Balla: Opozita ankohet pse “luftën kundër korrupsionit” ia kemi besuar “drejtësisë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook pas mungesës së kryetarëve të dy partive opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Balla ironizon duke thënë se “Luli dhe Monika ngatërruan sallën e mbledhjes”, duke iu referuar takimit të përbashkët mes krerëve të PD dhe LSI në mesditë.

Reagimi i plotë i Taulant Ballës në facebook:

Kur tre vite më parë dakordesuam me opozitën ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe për t’ia besuar drejtimin e këtij Këshilli opozitës shqiptare, ne kishim parasysh angazhimin e përbashkët se do të mundohemi të arrijmë që të krijojmë në këtë Këshill një mjedis, ku flitet për problemet e mprehta të integrimit, për sfidat e mprehta të shoqërisë sonë dhe të politikës që na imponohen nga procesi historik i integrimit, duke lënë mbrapa derës të gjithë klimën, që në fakt, nuk i përshtatet shumë frymës së integrimit, siç është klima e Parlamentit çdo të enjte.

Por opozita duket se ngatërroji edhe në këtë rast sallën e mbledhjes, siç bëri Luli dhe Monika në pasdrekën e sotme.

Në fakt Genci, Jorida, Flamuri, Petriti, Tritani etj thjeshtë vijuan mbledhjen e PD-LSI, pa ditur se ishin në një takim tjetër. E njejta kasetë.

Opozita flet për kushte dhe mosarritje, kur Komisioni Europian paralajmëron rekomandimin për hapjen e negociatave pa kushte.

Opozita ankohet pse “luftën kundër korrupsionit” ia kemi besuar “drejtësisë”.

Po kujt tia besojmë?!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Balla: Opozita ankohet pse “luftën kundër korrupsionit” ia kemi besuar “drejtësisë””

  1. Amy says:

    MONES DHE LULIT ATA TE DY DUAN EDHE PUSHTET EDHE K PROKUROR !!! TU HAPEN DOSJE KETYRE DY HAJDUTEVE DHE KRIMINELEVE TE KETIJ VENDI, KUJTON MONA ME LUL BASHEN SE JU HAP BARKU POPULLIT PER TA, ! O PIKA QE SJU BIE TE DYVE nUK DINE CFARE BEJNE JANE PA TRU FARE DHE TE PAZOTE PER TE BERE AS OPOZITE JO ME TI VESH TE BEJNE SHTET !!!

  2. Peza says:

    Korrupsionin gjigand e keni ne administraten shteterore,sepse ju nuk doni ta luftoni korrupsionin se i keni mbyllur rruget e denoncimit nga qytetaret.
    Kam nje vit qe ju shkruaj per shkelje ligji,padrejtesi e nga keto vjen korrupsioni,por as kryeministri e as Erion Veliaj nuk e can koken te pergjigjet!
    Mos ia hidhni te tjereve korrupsionin se e keni vete brenda!
    A mund na e thuash pse asnje kryeminister,minister apo drejtor e kryebashkiak nuk ben pritje populli?
    Ky eshte burimi i korrupsionit!

  3. alphade says:

    Z.Balla ! Korrupsionin mos ia besoni Drejtesise por PD dhe LSI-s !
    Sepse po ta marrin ne dore keto dy banda e dine cfare i bejne ko-
    rrupsionit ,bine perseri Llallen ne kolltukun e PP qe ta ndreqe per-
    fundimisht Drejtesine,sic beri keto 5 vjet te shkuara,ku vodhi,beri
    xhambaslleqe, allishverise me te burgosurit, shit e blij si arixhijt e
    Peqinit dhe me kapadaillekun e tij qe te gjithe ne e kemi njohur doli
    edhe kender diplomateve te huaj.Edhe dhi e zgjebosur,edhe bishtin
    perpjete. Zaten hajduterit mbrojne hajdutin. Prandaj PD-ja dhe LSI-ja
    e mbronin deri edhe me shashka lakrimogjene e kepuce Llallen ne
    Parlament sepse i duhej ky hajn per te mbrojtur hajnite e ketyre dy
    bandave. RECI ju pret ! Kot lodheni,dosjet i keni gati ! Jeni kalbur nga
    KORRUPSIONI ……!

  4. Coli says:

    Lere shakate me opoziten dhe shiko qeverine tende qe po takson rrugen e kombit si askush ne evrope. Ky eshte sot problemi shqiptarve, taksa qe te keput ne mes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *