Flakët e Kalimashit si alibi e “mbrojtjes” së biznesit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Prej së shtunës, kur disa qindra kuksianë të revoltuar i vunë flakën traut që i detyron shqiptarët e të dyja anëve të kufirit, të paguajnë një takstë super të shtrenjtë dhe të katërfishtë, po ravijëzohet një kryqëzatë absurde gjoja në mbrojtje të biznesit.

Kryqëtarët e saj, herë njerëz të respektueshëm (edhe kur nuk je dakord) për bindjet e tyre tek liria dhe tregu, herë sharlatanë që i vetëofrohen paguesit më të parë, po lëshojnë një kushtrim: “Merruni me politikën, s’keni punë me biznesin”.

Pas kësaj fushate perfide ka një keqkuptim që për disa mund të jetë naiv dhe për të tjerët malinj. Sepse, në mënyrë tinzare, duke dashur të bëjë mbrojtjen e tyre, ajo do t’i fusë të gjithë biznesmenët e këtij vendi në thesin e mëkatarit.

Në fakt nuk është kështu.

Kritikat publike të artikuluara prej kohësh nuk janë bërë kurrë për ato biznese që thjeshtë kanë parë punën e tyre.

Askush nuk ka dëgjuar më parë të anatemohet kooprerativa e Xarrës që kultivon dhe shet mandarinat e saj.

Askush nuk ka lëshuar as edhe një aludim të vetëm, qoftë për prodhuesit e djathit Gjirofarm, qoftë për atë të sallamit EHV.

Në të kundërt në syrin e ciklonit kanë qenë të tjerë, ata që përfitojnë nga paratë publike. Ata që marrin trojet abuzive të ndërtimit, ata që zhvasin me koncesionet absurde, ata që janë futur në skemat kriminale të PPP dhe japin oferta të pakërkuara për projektin 1 miliardë euro.

Në këtë kategori hyjnë edhe ata oligarkë që ndryshojnë ligjet në favor të tyre, që komandojnë qeveritë që të ulë tarifat dhe taksat për bizneset e tyre, që paguajnë me para në dorë për të krijuar pabarazi në treg.

Tani pyetja që shtrohet është: a duhen ruajtur, mbrojtur, konservuar edhe këta të fundit me parimin e “mbrojtjes së biznesit”?

A duhet të biem pre e mendësisë sipërfaqësore: “faji është vetëm i qeveritarëve që kemi votuar dhe s’kemi punë me njerzit që i paguajnë, i influencojnë apo i përdorin si lolo ata?

Unë mendoj se jo.

Të përdorësh logjikën “lëre biznesmenin, merru me politikanin” është njësoj sikur në 21 janar të thoshe mos u merr me gardistët, po me kryeministrin; sikur për vjedhjet e drejtorëve të LSI-së të nxjerrësh nga goja justifikimin absurd: “ç’faj ka ai i shkreti, për partinë i donte paratë”, sikur për policët që favorizuan trafikun e hashashit të përdorësh alibinë: “I bindeshin urdhrave të Tahirit”.

Të gjithë ata janë fajtorë sepse kanë pranuar të jenë pjesë e një skeme kriminale.

Po kështu janë edhe ata oligarkë, që në bashkëpunim me qeverinë po ndikojnë që borxhi i vendit të thellohet, që po lobojnë që praktika tashmë të kritikuara ashpër nga Banka Botërore, FMN, BE të thellohen dhe më tej.

Sot, pas akteve të Kuksit që njësoj si Rama edhe zarat e oligarkëve i quajtën “vandale”, këta të fundit ngritën alarmin se kjo klimë mund të trembë investitorët e huaj.

Po, a dinë të thonë ata se ç’investitorë të huaj kanë ardhur deri tani në vend, ku megjithëse ka pasur qetësi, është krijuar një rreth vicioz mes një kryeministri që shpërndan çdo pronë publike pa tender dhe pa garë dhe disa “biznesmenëve” që ndajnë paratë dhe korrin frytet e kësaj padrejtësie?

E pra klimën e biznesit në vend nuk e prish as kritika ndaj oligarkëve, as dhe denoncimi i aferave të tyre. Në të kundërt sa më i fortë të jetë presioni kundër kësaj marëdhënieje okulte, aq më shumë shpresë ka për të ardhmen.

Natyrisht, ky konkluzion nuk ka vlerë për sharlatanët që paguhen me para në dorë nga përfituesit e pushtetit të Ramës, por ai mund të jetë pjesë e një debati serioz me ata idhtarë fanatikë të tregut, që në emër të bindjeve të tyre, fusin në të njëtin thes biznesmenët e ndershëm bashkë me ata që shërbejnë si ingranazhe të një mkanizmi kriminal.

Për ta pyetja është e thjeshtë: A mund të mbrojë një njeri që beson tek liria ekonomike, tek konkurenca dhe vetëfunksionimi i tregut, atë pjesë të biznesit që për përfitimet e saj është bërë palë me shkatërruesit e këtyre vlerave?(lapsi)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Flakët e Kalimashit si alibi e “mbrojtjes” së biznesit”

  1. star says:

    nuk tu mbyll bucja ty mor m..

    1. Albani says:

      Heren e pare mallkova dhe une ashtu si e shtronte ceshtjen,mirepo tani eshte ne thelbin e problemit po ta lexosh.
      Rama nuk duhet te puthet buze me buze me investitoret shfrytezues,por te krijoje shtet social qe mbron punetorin,individin.
      A nuk eshte kabineti Rama qe ne emer te berjes shtet vetem ve gjoba dhe taksa?
      A u ulen cmimet e ilaceve kur I uli TVSH-ne,apo shtoi normen e fitimit te kontraktoreve
      A hiqet Tvsh-ja per pijet energjike,dhe nuk ja heq ose ul energjise,miellit qumeshtit.I heq TVSH-ne redbullit…..,noormalisht qe favorizon oligarkun importues,dhe e shet per merite dhe fitore Rama,I cili ose eshte budalla ose ben popullin budalla,qe me thene te drejten eshte jo pak,dhe ya dish nuk u ulen cmimet e pijeve ,por monopolisti rriti fitimin sepse tani fut ne xhep dhe ate qe do te derdhte ne shtet.
      Rama po ben seks dhe dashuri me Oligarkine biznesmene,por absulotisht nuk duhet te rishpresojme tek Ruso-Serbo-Greket,Berishe,Bashe,Mete

  2. Tarrasi says:

    O Ju ndjekes dhe komentus te rregullt,lexoni me kujdes analizat e ketij analistit dhe vlersojini ato,se ky nuk eshte bythe lepires,nuk eshte as trap,prarate ky i ka fituar me ndershmeri dhe pune,ky nuk i sherben kerkujt,vetem po mundohet qe ti dale zot ketij populli,pra vlersojeni se ky eshte anal~ist

  3. Juglindori nga Korça says:

    Andi Bushati . Ky eshte personazhi me negativ i kazanit mediatik , ky eshte “balle kazani” . Dhe a e dini se pse ? Arsyeja nuk eshte ajo , qe ky pjelle e bllokut byroist , nip i njerit prej korifejve te komunizmit shqiptar Hysni Kapos e Vito Kapos , na paska ndryshuar botkuptim , na qenka bere demokrat i flakte , antisocialist e antiramist , qe na prezantohet si me i ashpri kritik e urryes i pa krahesushem i qeverise socialiste . Jo , e verteta e ketij zorzopi bythelepires eshte kjo : Neqoftese ky pizeveng , do te ishte nje gazetar i majte , do te kishte mbaruar karieren gazetareske brenda disa muajsh , sepse , i madh e i vogel , do t’a sulmonte e do t’a masakronte per prejardhjen e tij flake te kuqe , keshtuqe , duke qene pak i zgjuar dhe i mirekeshilluar ky zarbanik , jashte vullnetit dhe deshires se tij , zgjodhi qe te luaje rolin e djalit plangprishes . Ky mashtrues i keq , perfitoi vertet nga rruga qe zgjodhi , askush nuk i kujton gjysherit e tij , askush nuk dyshon ne “sinqeritetin” e tij kunder se majtes , askush nuk e ve ne diskutim faktin , se nga vjen ky pinjoll bukeshkale . Eshte e njejta gje , sikur i nipi i Enverit e Nexhmies djali i Pranveres , te behet mik i Sali Berishes dhe antar i PD-se e te diskreditoje e masakroje gjysherit e tij . Ja , kete po ben ky morr i kuq , i quajtur Andi Bushati .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *