Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shprehur revoltën e tij për bllokimin e katër akseve kryesore në vend si formë proteste nga opozita për taksimin e Rrugës së Kombit.
Xhafa shkruan në Twitter se qindra qytetarë ngelën të izoluar teksa shton që protesta ishte e paligjshme.
Postimi i plotë
Për rreth 2 orë qindra qytetarë mbetën të bllokuar në 4 akse kryesore rrugore, për shkak të protestës së paligjshme të zhvilluar nga opozita.
Policia bëri të gjitha përpjekjet për të lehtësuar lëvizjen në rastet e emergjencës.
Falënderojmë qytetarët për durimin e treguar, duke mos shkaktuar asnjë incident, me gjithë vonesën dhe problemet që iu solli ky bllokim.
Vlerësim maksimal drejtuesve dhe strukturave vendore të Policisë së Shtetit për menaxhimin profesional të situatës së pazakontë. (TemA)
Penalizim nuk do kete meqense jane bllokuar rruget ne menyre te paligjshme? Andaj ju beni drama te tilla pasi keni 27-vite qe beni cafre u do trapi ne dem te qytetarve te ndershem e jo atyre qe dalin ne emer te partise. TURP, TURP…
sa i dhimbsen qytetaret rilindjes
sa i do rilindja qytetaret
sidomos ata me 5 euro ne dore
te neveritshem deri ne perbuzje.
Z.Minister, mbroni figuren e policit dhe mos lejoni asnje njeri qe te perbalti dhe ofendoje kete figure. Nuk ka te drejte kerkush qe te ofendoje e godasi policin dhe eshte detyra juaj z.minister te vini ne vend nderin e policit te neperkembur e fyer rende dje ne gjykaten e tiranes. Nqs nuk e beni kete me mire largohu nga ajo detyre se nuk eshte per ty.
Mos fol budallalleqe Xhafe. Nese protesta ishte e paligjeshme çfare bete per te vendosur ligjshmerine. Shikoje police koti qe jane bere si mish per top dhe nuk marrin asnje mase per te vendosur ligjin.Perfundimisht shtet leshi qe nuk di se çfare ben.
po te shkel ligjin une,te bllokoj me force nje rruge kryesore, ligji nuk me kap,se shembullin ma dha bllokimi i sotem.drejtori i policise ben nje deklarate,falenderon per menaxhimin dhe qytetaret qe duruan arrogancen time dhe …puthu me milon.kur te me teket dal prape une.rrumpallehesap i organizuar.pafuqismeri e shtetit perballe anarkise dhe paligjeshmerise.
Mbro figuren e ruajtesit te rendit, zoti Minister. Çeshte ajo dore e shemtuar dije tek gjykata, ne fytyren e nje djali nene, rujtes i rendit? Po vjen koha qe ti kerkohet edhe pales tjeter, qe nuk eshte dakort me nje pjese te veprimeve te dhuneshme te ditve te fundit, qe ne nje manifestim paqesor te tregoje unitetin e vet. Aty shifet nese ajo fytyre politikani, ka te drejte ti veje duart ne fyt ati djaloshi qe eshte ne krye te detyres se ngarkuar per te ruajtur rendindin, apo duhet ti tregohet vendi atij politikani. Nese gabimi eshte i Juaj, ajo dore mund te vihej tek ju, por jo tek ruajtesi i rendit ne detyre.
Eshte proteste e paligjeshme? Arrestoni ata qe e bene dhe vendi ngelet brenda kuadratit ligjor normal. Po do thoni qe do behet rremuje pastaj; gjaku ne gju te veje, ama do trubullohet edhe nje here qe te kullohet pergjithenje, por mos kujtojne Lulezimi, Monika, Saliu e bandat e tyre se do shpetojne si ne 1997-en. Kohe tjeter ka ardhur dhe barbaret e kane vendin brenda ne toke jo mbi siperfaqe.
Policia e Shtetit duhet te beje detyren e saj sipas kushtetutes te ruaj jeten e qytetareve,pronen e tyre,rendin dhe qetesine. Bllokimi i rrugeve dhe protesat e paligjshme jane ne kundershtim me ligjin dhe duhet qe policia me force ti ndaloje,shperndaje dhe procedoje ata qe thyejne dhe shkelin ligjin qofshin qytetare apo deputete pasi paraligjit jemi te gjithe te barabarte.
Rrugen e bllokoi Kastrati zoti Xhafe.
Protestuesit e cbllokuan.
Kapni bllokuesit e vertete te rruges, Ata qe i vune traun. Ata bene akt te paligjshem.
Rruga ka pronar shqiptaret dhe jo Ramutin dhe Kastratin.
Ben mire tju vesh atyre prangat
Vallaj qe kur ka ardhur ky ne krye te MB ka ndryshuar komplet fytyre ministria. Policia me ka nderuar faqe.
Te ishte Basha ne vendin tend do ti kishte vrar vlla sic beri.
PD ne proteste vrau 4 veta.
Bllokimi i rrugeve ishte i paligjeshem , por ti si mbrojtes i ligjit çfare bere ?