“Mirënjohje atyre që e detyruan realisht të zbythet qeverinë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Astrit Patozi 

Mirënjohje dhe respekt pafund për protestuesit kuksianë!

Të cilët përmes instiktit dhe spontanitetit të tyre si qytetarë të lirë, arritën të shkundin koshiencën gati të rënë në letargji të një kombi të tërë.

Duke treguar se ky vend nuk ka nevojë sot për heronj dhe për udhëheqës patetikë, por për pak dinjitet dhe realizëm.

Ka vetëm një arsye pse protesta e tyre pati atë sukses të admirueshëm; sepse ajo ishte 100 perqind e vërtetë.

Sepse ajo nuk ishte marrëveshje, as me qeverinë, as me konçensionarët, dhe as me atë, që pret pas ferrës se mos i vjen ndonjë ditë radha qyl për pushtet.

Dhe vetëm si e tillë e zbythi qeverinë dhe “timonierin” e saj të pathyeshëm.

Ndaj është më mirë të heshtni ju afendikonj të korruptuar, që dje i quajtët “vandalë”, gjoja në emër të popullit, kurse sot i kërkoni atyre ndjesën më hipokrite në botë.

Por po ashtu, mos u krekosni kot edhe ju, që vrapuat paturpësisht që të merrni oksigjen prej saj, me shpresën se do të harrohen pazaret e pista me Edi Ramën, jo më larg se një vit më parë, të cilave nuk u është tharë ende boja.

Një opozitë e vërtetë nuk nxjerr popullin përpara si mburojë njerëzore dhe fshihet prapa tij, se mos e kap ndonjë shkop gome qorr apo ndonjë fletë arresti e reformës për drejtësi.

Një opozitë e pakapur nuk fshihet pas tymit të gomave të makinave, ndërkohë që populli vijon të jetë në burg edhe pse qeveria e ka kuptuar gjoja gabimin.

Një opozitë ballore nuk thotë në mengjes, që jemi duke ndjekur popullin e zemëruar, që po proteston, kurse në drekë e shpall ajo vetë mbylljen e protestës, duke e regjistruar si fitore, vetëm sepse qeveria u tërhoq.

Që Shqipëria të shpëtojë nga kjo qeveri e korruptuar dhe harbute ka nevojë për një opozitë të besueshme dhe që nuk bën kurrë pazar me kauzat e saj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në ““Mirënjohje atyre që e detyruan realisht të zbythet qeverinë””

  1. Lumi A says:

    Dhe ti je shpetimi i kombit zoti Patozi me vila dhe apartamente te ndertura me rrogen e deputietit.

  2. mul nokovic udb says:

    O debil si ore falenderon kriminelet per dhune ndaj polices e per flakevenie. Po te ishte qeveria ashtu si ajo e 21 Janarit duhet tu kishte egzekutuar me snaiper.

  3. Ed says:

    Pjetr Gurakuqi memecit i erdhi gojaaaaaa

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Sa mire din te flasin keta kur duan, po kur jane ne pushtet harrojne ne te mijten e sekondes se cfare kane thene apo shkruar. Mos beni gam gam Astrit po ngri poturret dhe filloni fushaten sqaruese me populli nga veriu ne jug per sistemin e taksimit jo vetem per rruget po per cdo lloj takse qe ne dijenine tuaj konsiderohet abuzive, nxirrni ekspertet tuaj te ndegjegjesojne njerezit me fakte, ndertoni nje projekt tuajin dhe hidheni ate ne popull, diskutojeni me popullin. Nuk ka pse na del vetem qeveria ne degjesa popullore kur dihet qe ne ato takime vec nje apo dy kokrra mund te jene spontane te tjeret jane duartrokitesit e pushtetit, opozita ose njerez nga opozita te organizohen mbi nje platforme dhe te dalin ne takime me njerezit, ku te jene ne kafe, bilardo, stacion autobuzi apo furgoni, ne mal ne stane apo ne komplekset e pushimit kudo. Keshtu pergatitet ardhja ne pushtet, duke djersitur bythen jo qafen nga rakia. Politikane leshi, me politikan ishte Zani Caushi se ju te gjithe bashke.

  5. timo says:

    Patoz, s’ësht e vërtetë ajo që thua. Ti me ndërgjegje të plotë ngatëron popullin me vandalët. Edi Rama nuk i kërkoi ndjesë vandalëve por protestuesve paqësorë dhe popullit kuksian. Me vandalët të meret drejtësia. Patoz ti dhe shokët e tu brënda dhe jashtë partisë tuaj keni propoganduar gjatë këtyre ditëve se 200 apo 2000 protestuesit tuaj janë populli shqipëtar dhe e haroni me dashje se ka një shumicë dërmuese që është kundër praktikave tuaja “demokratike” dhunuese. Apo kjo pjesë është teveqele? E ke dhe ti këtë mendim? Kush është me ju, është popull kurse ata që janë kundër, janë teveqelë! Mos duhet të bëj pyetjen: – Po ti Patoz popull je? Kështu pyste Ndrenika, me naivitet komisarin, tek shfaqia “Duke gëdhirë viti 1945”: – Po prifti popull është? Tashti unë po të pyes ty: – Ti çfarë je popull apo teveqel? Akoma nuk e keni kuptuar se koha juaj, e mashtruesve profesionistë politik, ka mbaruar. Populli nuk ka nevojë për politikanë të kallëpit tuaj që “ngjyrat” i përcaktoni si ju do qefi ju. Sot e zeza është e bardh, nesër e kuqe, pasnesër… por asnjëherë me ngjyrën e vërtetë.

  6. 🖕🏻 Lulushi says:

    Gjalle qenke bre Patoz !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *