"Ferri nuk ekziston", Vatikani sqaron deklaratën e bujshme të Papa Françeskut

30 Mars 2018, 17:18Lifestyle TEMA

Vatikani ka mohuar se Papa Françesku i ka thënë një gazetari të njohur italian se “nuk ka ferr”.

Citimi është bërë në një artikull në gazetën e përditshme të Italisë, La Repubblica.

Por, Vatikani ka thënë se “asnjë citat” në artikull “nuk duhet të konsiderohet si transkriptim i besueshëm” i fjalëve të Papës.

Sipas Vatikanit, artikulli është bazuar në një takim privat që Papa ka pasur me themeluesin e gazetës, Eugenio Scalfari.

Doktrina e Kishës Katolike e afirmon ekzistencën e ferrit dhe përjetësinë e tij.

Sipas kësaj doktrine, shpirtrat e mëkatarëve zbresin në ferr, ku vuajnë “zjarr të përjetshëm”.(rel)

5 komente në ““Ferri nuk ekziston”, Vatikani sqaron deklaratën e bujshme të Papa Françeskut”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Ne kete bote qe jetojme , njeriu mundohet te zevendesoj perendine ne menyre te gabueshme, por do te ndeshkohen nga perendia per qe manipojne.

  2. Harillaqi says:

    Kushe ka qene ne ferr,dhe erdhi e na tregoi si ishte atje? Me mire pyesni Dante Aligerin.

  3. degelisi says:

    Ka dy kategori njerzish qe “besojne” se Ferri egziston
    Katehoria e pare jane trushplaret nga feja qe nuk kane njohuri te mjaftueshme per shkencen dhe qe nuk lexojne ose nuk kane shkollim te mjaftueshem

    Katehoria e dyte eshte e shkolluar dhe e zgjuar por zguarsine e perdorin per te mbajtur ne erresire kategorine e pare. Nje pjese e mire e kategorise se dyte e perdorin fene per tu pasuruar ne lurrixe te kategorise se pare

    Ferri dihet te egzistoje ne kete bote per vrasesit, ata qe merren me tregetin e vajzave per prostitucion, per droge dhe hajdutet

    Te gjitha besimet fetare jane pjelle e njrezeve te zgjuar per te mashtruar dhe kontrolluar njerezimin
    Feja eshte erresire dhe ka qene dhe mbetet shkaku kryesor i konfliketeve ne bote
    sa me shume te besosh ne fe aqe me injorant dhe i varfer mbetesh ne jete

  4. d.didani says:

    Te mbrosh dogmat e fese ne kohen e internetit nuk eshte e lehte….Feja duhet te gjej menyra te tjera predikimi.Nuk mund te flasish njelloj sic flitej 1000-1500 vjet me pare.Tani edhe kalamanjte 2-3 vjec ,perdorin smart fonin!

  5. Pellazgos says:

    Ferri egziston, se egziston Republika e Vatikanit me ambasadore,me spiune te quajture “misionare” per qellime te tyre ekspansioniste te mbeshtetura nga politikat perendimore si vazhdim i Romes se gladiatoreve.
    U japin edhe cmime “Nobel” qe te realizojne qellimet e tyre ne emer te “Zotit” ne vende pa krenari,pa identitet thjesht protektorate.
    Une di qe Zoti eshte respekt dhe si i tille nuk duhet abuzuar ne Emer te Tij.
    Lind pyetja,cpune kane qindra “misionare” katolike ne jug te Albanistanit dhe duke shfrytezuar gjendjen e ture sociale ekonomike po i “sherojne” dhe i pagezojne?
    Ku eshte respektimi i te drejtes se Besimit?
    Apo atje eshte si Hani i Stavros qe ska shtet.
    Ferri egziston tek injoranca dhe barbaret qe dogjen kush tha qe Toka rrotullohet dhe mijera te tjere qe paten guximin dhe detyren e Zotit te hiqnin erresiren e kesaj semundje arabe te Mesjetes,ne “emer” te Zotit si gjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje