22 euro taksë në ditë, historia e një protestuesi në "Rrugën e Kombit"

3 Prill 2018, 21:46Sociale TEMA

Një nga të arrestuarit e protestës së 31 marsit në Kalimash është edhe Lefter Rexhmati. Familja e tij ka 5 vjet që jeton në Kukës.

Poshtë pallatit është furgoni i Lefterit. Ai punonte prej tre vjetësh duke bërë transport udhëtarësh Kukës-Tiranë, një rrugë në ditë. Lefterit i duhej të paguante 22 euro në ditë sipas tarifave të vendosura nga kompania koncesionare.

“I kushtonte 30 mijë lekë Lefterit që të linte tek sporteli që ishte vendosur atje. 1 milionë shkonte në muaj. Ai nuk merr aq dhe si do ta përballonte. Një ditë kishte punë, një ditë jo. Vjen edhe pa lekë në shtëpi, ka sjellë edhe vetëm 1 mijë lekë”, thotë Servetja, gruaja e tij.

Në familjen e Lefterit presin gruaja dhe tre fëmijët. Gresi është 9 vjeç, Andrea 2, dhe vajza e madhe Sihana 12 vjeç, e paralizuar, e shtrirë në krevat në gjendje vegjetative.

“U lutem që Lefteri të vijë tek fëmija i vet, boll ta ledhatojë atë, se ajo nuk jeton dot pa ndihmën e babait të vet”, tregon ajo.

Vajza e paralizuar merr pagesë invaliditeti që bashkë me kujdestarinë e të ëmës bëjnë 260 mijë lekë të vjetra në muaj.

“I gjithë Kukësi u ngrit, jo vetëm Lefteri! Lefteri nuk është terrorist. Isha edhe unë me gra të tjera! Lefterin e kam parë vetëm në televizor që ishte me gjak”, rrëfen ajo.

Servetja thotë se bashkëshorti flinte në furgon nga frika mos ja vidhnin. 44-vjeçarja tregon momentet kur policia erdhi për t’i arrestuar bashkëshortin.

“U ngrita dhe në derë po trokisnin pak në orën 3:30 të mëngjesit. Kur e hapa derën ishte një civil i gjatë që hyri brenda dhe kishte të tjerë të zinj, nuk dukeshin si njerëz. Ishin 7-8 vetë! E arrestuan në makinë”, thotë ajo.

Vajza e paralizuar duhej çuar në spital një natë më parë.

“Nuk e çoj dot se është larg dhe nuk di çfarë t’i them shtetit! A ka shtet për ne?!”, rrëfen më tej ajo.

Gruaja është gjithë sy e vesh në televizion për të dëgjuar se çfarë do të bëhet me fatin e bashkëshortit të saj.

“Ndjekim lajmet që të shohim se si do të vendoset për këta që u arrestuan jo për politikë, por për ekonomi”, thotë ajo.(TCH)

25 komente në “22 euro taksë në ditë, historia e një protestuesi në “Rrugën e Kombit””

  1. Askush says:

    Zotëria do e paguante vetëm nëse kalonte, dmth vetëm nëse è kishte furgoni plotë. Duke e pasur plotë do të thotë që punon. Pastaj pse ushtroi dhunë, prishi a dogji ky zotëria??? Ka një thënie në Itali ” chi semina vento, raccoglie tempesta”. Kush mbjellë erë, mbledh fortunë.

  2. adi says:

    O zonje halli jot eshte shume i madh.
    Po nuk mund te krahasohet me hallin e ed rames qe i duhen ca miliona € me shume.

  3. Vedat Shehu says:

    Lefterit nuk i takon te ballafaqohet me policine. Protesta behet me fjale dhe me xheste, parrulla te shkruara, por jo me zjarre e shkarim ne prani te policise qe ruan rendin dhe objektet.

    1. Boby says:

      Po familja me çfare mbahet me xheste dhe parrulla. Ka njerez qe punojne per buken e gojes dhe nuk ja dalin dot. Nuk eshte menduar mire deri ne fund dhe per te gjithe kjo pune.

  4. tfgs1 says:

    turp corapekuq,turp dhe krim njerzor qe Zoti nuk ta fal,vonon por nuk harron……………

  5. Toni says:

    Po te gjitha te drejta me perjashtim te nje pike. Perse duhen djegur dhe shkaterruar sportelet. Nese ky person mori pjese ne djegje dhe shkaterrim kjo nuk eshte rruga. Ai ska para per vete por shlkaterroj biznesin dhe jeten e nje grupi tjeter njerezish qe punojne ne sportelet dhe investojne per mirembajtjen e rruges. Kompania kishte plan te identifikonte perdoruesit e shpeshte dhe tju jepte abone. Duhen bisedime per zgjidhje. Nese Kryetari i Bashikse apo politikanet zjarrvenes i kane mashtruar dhe nxitur qytetaret kjo eshte kriminale.

    1. Polemiksi says:

      20€ në ditë kur mesatarja e të ardhurave i kalon apo jo 5€ në ditë. Ça biznesi thua?!?

      Pastaj ajo rrugë nuk është bërë për biznes por për të afruar dy shtetet e ndara shqiptare. Është bërë për të zhvilluar biznesin dhe ekonominë në ato zona. 10€ kalimi është pagesë për pagesat europiane dhe firma nuk i ka kostot në nivelet europiane.

      Po të ishin aq të pastër biznesmenët dhe qeveritarët do kishim menduar më parë këto gjëra, jo ti vinin qytetarët para faktit të kryer.

      Të njëjtën gjë po bëjnë me bregëdetin e jugut. Mbushin xhepat e tyre me padrejtësi dhe vjedhje.

      Detyruan njerzit të reagojnë ashtu dhe tani i terrorrizojnë me policinë.
      Turp e për faqe të zezë. Bravo Kuksjanëve që luftuan për të drejtat e tyre.

  6. Dimeri says:

    Nuk besoj se ,”Lefterat,”do ti paguajne NGA xhepi i tyre,taksat do ti paguaj pasagjeri.Lefteri me ate furgone fiton me shume se ne Amerike.
    Por ti shkateroi me aq zell ,tregon se eshte ushtar politik,osé te tregoj se i kujt eshte furgoni!

  7. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    S’ka gje. Rendesi kane oligarket, ne shqiperine e mjere. Te varferit dhe ata me halle duhet te japin takse per te pasurit. Njelloj si sklleverit para 500 vjetesh.

  8. I merzituri says:

    Kalamajte e. KM jetojne si pashallare, ajo vdes per buke.

  9. ALI ABDULLAI says:

    ME VJEN KEQ PER TREGIMIN E KESAJ ZONJE.
    ME DUKET SE AJO TREGON VETEM NJE ANE TE MEDALJES. NE RRADHE TE PARE DUHET TE THOTE SE SI E KA BLERE I SHOQI KETE FURGON.
    A KA TELEFON CELULAR AI DHE SI E PAGUAN, A I PAGUAN DRITAT DHE UJIN DHE NGA DALIN KETO PARA, SE SA FITON AINGA CDO PASAGJER QE TRANSPORTON, A I KA PYETUR NDONJEHERE PASAGJERET A KANE PARA TE PAGUAJNE BILETAT, DHE NESE NUK KANE A I MER AI PA PARA, A MUND AI TE PUNOJE PA E MIREMBAJTUR FURGONIN, A KA NDENJUR AIMPA PIRE KAFE DHE KETO LEKE T’JA JAPI NDONJE TE VARFERI QE MER ME PAK SE AI.
    KETEJ DUHET TE FILLOJE ANALIZA DHE PASTAJ TE ANKOHEMI PER TARIFAT E SHERBIMIT.
    BILETA QE AI JU JEP TE TJEREVE, PER SHERBIMIN QE JU BEN, ESHTE NJE TARIFE, “TAKSE”, QE AI JU MER TE TJEREVE DHE PER KETE AI NUK ANKOHE.
    AI E DI FORT MIRE SE KJO TARIFE DO TE PAGUHET NE FUND TE FUNDIT NGA ATA QE MARIN SHERBIMIN E TIJ. AI KERKON VETEM QE KETE TARIFE TA FUSI NE XHEPIN E TIJ DHE TE MOS KONTRIBOJE PER MIREMBAJTJEN E RRUGES.
    DUA TA PUES EDHE NJE HERE KETE PERSON: PERSE AI HA BUKE TRE HERE NE DITE KUR ME NJE TE NGRENE AI MUND TA SHTYJE GJITHE MUAJIN??!! AI DUHET TE RIGJENEROJE FORCAT, PRA TE MIREMBAJE TRUPIN E TIJ. THIRINI MENDJES O TE BEKUAR SE KENI 10 VJET QE E SHFRYTEZONI KETE RRUGE DHE TAKSAT E PAGUARE NJE HERE JANE AMORTIZUAR TASHME. MOSBINDJA CIVILE DO TE SJELLE EDHE ME SHUME DEME SEPSE SHTETI MUND TA HEQE KETE TERIFE POR JU DO TE NGELENI TE IZOLUARI SE KJO RRUGE DO TE DALE JASHTEPERDORIMIT.

  10. koli says:

    Varferia eshte e vertete ne kukes, shteti duhet te shikoj politikat e punesimit dhe uljes se varferise.
    Megjithate prishja e sporteleve, zjarrevenia nuk eshte pergjigje.
    Nese ti kerkon ndihmen e shtetit qe i gjuajte me gure dhe i vure flaken, kjo ska kuptim.
    Ceshte me e keqja sali qeni me kompani e perdoren kete revolten tuaj per te shantazhuar drejtesine, qe mos ti prekin
    milionat qe kane vjedhur. Jane ato miliona qe na e ben zen kinezin sheik pa punuar nje dite, jane milionat e vjedhura te rruges, shkollave, spitaleve e politikave te punesimit.
    Zjarri dhe vandalizmi nuk jane kurre zgjidhje per problemet tuaja.
    Tek e fundit nuk eshte e drejte qe ju te kerkoni gjithe shqiperine te mirembaje rrugen tuaj, duhet te paguani dhe vete. E nese nuk paguhet te mirembahet rruga, ndoshta do ngeleni pa rruge ne 3 – 4 vjet. Czgjidhje eshte kjo?
    Me respekt
    Koli

  11. Nina says:

    Mire e ke o zonje ti, por burri jot qe dogji ato gabinat, kujtoj se u prish Italia ??? Kujtoj se ishte ne xhungel??? Nese njeriu ben faj e kap ligji.. Sjemi ne kohen e Saliut qe te vrisnin, te digjnin, te shkatrronin, dhe kalonte ai person pa u lagur.. Tani po bejme shtet ligjor.. Duhet te mesoni, shikoni tv.. .Nuk eshte Shqiperia ma rrumpalla e Saliut. Ju uroje te vjen burri, por vathet ne vesh veri..

  12. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Rruga eshte e re , dhe jane derdhur miliona per tu ndertuar , keshtu qe nuk ekziston mundesia ta kalosh pa pagese rrugen per te cilen ka dhene fonde Eu , por qeveria shqiptare te bente nje studim , dhe ne studimin e saj te drejte te merte parasysh dhe gjendjen ekonomike te shqiptarit qe eshte nga me te keqiat per te mos thene me e keqja , dhe ne baze te asaj gjendje ekonomike tia shpjegonte huadhensve dhe ne bashkepunim me ta te vendoste dhe taksen . Se keshtu , kakse rruge me cmim europian , dhe gjendje ekonomike si Shqiperia sikur nuk perputhen ore zoterinje te qeverise , keshtu eshte kur ben vepra dhe rruge me para borxh , do te thote dikush tjeter se sa do jete cmimi ………shqipot kujtojne se i vendos qe qeveria , qeveria ka rypin dhe pyken , te tjere bejne komand , iku koha dulles , kete sa me shpejt ta kuptojne shqiptaret aq me mire per ta , ” une te jap fonde dhe ti kthemi kur te duash ” ka vdekur per tu mos u ngjallur kurre ………..opozita ama luan shume rol te poshter qe kete situate e perdor per fitim politik partiak , dhe kujtojne kuksianet se po erdhen lamashet e pd-se do kalojne pa lek …..a ku nuk del dikush ti flaki brenda , keshtu eshte , tallen ……..

  13. Daku says:

    Nji pytje kam per Lefterin . Si ka bere ky kur nuk ishte ndertuar tuneli?

  14. am says:

    Cdeshe lefter , i shtove hallet vetes. Shteti te neihmoka per vajzen. Pse shkon ti vesh flaken? Lefter trapi!

  15. kashi says:

    kjo nuk eshte arsea qe te djegesh shtetin

  16. Edi says:

    Taksen e rruges e mblidhni tek cmimi i karburantit.
    Me 7 Euro bredh Austrine nje jave. Nuk e di cfare keshilltaresh mbani afer, por nuk ka diskutim qe tarifa eshte shume e shtrenjte, aq me teper kur rruga eshte bere me taksat e popullit.
    Pasojat sociale si rasti i zonjes ne artikull jane te prekshme.
    Vini nje Vinjete per te gjithe vendin. Eshte me e ndershme dhe me e kontrollueshme apo nuk vidhni dot. Mallkuar qofshi. E sikteriset kete popull.

  17. Viro says:

    Sa hallexhinj te tille ka ne kete vendin tone, prandaj jo te njeanshem e te nxituar. Individi mund te nxitohet e te gaboje po shtetit nuk i lejohet sepse eshte ndertuar, eshte kualifikuar e paguhet per te qene I matur e i drejte. Kerkohet protest pa dhune. Ok, po dhuna financiare a duhet konsideruar? Shoqeria te njohe e te reagoje Jo vetem ndaj dhunes fizike po dhe formave te tjera, perfshi ate financiare. Deshira per te mirembajtur rrugen nuk justifikon pagesen e larte, eshte veshtrim i njeanshem pa marre parasysh palen vujtse. Shiko sa probleme dalin dhe sa i padrejte duket vendimi qeverise kur flasin njerezit.

  18. dove says:

    e tmerrshme… i shkreti popull thuaj.

  19. AMSTERDAMI says:

    KERKOJANI SALI HALE VICPICKDOLIT.AI ESHTE SEBEPI I CDO FATKEQSIE NE ALBANISTAN BASHKE ME SHPELLARET E TERPORDHES.SA HERE E KA PUSHTETIN NJE NGA JUGU U NGRIHET MALOQERISE MENJA ME E RRXU .ME VJEN KEQ PER RASTIN E MESIPERM.

  20. korçari says:

    Protesto moj zonje kerko te drejten tende por mos digj,mos shkatero pronen e tjetrit ,mos blloko rrugen ku punon tjetri dhe mos u bej vegel qorre e maskarenjeve (Saleh&Basha&Meta )te cilet jane majmur duke te grabitur ty e gjithe popullin dhe po bejne çmos te mbrojne pasurite e vjedhura .

  21. popull says:

    po mire o njeri pse e le burin te vente te digjte e te shkateronte , shtepine e kishe te bukur apartament te ri dere te blinduar ne regull ishe asgje nuk te mungonte e po ju shoferet jeni mesuar te vidhni , kritiko burin tend per vepren penale qe ka bere dhe mos qaj ,lot krokodili , drita uje nuk pagoni ju kuksiane , ta kishe menduar me pare dhe ta ndalje burin per femit , tani do te pagoni haracin, dhe kryetari i bashkise se kuksit duhet te jape doreheqjen se eshte pro dhunes.

  22. drsne lisi says:

    O zonje lefteri yt eshte me biznes privat taksa e rruges do te paguhet bileta e transportit do te rritet cfare kishte lefteri qe i vuri zjarrin prones se shtetit po ti digjej furgoni cfare do bente ai lefteri ka bere gabim dhe duhet ta paguaj kurse ti mbidh mendjen e kokes dhe eduko femijet qe te mos behen si i jati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje