DASH mirëpret “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari mes liderëve më të rinj botërorë

28 Mars 2018, 21:21Sociale TEMA

Drejtuesi i Fondacionit ‘Fundjavë ndryshe’, Arbër Hajdari ka marrë pjesë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Drejtuesi i nismës “Fundjavë Ndryshe”, është ftuar në Uashington nga Departamenti i Shtetit si një prej liderëve më energjikë dhe më të rinj botërorë që ka institucionalizuar kauzën e tij.Sot në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington DC”, shkruan Hajdari në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Ky takim cilësohet si një nga eventet e nivelit të lartë në të cilën janë ftuar 6 drejtues të rinj nga disa vende të botës që do të institucionalizojnë kauzën e tyre. Të rinjtë e ftuar nga DASH janë nga Shqipëria, Australia, Bangladeshi, Izraeli, Libani dhe Afrika e Jugut.Fondacioni bamirësisë “Fundjavë Ndryshe” ka ndryshuar jetën e qindra shqiptarëve që ishin në varfëri të skajshme. Vetëm një javë më parë janë ndërtuar në kohë rekord tre shtëpi dhe ka lumturuar tre familje që ishin lënë në mes të katër rrugëve nga institucionet shtetërore.

Kush është i riu që u përzgjodh nga Departamenti Amerikan i shtetit?

Arbër Hajdari drejtori ekzekutiv i “Fundjavë Ndryshe”, një nismë të cilën e ndërmori teksa ishte student, rreth dy vjet më parë, duke vendosur të ndezë një dritë shprese për familjet e varfra në Shqipëri.Bashkë me miqtë e tij ai arriti të mbledhë sa më shumë njerëz pranë vetes, të gatshëm për të ndihmuar të tjerët, duke u kushtuar atyre një fundjavë.

E gjitha nisi si një nismë personale e një studenti, i cili duke parë nevojat e shumta, vendosi që ta bëjë publike për shkak të pamundësisë për të ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë.

Nisma e tij u përhap përtej kufijve, deri tek shqiptarët në Amerikë, që vendosën të kontribuonin duke ndihmuar familjet e tjera shqiptare që vuanin në varfëri ekstreme.

Emri i Arbër Hajdarit është tashmë i pandashëm nga nisma e tij, e cila startoi më 27 tetor të vitit 2015, duke u dhënë shpresë dhjetëra e dhjetëra familjeve shqiptare në nevojë.

Në rreth dy vite të kësaj nisme, asnjë strukturë shtetërore apo organizatë nuk iu bashkua “Fundjavës”, e cila zgjodhi t’u përkasë atyre për të cilët u krijua.

Për gjithë kontributin e saj, vitin e kaluar ish-presidenti Bujar Nishani e vlerësoi “Fundjavë Ndryshe”, “Për merita të veçanta civile”, si nismën më të madhe të bamirësisë në të gjithë Shqipërinë.

2 komente në “DASH mirëpret “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari mes liderëve më të rinj botërorë”

  1. Lushnja says:

    Te lumt Arber je nderi i kombit nje shembull e vertet krenarie ! Jo si Saimir Tahiri trafikant droge Elvis roshi trafikant femrash e pordhunues e Edi rama me vellain Olsi Rama trafikant kokaine- meriton respekt nje cun i ri me kete prirje bemirese .. se shteti veq po i grabit per dite kete popull.. me i ble vila e pallate qeveritareve si psh Elisa SPIROKARI AJO HAJDUTE EDHE DILDO’t i blen firmato

  2. alphade says:

    Thjeshte : bande hajdutesh,me ne krye kryehajnin ish- president uloku ! MERDA !
    Sikur vertete t’i njihte Amerika me ke ka te beje do te hidherohej thellesisht .Ky,
    keta jane thjeshte mashtrues,dallaverexhinj : “The same father,the same son” !…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje