Mbyllet miqësorja Shqipëri-Norvegji me rezultatin 0-1. Të gjithë rastet e ndeshjes me VIDEO

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shqipëria do të luaj sfidën e parë për vitin 2018, duke u përballur në miqësore kundër kombëtares së Norvegjisë, sfidë që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Një ndeshje ku Shqipëria do të kërkojë që të marrë fitoren përballë Norvegjisë, e cila gjithashtu do të kërkojë një rezultat pozitiv në “Elbasan Arena”.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshjeje.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Mavraj, Ajeti, Hysaj, Aliji, Xhaka, Qaka, Ramadani, Roshi, Grezda, Sadiku
Norvegjia: Noland, Svensson, Nordtveit, Ajer, Melind, Odegaard, Henriksen, Joanseen, Mohamed Elyuonusi, Tarik Elyuonusi, Johnsen

Thoma Strakosha shpëton mrekullisht Shqipërinë nga goli i dytë

GOL! Norvegjia shënon golin e avantazhit me anë të Rosted që na ndëshkon me anë të një gjujtje me kokë duke mposhtur Strakoshën

Minuta 68′, Të pafat kuqezinjtë Ajeti dhe Xhaka që krijon dy raste të rrezikshme, por pa e dërguar dot topin në fund të rrjetës

Minuta 65′, Andi Lila tenton të vëndosë në rrezik portën kundërshtare përmes një goditje nga distanca, por që përfundon jashtë kuadratit

Minuta 56′, Kundërpërgjigjet menjëherë Norvegjia me Elyuonusi që sërish i vetëm përballë Strakoshës ndalet mjeshtërisht nga gardiani kuqezi

Minuta 52′, Vjen rasti i parë i rrezikshëm për Shqipërinë dhe është Armando Sadiku që fiton duelin ajëror me mbrojtësit norvegjez, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me tranversën

Minuta 49′, Elyuonusi krijon një tjetër rast të rrezikshëm në këtë pjesë të dytë. Një goditje e tij brenda zonës që po shkonte drejt portës ndalet fatmirsisht në trupin e Ajetit

Minuta 29′, Sërish një rast i artë për ekipin e Norvegjisë me anë të Elyuonusi i cili godet brenda zonës, por pret mrekullisht Strakosha

Minuta 3′, Norvegjia krijon rastin e parë të rrezikshëm me anë të Johnsen i cili përfitoi nga një gafë e Ajetit dhe i vetëm përballë portës godet jashtë

Ekzekutohet himni Kombëtar në “Elbasan Arena”, nën një atmosferë jo dhe shumë entuziaste për shkak të numrit të pakët në stadium

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Mbyllet miqësorja Shqipëri-Norvegji me rezultatin 0-1. Të gjithë rastet e ndeshjes me VIDEO”

  1. Suksese ne futboll te pakten says:

    Urrra,he he he he, ma nfund…!

  2. Ilda silikonistja says:

    He çuna a u nxefet

  3. Turi says:

    Mos qe strakosha u turperuam fare.

Lini një Përgjigje te Suksese ne futboll te pakten Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *