dhe mund të na tjetërsohet dhe ne s’kishim fuqi që ta ndërtonim por gjithmonë ishte zonja kunata ime në mes dhe nuk mund të hidhnim një hap përpara.

A mendoni se këtë problem të familjes tuaj politika është duke e përdorur për interesat e saj?

Tashme nuk mund të futem në atë logjikë unë  seç mund të bëhet e thashë për mua që neve të na lenë në punën tonë e që ma merr mëndja që do e zgjidhim të gjithë këtë problemin që kemi kështu që larg nesh politika.

Ju vijoni të jeni në proçes gjyqësore për problemin e tokës te cilin ju e keni trashëguar me një testament të lënë nga nëna juaj?

Patjetër edhe sot kunata ime më bredh nëpër prokurori edhe është ajo që thotë taktikash mire punon e ta fus kunatin tim brenda e të jem më e lirë unë me një fjalë të marrë tokën  por një gjë nuk kish llogaritur kunata ime që unë kisha një mik të fortë dhe miku i fortë i imi është ligji mire apo keq edhe fshatarin e favorizoj ai ligji 7501 siç favorizoj edhe kunatën time që i dha një shpi që e shiti ajo dhe mori lekët apo siç edhe vëllait tjetër që i dha  një magazinë që sot i kushton 1 a 2 milion euro edhe gjithë të tjerët edhe fshatarit qeveria i dha një tokë për të jetuar dhe ai.

Do doja ti kthehesha edhe njëherë pyetjes a ka pretendime kunata juaj për pronën tapinë e pare të cilën e dispononi ju dhe familja juaj dhe më pas atë pronë ju e keni shituar a ka pretendime Zj. Irini për këtë pronë.

Nuk mund te futem në mëndjen e saj nuk mund të kuptoj që ajo mund të ketë pretendime për pronën time.

Le të flasim për proceset gjyqësore që janë zhvilluar deri tani ka apo nuk ka pretendime për këtë pronë?

Patjetër që kishte derisa me ka çuar në shkalle të parë për të rrëzuar AMTP time e me ka çuar në shkallë të parë, në shkallë të dytë e zgjati 10 vjet deri në Gjykatë të Lartë.

Pra toka e cila është shitur nga ana juaj është me vendim te gjykatës se lart?

Me vendim gjykatës se larte patjetër

Pra është një prone qe ska probleme?

Dhe zgjati mbi 8 vjet.

Dhe me pas ju e keni shituar atë prone?

Po tani shume me vone shume me mbrapa pra siç ju thashë nuk mund te vazhdoja ne këtë gjendje kush është ai njeri qe rri 35 vjet gjyqeve.

Ndërkohe qe sot qe flasim ju jeni ne dyert e gjykatës jeni ne testamentin e nenës tuaj apo ndonjë tjetër?

Në dyert e gjykatës unë zotni e përpara jam ndjekje penale, perse ca kam bere ne shtëpinë time ka ardhur me 10 here policia çfarë kam bere njeri punëtorë kam familjen time edhe këtu se jam i dashuruar me fshatin dhe ca bere fillova te lodhem u lodha kaq shume e nuk durova ne këtë gjendje dhe fillova te shes pronën tone.

Cili është mendimi juaj pse kunata juaj ka përfshirë  ne këtë histori deputetin Alket Hyseni 

Ma merr mendja sesi funksionon ajo është vështirë kunatës time nga goja është punëtore  si grua patjetër por është e vështire ti dalësh para është shume e rrëmbyeshme siç thash dhe me para Mali Cikës nuk e përballon atë dhe ma merr mendja duke u ndodhur ne këto momente shfrytëzon situatën. Ku di unë nuk jam shume këtu nuk jetoj me këto vetingun, njërën tjetrën do të më fusi mua brenda dhe të përfitojë pronën.

i do veje fundi i kësaj historie sipas jush?

Fundi i kësaj historie e mirë bën që më pyet.  Edhe para ca ditësh 19 e  20 kishin dy gjyqe nja dy te tjera i ka bllokuar që thotë përpara të mbarojë ky procesi gjyqësorë e ato kallëzimet penale mbase e fus brenda që të jetë  e lirë ajo.  Ta thash edhe njëherë më parë që ajo edhe ligji e kishte parashikuar që më mbronte. Tani edhe njëherë që sot nëna ime figuron me 22.000m2 mund të ketë edhe ndonjë mbivendosje dhe tani për arsye se unë nuk mund te merrem me mbivendosjen edhe njëkohësisht Irini më bredh nëpër gjyqe të më fusi ne burg mua si mund te ha luftë me shumë njerëz atëherë jam i detyruar të mbroj veten time dhe të bëhem prokurues dhe njëri tjetër dhe cili është ai prokuror që do më fusi mua brenda që jam brenda ligjit. E  përsëris edhe njëherë dhe ne gjenden civile te 1 Gusht te  91’ familja ka qenë një vëllai im qe ka ikur ne 43’ 44’ qe unë s’kisha lindur që sot edhe ai pretendon ku di unë nga ai vëllai qe 70 80 vjet përpara  që të marrë pjesën ca te them edhe nga nëna ime këto te dy janë. Kisha lindur kisha dhe vëllain kryefamiljarë dhe durova hapa gjyqin për të thjeshtuar punën dhe mbase. Tani po e cilësoj edhe njëherë meqë me the si do vazhdoje.  Unë mendoj meqë nëna ime ka akoma tokë në Dhërmi dhe unë duke qene me ndërgjegjen time në radhë të parë korrekt me veten këtu është toka avash avash hajde të lidhemi me ndonjë njeri ndonjë biznes se s’kemi fuqi për ta ndërtuar atë tokë dhe shuajmë zërat e të gjejmë këtë zgjidhe që edhe ajo që unë prapë siç ndava shpite  atëherë edhe nuk ka rëndësi se tokat nuk do i marrim më vete se dhe vëllezërit  janë me të mëdhenj nga mua.  Janë të lodhur dhe ata  dhe te zgjidhim me qetësinë me te madhe.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

24 komente në “Akuzat për tokat në Dhërmi, flet pronari: Ia shita deputetit Alket Hyseni me vendim gjykate. Kunata ka pretendime për një pronë tjetër”

  1. dano says:

    Po lerini keto perralla ky hajduti deputet ne krye te taks forces i beri presion Stefos se (dihet qe dhe stefua ka fallcifikuar) me jep kaq toke te mos ngaterrohem me hipoteken tende dhe mori 11000 m2 toke po ta blinte kushtonin 1100 000 euro . Kjo vertetohet shume thjeshte me trasaksionet bankare qe skane ndodhur asnjehere dhe ky Stefua ka pagoar 15% tatim fitimi ????

    1. mirel says:

      Jo mo po deputetet dhe doganieret nuk vjedhin. Natyra i ka pajisur me nje talent te vecante per tu pajisur me 11000 meyra katrore toke ne bregdet, ashtu dhe me nga 5 shtepi e siper. Jo si emigrantet e tjere.
      Eshte nje lloj vecorue qe te tjeret nuk e kane..se cfare i thone, nuk po e gjej dot.
      Tani do na nxjerrin dhe banoret e Kines per te deklaruar se ja kane shitur me deshire cdo te mire materiale te ketij punetormadhit .
      Me emra bile.
      Dhe natyrisht, ata as qe do e kene idene fare kush ka qene ne pushtet ne 2013en kur jane bere shitjet.
      Kineze hesapi..

      1. Hoxh Armandi says:

        Ky eshte nje hajdt ordiner. Po pse i ben edivin drama i ndershmi hajdutet deputete?

  2. 1 says:

    Cili eshte gazetari analfabet qe e ka shkruar kete interviste ?!

    1. Shkrim i bukur Llapa says:

      Hahahahhahahha.Po qesh me shume me habitjen tuaj,lol

  3. Lirindesi says:

    Ja e morem vesh qe krisma nuk ka pasur. Madje as kishte nevoje per kete interviste se mjafton fjala e shokut Balla.

    1. mirel says:

      Po patjeter. Cpune kane me krismat 11000 metra katrore toke bregdetare. Me pune emigranti bile. Edhe 5 shtepi, te kene turp njerezit qe i zene me goje..shtepi jane nuk jane keshtjella de.

  4. ASTRIT VETIU says:

    SHIHENI MIRE LIGJIN SA TOKE I TAKONTE KESAJ NENE etj e tj ……………………………SE KETU HAPET KUTIA E PANDORES PER TE GJITHE ME RADHE

  5. Emiljano says:

    Po ci keni keto budalliqe qe shkruani,mjafton ta shikosh kte shokun siper dhe e kupton qe esht nji mashtrues ordiner.

    1. Tarrasi qe ta plasi says:

      Vertet,duket sikur i ka vene syzet vetem per tu maskuar e dukur tjeter njeri .

  6. Elio Gora says:

    Vertet qe na lodhi kjo lloj interviste.Duket se gazetari e ka zbardhur biseden nga diktofoni,por sidoqofte kur pergatitet per botim biseda duhet te trejtohet si duhet,te kuptoje lexuesi per cfare behet fjale.Gjithashtu duhet theksuar se te gjithe shtetasit qe kane probleme me pronat jane te deprimuar nga sorollatjet neper gjukata.

  7. er says:

    Testament i bere ne 1986???

    Ku ka pas noter atehere dhe kush linte testament ne ate kohe?

    Qe ketu fillon mashtrimi.

  8. spata says:

    O shqiptar tru thar qe genjeheni me ligjet e bera nga kryekrimineli Berisha dhe fillostrofi i PPSH Nano . Po a e kin vrar mendjen ndonjehere qe ai pa pron nga Topejani behet pronar ne Vlore ,Dherimi ,Pish Poro e ne gjiun e Lalsit .Nga viti 91 e deri ne 97 te gjithe maloket e Saliut zbriten nga guvat e rrembyen tokat e pasurit me te mira qe ka ky vend .Ishte pikerisht ky ligji famkeq qe ska per tu sheruar ndonjehere Shqiperia nga semundja qe ka zaptuar gjith teritorin . A e dini ju o leshko sa jan vrar per keto prona qe sot birbilosin se i keni me ligjin 7501. Prisni kur tu plasi bomba. Shqiptaret per nje ci qi motren e kthen permbys dhe ska per tu shuar vellavrasja midis tyre .
    Te hiqet jo perkosisht sic u shpre M.Drejtesis por te anullohet e te filloj nga e para se dihen te gjitha . Ta marin vesh politikanet e hajdutet se cfar pronaresh jan .Ket te bej Vetingu dhe do ti shohesh se ku do futen hajdutet e demokracis. Me vjen veshtire te degjoj e shikoj keta politikan e pushtetar te gjith ngjyrave kur ngrihen dhe thon se do ngrem popullin per te ber revolucjon . Revolucjonin e putanave qe lahen ne banjot prej floriri qe ja vodhet popullit . Ngrihu o debil se do mbetesh historikisht skllav i poshtersive te mbrojtura me ligje .

  9. Termeti Athine says:

    Haahahahahahahahahahahhahahahahaha
    Nuk ka burre e grua nene qe e ha ate cfare Stefua ka recituar ne kete interviste.

    Do te ishte turp i madhe nqs kjo farse do te vazhdonte.
    Ky deputet duke pare CW e tij eshte Modeli me i Keq i cili nuk duhet te perseritet kurre ne jeten publike parlamentare shqiptare.

  10. Thanasi qe ta plasi says:

    Lexojeni pak deklaraten e pasurise se Alket Hysenit. Midis te tjerave deklaron se ka marre hua nga shoqeria H&A Legal plot 450.000 euro. Pyetja eshte se kujt i perket kjo shoqeri? Ua them une eshte e Alket Hysenit. H&A = Hyseni Alket

  11. Arben says:

    O komentues qe i dini te gjitha qe njihni hajdutin nga nje foto qe mendoni qe po te kishit ne dore te drejtonit ju vendin cdo gje do ishte shum me mire po vriteni qofte dhe nje moment trurin per ato qe lexoni . Ky fshatari e ka mare token me ligjin 7501 sepse ka qene banor i dhermiut ne vitin 71991 ndersa kunata jo pasi nuk ka qene banore ne kete vit . Ketu mbaron cdo pretendim . Nese e ema ja ka lene pjesen e vet ketij stefos ateher ca dreqin kerkon kjo kunata . Lerini njerzit ti zgjidhin vete problemet e tyre e mos jipni meend per cdo gje . Ky problem duket si mijra e mijra probleme pronash brenda familjes . Se kuptoj pse gjith kjo zhurme pa kuptim . A thua se nuk kemi probleme me te rendesishme dhe merremi me historite se si nje e rrjedhur kerkon prone nga i kunati sepse vjerra nuk donte qe ti jepte prone !!!

    1. Petrua says:

      Sepse historia nuk eshte sic shkruani ju

  12. Boby says:

    Ja keta jane deputetet tane, per voten na genjejne me nje thes me mjelle dhe vete behen pronare tokash. Te mi mbani me kimete, se mezi i kemiiiiii.Popull bageti qe vetem te duartrokasi di

  13. Iliri says:

    Jam nga dhermiu dhe e njoh kete irinin . Eshte i ikur nga mendt e kokes . Mos u merrni me ate . Ajo kur mori vesh qe mamaja e burrit nuk i la toke shkoj dhe i dogji shtepine . E dijne te gjithe kush eshte ajo ne dhermi mos u merrni kot se esht turp per gazetaret

    1. Kadriu nga dhermiu says:

      Po per Spiro Bua a ke degjuar ndonjeher,e sa femije la.Se zoteria thote qe ka vetem nje vella

      1. Xhimo says:

        Sigurisht gjithe Dhemiu e ka degjuar qe ka 11 femije, 6 djem e 5 vajza. Dhe paska dale vetem ky te marri pasurine? Stefo hajduti,,

    2. Xhimo says:

      E njohim po. Zonje grua eshte doni ta nxirrni dhe te cmendur tani? APO, HARROVA .. SJU PELQEN E VERTETA?

  14. Xhimo says:

    Se kuptoj pse e mbrojne disa persona Stefo mashtruesin ? Ju pelqen ta mbroni e te fshiheni prapa gishtit. Ajo ka qene toka e babait te tyre qe ky e mori persiper me fallsifikime. e di i gjithe Dhermiu qe e mori me mashtrime e fallsifikime. Lihej testament ne vitin 86? Toka ishte e babait te tyre e jo e nenes, dhe ai kishte 6 djem, e burra te mrekullueshem. Pse duhet tja linte nena vetem ketij? Pse cdo banori ne Dhermi nuk i takoi 11000 hektare toke me ligjin 7501? Jo se me hyn gje ne pune por shko pyet e do mesosh te verteten. Te denohet per fallsifikimet qe ka bere mashtruesi , se dhe ata femije te prinderve ishin e sju takonka asgje? Virini gishtin kokes e kuptoni te verteten.

    1. Kadriu nga dhermiu says:

      Nuk i heq nje presje atyre qe ke shkruajtur Xhimo.Ate qe se beri turku,Zogu e enveri e ben disa dherminjas si stefo.Konom NANE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *