Sinemati analizon humbjen e Kombëtares: Po vazhdohet me qoka, përrallat e drejtuesve të kombëtares na mbështeten dhe nga ekrani!

27 Mars 2018, 16:23Sport TEMA

Gazetari i njohur sportiv, Gëzim Sinemati, ka analizuar disfatën zhgënjyese që Shqipëria e Panuçit bëri mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena” duke u mposhtur nga Norvegjia me shifrat 0-1.

Një lojë që linte shumë për të dëshiruar nga ana e kuqezinjve, ku që të gjitha repartet ishin në një ditë të keqe.

Sinemati u shpreh se trajneri duhet të jap llogari për lojtarët e futur në formacion pasi sipasi tij ai ka fillur të bëjë “qoka”.

“Jemi mësur gjithmonë që ta faturojmë faturën tek lojtarët e rinj ose tek ata që kanë pak minuta. Por sot (dje) kryesonin lojtarët me përvojë në listën e gabimeve. Është gabuar nga veteranët dhe nuk ke pse i vë gishtin lojtarëve të rinj. Për ata lojtarë që ka futur në mesfushë ai duhet të jap llogari sepse kam përshtypjen se vazhdon qokat. Nëse ne marrim lojtarë që nuk bindin që në fillim dhe me lojë treguan se nuk e meritojnë Kombëtaren duhet ta themi hapur sepse kemi shkuar 50 vjet mbrapa”, u shpreh Sinemani në emisionin “Proçesi Sportiv”.

Ndërkohë, ai ka kritkuar dhe mënyrën se si disa gazetarë kërkojnë që ta tregojnë ndryshe disfatën përmes  komentimit direkt të ndeshejs, duke dashur që të anashkalojnë sa më shpejt këtë humbje.

“Dëgjova dhe përallën që tregohet nga ekrani që po bënin presing ata. Jo, ne bëmë gabime të mëdha që i jepnim mundësinë atyre që të na mbanin atje. Kam përshtypjen që ne mirë që na tregojnë përalla përpara ndeshjes drejtuesit e kombëtares, por vazhdon përalla dhe nga ekrani. Ta tregojnë keq ndeshjen. Nuk ishte presingu i atyre, ishte merita jonë që i bënim dhurata atyre”, dekalaroi gazetari i njohur sportiv.

Një fakt i mëse i vërtetë, duke dituar se si disa komentatorë që më shumë bërtasin se sa komentojnë ndeshjet, kërkojnë që të manipulojnë përmes ekranit opinionin sa herë pëfaqësuesja kuqezi bën humbje të rënda.

Dhe kjo bëhet për të mbrojtur drejtuesit e FSHF-së, pasi më shumë rrinë në dreka dhe darka me presidentin e Federatës, Aramndo Dukën, që na i sjellin suksesit e tij si diçka të jashtëzakonshme, ndërsa disfatat e tij kërkojnë t’i kalojnë me vetëm një fjali.

Dhe nuk kanë faj, pasi me të tilla servilizma duhet që të mbajnë vendet e punës. (TemA)

2 komente në “Sinemati analizon humbjen e Kombëtares: Po vazhdohet me qoka, përrallat e drejtuesve të kombëtares na mbështeten dhe nga ekrani!”

  1. Shako says:

    Legenat si shakohoxha vetem gojore din te bejn

  2. shqip says:

    E kush nuk do qe te fitoje kombetarja . Kush flet shqip , kujt i ka bere koka bam ne ate toke , te gjithe deshirojme nje kombetare te denje e kompetitive . Por nuk varet nga Panuçi . Jo e jo nga Duka . Ai eshte aty per te bere para . Po edhe mos ishte Duka , nuk ndryshon gje . Ne patem nje moment historik . Per Here te pare garuam ne nje Europian . Po kush rri me kembe ne toke , e kupton qe kjo ishte nje ngjarje sporadike . Nuk eshte rrjedhoje e nje tradite , e aq me teper nje investimi . Futbolli nuk eshte i perveçem kur flasim per parametra zhvellimore te nje vendi . Sporti ne teresi eshte ne sinkron me zhvillimin e degeve te tjera te ekonomise , arsimit , shendetsise etj . Gjerat Jane te lidhura . Qe te kesh futboll , nuk te mjaftojne 11 lojtare qe luajne jashte . As nje trajner i huaj qe konkretisht vetem sa merr parate . Se asgje nuk ndryshon . Shtetet investojne per sportet . Ne mezi beme dy stadiume gjysem funksionale . Asnjeri i mbuluar . Kampionati yne eshte nje nder me te dobetit nga niveli . Nuk flas per pagat . Fushat dhe ambientet nuk kalojne as parametrat me te ulet qe vendos UEFA . Analistet mund te rrine me ore e me vite Duke diskutuar . Por ne thelb nuk ndryshon gje . Thene pa doreza ; ky futboll qe luhet sot ne super lige , eshte shume larg edhe me kampionatet e para 90es . Vende si Islanda vetem fale investimeve Kane bere hapa ne futboll . Sot te luash kunder tyre , nuk eshte e lehte edhe per shkolla tradicionale futbolli . Investim , investim , investim . Qe nga komplekset sportive , te stadiumet komode e moderne . Ku spektatori ta shohe ndeshjen i mbrojtur nga shiu e dielli . Ku atmosfera Brenda te jete spektakel . Jo beton , nje drejtkendesh me bar , dhe 22 qe vrapojne pa intelekt . Per sa kohe do Kemi qeveri qe s’kane vizion per sportin , as Duka , as Panuci , po edhe Murinjo te vije , nuk ndryshon gje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje