Zidan: Ronaldo më i forti… por goli i im është më i bukur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zinedin Zidan është i ndërgjegjshëm se talenti i Kristiano Ronaldos po ndihmon skuadrën e tij të arrijë objektiva të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.

Ai është i bindur se portugezi është aktualisht futbollisti më i mirë në botë, por insiston se goli i sotëm, nuk kalon atë të shënuar nga vetë francezi në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2001.

“Kur na nevojitet rezultati, jemi perfektë. Nuk është e lehtë të shënosh tre gola ndaj Juventusit në fushën e këtij të fundit. Kemi bërë një ndeshje të madhe por edhe ata kishin një moment të favorshëm për të shënuar, pa ia dalë. Kurse ne po.

Ronaldo? Po tregon se është më i forti në botë. Ai është një lojtar ndryshe nga të gjithë të tjerët. Ka gjithmonë dëshirën për të bërë gjëra të mëdha, nuk ngopet kurrë me atë që bën dhe pastaj është i aftë të bëjë gjithçka. Sot ka bërë dy gola, por edhe ka gabuar raste të tjera.

Gol më i bukur i sotmi apo ai i finales 2001? I imi”, u përgjigj duke qeshur para gazetarëve trajneri i Real Madrid.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *