"The Balkanista", blogerja e njohur angleze: Ju njoh me shqiptarët, zinxhirë floriri, gëzofë rozë, makina të shtrenjta, 15 kafe… mos u çudisni

28 Mars 2018, 10:42Sociale TEMA

Një bloggere e njohur angleze, e quajtur Alice Ophelia Taylor i ka dedikuar një hapësirë interesante vendit tonë, ku edhe prej disa kohësh jeton.

Në artikujt e saj, ndër të tjera ajo ndalet në promovimin e turizmit, vlerave, apo kulturës sonë, por me mjaft mjeshtëri edhe ironizon disa fenomene tipike shqiptare.

Duke e nuhatur disi temperamentin e shqiptarit, por edhe si për të na thënë që të mos e marrrim shumë seriozisht çka radhit më poshtë, në hyrje të artikullit, gazetarja sqaron: “E kuptoj se, si një e huaj gjendem në një pozicion “të rrezikshëm” kur postoj të tilla shaka.

Por ju lutem, mos harroni që unë e dua këtë vend dhe shqiptarët dhe të gjitha këto janë vetëm për argëtim”.

Sipas bloggeres, nëse të huajt do të vizitojnë Shqipërinë, do të njihen me këto “vese” tek shqiptarët:

1.E para, do të shihni sesi dekorimet e Krishtlindjeve vazhdojnë të jenë dhe që në toplistat e bareve dëgjohen këngët e vjetra të Krishtlindjeve. Kjo të paktën deri në muajin mars.

2.Dikujt që nget një makinë Smart, i nevojiten dy hapësira për të parkuar.

3.Uniforma jo zyrtare e dimrit është xhup me kapuç leshi. Kjo si për meshkujt, ashtu edhe femrat?

4.Është shoqërisht e pranueshme të pini 15 kafe para mesditës.

5.Pihet raki përpara mesditës?

6.Konsiderohet lëvizje e gabuar, nëse rrini dhe shikoni dikë pa e njohur për më shumë se 1 sekond?

7.Është gjë e mirë të jesh patrioti më i madh në botë, por njëkohësisht i dëgjon duke planifikuar largimin nga vendi drejt Britanisë, Kanadasë, Amerikës, Gjermanisë.

8.Autobusët lëvizin vetëm kur ua ndjen atyre.

9.Është e zakonshme t’i shihni burrat të ecin krah për krahu?

10.Teksa jeni ulur në urban, dikush pranë jush vjen duke mbajtur në dorë 5 pula të lidhura e të gjalla.

11.Është normale që nëpër dyqane, kancelari, madje edhe tek kasapi të gjeni të tregtuara çanta Louis Vuitton (stock, ose të fundit).

12.Ngjyrat e semaforit ndryshojnë në varësi të opinionit të gjithsecilit?

13.Shenjat rrugore janë opsionale?

14.Është normale që të panjohurit t’ju qerasin me raki (apo kafe) kur jeni i huaj dhe më pas t’u mbetet qejfi, nëse nuk pranoni?

15.Do të përfundoni duke bërë shokë nga shtete që as e dinit se ekzistonin.

16.Karkalecat krudo janë pjesë e një diete të përgjithshme.

17.Është normale që teminat, zinxhirët floriri, gëzofët rozë, lëkura, të vishen gjatë ditës, madje edhe në zyrë.

18.Duhanpirja është ves më shumë i pranueshëm, sesa i papranueshëm.

19.Shprehja “avash-avash” do të bëhet “matra” (shprehî) juaj.

20.Do të shihni super makina gjatë një dite të zakonshme në Shqipëri, sesa gjatë një viti në Londër.

21.Do të tërhiqeshit në mësimdhënien e gjuhës angleze nëse jeni një folës amtar anglez. Pavarësisht nëse doni apo jo, kjo do të ndodhë… kështu që është më mirë ta pranoni atë dhe ta merrni përsipër.

22.Mbani gjithmonë ushqim me vete për qentë endacakë, në mënyrë që t’i ushqeni kudo që t’i hasni?

23.Nëpër lokale, bare, klube vendoset muzikë që nga Pitbull, Jon Bon Jovi, Noizy, Leonard Cohen e deri tek muzika popullore shqiptare.Pa organizim.

24.Do të përndiqeni nga fëmijë që lypin, që mbajnë fëmijë më të vegjël në krahë (në rastin konkret kukull) e që do t’ju ndjekin duke ju kapur pas krahu vetëm pse i the jo.

25.Nuk duhet të bëni plane konkrete, nëse do ju duhet të përdorni transportin publik, sepse nuk ka orar as të nisjes, as të mbërritjes, kështu që planifikimi 12 orë përpara për kudo që do ju duhet të udhëtoni (jashtë kryeqytetit) nuk është ide e keqe.

26.Dëgjoni një zhurmë në mbrëmje dhe nuk jeni i sigurtë nëse ishte e shtënë arme, thjesht një fishekzjarr, apo vinte nga makina.

27.I gjithë biznesi dhe jeta sociale, si dhe porositja e picave, rezervimi i një taksie, ankesat për shërbimin e internetit, apo blerja e një laptopi të ri, drejtohet nëpërmjet WhatsApp-it.

28.Është “normale” të keni 1, apo 5 armë.(The Balkanista)

 

 

12 komente në ““The Balkanista”, blogerja e njohur angleze: Ju njoh me shqiptarët, zinxhirë floriri, gëzofë rozë, makina të shtrenjta, 15 kafe… mos u çudisni”

  1. Moisi Golemi says:

    Pordhë me rigon per lexuesit “europianë”. Dhe akoma më keq kur sheh gazetarin analfabet shqiptar, që vendos pikëçuditese në fund të fjalive dëftore.

  2. pro says:

    ..spiune sociale..jo 300 euro si disa..politik !!

    1. Janullatos arxidoglyftis says:

      Hahahahaa

  3. vlora.vlora says:

    NE DY TRE PIKA PAK E EKZAGJERUAR ,TE TJERAT ME VEND , DO TE BEJA VETEM NJE VEREJTJE QE SE KE PERMENDUR ,,,HAROVE QE 80% JANE FSHATARE DHE MBASE TE GJITHA KETO PIKA NUK DO EKZISTONIN

    1. leon says:

      Vlora, Vlora, ke shume te drejte sepse qytetet tani kane me shume katunare se qytetare. Kete gje anglezja nuk e di.

  4. kashi says:

    kjo jane dhe arsyet te shkosh ne shqiperi
    dhe jo te rrish ne angli neper shi, ne stres, ne trafik , ne njerez qe mendojne vetem per vete, rugica qe vin era hashish, hotele te qelbura te londres
    te hesh vetem patate me peshk, njerez sarkast, etj etj

    1. Arben says:

      Avash njecik o kashi. Po krahason popullin me me nivel ne bote (UK) me nje nga popujt me pa nivel ne bote(ne). Varja cfare shkruan blogerja. Mos fluturo me presh e te fillosh te besh krahasime qe nuk behen.

  5. kunji says:

    Keshtu jetohet ne vendin me te varfer ne Evrope por keni harrusr markat e telefoneve sepse i mbajne dhe nxenesit e shkollave fillore.

  6. Deni says:

    Ik moj pirdhu….

  7. . says:

    …. Po, po, po, po …. shume e vertete
    Te gjithe keta te pakulture dhe pamesuar me “pune” … jane provinciale, katundare dhe maloke qe zbriten ne qytet me arme dhe kazma ne duar shkaterro dhe zabto shtetin …
    Erdhen ne Tirane perqeiejf dhe jo per t’u kulturuar … cdo gje qe shohin kerkojne t’a imitojne edhe pse nuk dine nes behet kaq shpejt, i shkon apo dine si te veprojne … te gjithe injorante qe Sali Bisha i lejoi te shkaterronin, gjoja shkolla me Diploma falco … 15 kafe ne dite … ha,ha, ha,ha …. RRUMPALLE

    1. pika. says:

      Vertete qeke Pyke o .

  8. gora says:

    Keto Jane konsume per te mbushur gazetat qe skane te shkruajn,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje