"Berisha, Meta dhe Rama duan ta shkatërrojnë Shqipërinë, i janë lëshuar me lloj-lloj lajmesh të rreme ambasadorit Lu

7 Prill 2018, 16:38Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Sa më shumë mbyllet laku anti korrupsion aq më shumë po sulen të gjithë të korruptuarit bashkë të ngrenë shqiptarët, për të destabilizuar Shqipërinë, por edhe të shpresojnë në Stamboll e në Moskë.

Pasi e kanë vjedhur Shqipërinë; që të tre: Berisha, Meta dhe Rama duan ta shkatërrojnë Shqipërinë që të shpëtojnë kokën dhe vjedhjen.
Por, asnjë shpresë nuk kanë. Lodhen kot.

Kurse politika amerikane duhet t’ua thotë hapur shqiptarëve gjëmën që hordhitë e Saliut duan t’i bëjnë Shqipërisë.

Nuk po lënë gur pa luajtur. Por kanë një dështim: nuk po iu përgjigjën shqiptarët.
E patë vobegtësinë e mbështetjes shoqërore në datën 5 prill? A e dini se çfarë tregoi kjo dobësi: që vjedhësit nuk e kanë popullin me vetë.

Po, kaq pa mend janë, sa mendojnë që të mundin Amerikën në Shqipëri ku 97 përqind e shqiptarëve janë me Amerikën. (!)

Ditët e para të arrestit të tyre; të gjithë këta edhe Berishën, edhe Metën edhe Ramën edhe Bashën duhet t’i nisim në Kaçanik.

Zoti Ramush! të na i kesh kujdes aty se do t’i dërgojmë me çallma që t’i “përpunojnë” nipërit e Idriz Seferir.

l.
Turp historik; hajdutët janë lëshuar e po i luten të vjedhurve që të ngrihen në luftë për ta, dhe po krijojnë lloj lloj lajmesh të rreme kundër ambasadorit amerikan Donald Lu. Janë naivë se mendojnë që të gënjejnë shqiptarët për t’i nxjerrë në “revolucionin e tyre të republikës së re”.

Janë të gjithë në një hall të madh, prandaj nuk e kuptojnë dot se po bëhen qesharakë.

Kanë frikë që të godasin direkt Uashingtoni se i ruhen shqiptarëve. Janë hajdutë të vegjël në forcën shpirtërore, ngaqë nuk e kanë popullin me vetë.

Të gjithë shqiptarët sot e dinë se këta i kanë vjedhur; por shqiptarët tani, po presin me ankth që hakmarrjen e tyre ta ushtrojnë kundër vjedhësve me anë të Amerikës.

Dhe sigurisht që do ta arrijnë; sepse Reforma e nisur nga politika amerikane do të shkojë deri në fund.

Këto ditë besoj duhet të fillojë arrestimi i individëve të inkriminuar që kanë lidhje me politikën e lartë. Sigurisht, Llalla e kompani, sepse Llalla në fakt i di të gjitha lidhjet e krimit të organizuar me politikën e lartë, sepse ky ka dhënë ndihmën e vet për të lulëzuar në Shqipëri simbioza e shëmtuar e krimit me politikën e lartë.

Kurse, Bashë mavria, çirret për të bërë revolucion, pa ditur gjë fare që ai vetë ka shkelur ligjin amerikan. Rri, o Lulzim! pse po kërkon që të gjykohesh nga një gjykatë amerikane? Është i rëndë në hekura SING SINGU Lulzim, janë shumë më të lehtë këtu.

ll.
Po a ka mundësi që ta destabilizojnë Shqipërinë këta?
Është pamundësi absolute; sepse policia shqiptare drejtohet nga ekspertë të FBI-së tani. E patë sesi u tërhoq në Kukës policia? E patë të premten sesi nuk doli fare policia nëpër qendrat e “revolucionit Basha”?

Kjo ndodhi, sepse policia i ka të gjitha planet Berisha – Basha, dhe po qesh me ta. Nga një polic në qëndër “revolucionare” i la të premten. Dhe akti më i madh ishte djegia e gomave dhe mërzjta e njerëzve që mbetën rrugës të izoluar.

Po pse, o derëzës e punëzes, me gomat e djegura të Monika Kryemadhit do të mundni Amerikën ju?

Po pse, o njerëz, me një grusht ekspertësh që ju ka dërguar Rusia do të ktheni ju shqiptarët kundër Amerikës?!

Sot e gjithë ditën këta të korruptuar, po lodhen, jo si pasojë e skemave logjikë që duan të realizohen, por si pasojë e çoroditjes së tyre mendore.

Dhe shikoheni sesi i drejton shthurrja mendore: Rama ka shpresë te forca popullore e Saliut; kurse vetë Saliu ka shpresë te aktiviteti paraluzurs i Ramës.

Sepse, Sali ziut, nuk i mbushet ende mendja që policia drejtohet nga amerikanët dhe ministri Xhafaj i cili nuk ka lidhje fare me Ramën në këtë detyrë.

E pra, si ka mundësi që Saliu, me ca hordhi të lodhura dhe me ca ekspertë rusë të mundë politikën amerikane dhe vetë FBI-në që është prezente në Shqipëri?

Asgjë nuk bëjnë dot: por në gjyq do të shkojnë vetë, me këmbët e tyre. Dhe paratë do t’i dorëzojnë vetë.

A e mbani mend sesi dy herë rresht shkuan një e nga një dhe votuan kundër vetes në Parlament të 140 -të bashkë?

Ja, mu kështu do të shkojnë përpara gjykatës, një e nga një, të gjithë të korruptuarit; se tani të gjitha provat janë mbledhur.

Të shohim ditët në vazhdim episodin me krimin që ka qenë dhe është i lidhur me politikën në Shqipëri.

29 komente në ““Berisha, Meta dhe Rama duan ta shkatërrojnë Shqipërinë, i janë lëshuar me lloj-lloj lajmesh të rreme ambasadorit Lu”

  1. tfgs1 says:

    gezuar ramazonin……………….

    1. Tani says:

      Dhe mbasi edhe Rama doli hajdut, pervec te mirenjohurve nga te gjithe ne, Berisha, Meta e Basha, tani nuk mbetet vecse nje njeri ne Shqiperi qe mund te na udheheqe drejt ‘drejtesise absolute kantiste’ universale. Ky person eshte Spartakus Ngelus. Edhe emri qe ka e tregon qe eshte Spartakus me shpate ne dore, udheheqesi i gladiatoreve te Romes. Njeriu qe kerkonte drejtesi por qe ne fund te fundit deshtoj. Z. Ngelus, te besojme per te gjithe esadisto-sllavo-greket Berisha, Basha dhe Meta por nuk mund te na bindesh per Edi Ramen. Edi Rama po ben gjithcka per te ngritur shtetin dhe per te bere Shqiperine pjese te Bashkimit Europian. Nje pyetje kam z. Ngelus: Cfare ka vjedhur z. Rama qe ne nuk e dime? Ti si avokat coje ne gjygj, na e trego, na jep nje dokument sepse keshtu sic vepron me pallavra, nuk te beson njeri. Eshte e njohur shprehja qe ‘Trego nje genjeshter ne menyre te shpeshte dhe do te behet e vertete’ – Ne anglisht: ‘Tell a lie often enough and it will become the truth’. Kjo thenie i dedikohet Gebeslit, Hitlerit dhe Leninit. Po ben te njeten gje z. Ngelus. Berisha dhe Luli me vite dhe kohet e fundit edhe Kryemadhi e Vasili jane bere genjeshtaret me te medhenj te ketij vendi. Te motivuar nga Hitleri, Gebels dhe Lenini si dhe nga miqte e tyre ruso-greko-serb keta mashtrues profesioniste po e humbasin betejen me popullin. Genjeshtrat e tyre nuk gjene me vend vec tek ata qe kane qejf te ndjehen te genjyer. Per fat te mire te Shqiperise Edi Rama i bindi nderkombetaret qe keta jane genjeshtare te medhenj sic edhe jane kriminele te medhenj, me fakte. Dhe tani nuk i beson me njeri. Por lufta per genjeshtrat duhet te jete e vazhdueshme. Duhen demaskuar, perfshire edhe keto te tuat.

    2. Bardhyli says:

      O kacangjela po ik mor, se le nomin e zi, u bone ti me dhon men. Ha ate pension qe ke aty. Se je bo per te ardh keq.

    3. XheJ eN Bi says:

      Të parët kanë thënë : bëmë baba të të ngjajë.
      Kiço Spiri nga Zagoria i ka kënduar Kiço Ngjelës :
      Kiço ti e Kiço unë,
      dil o Kiço se kam pak punë.
      Kiço ti në Ministri
      Kiço unë në Zagori….

      Po të ishte Kiço Spiri sot e të lexonte këto që shkruan Spartaku i Kiço Ngjelës me siguri do t’i këndonte edhe Takut ndonjë bejte se kështu është katandisur.

  2. Tironsi says:

    Boll edhe ti I fute te gjithe me nje thes
    Shqiptaret jane pak , jane te rraskapitur per te perballuar gjithe mellefet qe keni grumbulliar ju gjate viteve ku secili nga politikanet te mbaje ate qe I takon

    1. T says:

      Advokat e ke gabim Rama jo respekt per Ty.

  3. mul nokovic udb says:

    O Tak je bere me katolik se papa.

  4. Zorro says:

    Ti shkruan si nje fshatar me 4 klase e aspak si jurist.
    Je bere karikature e Gardisteve te Kuq te Mao Ce Dunit.
    Ti je i djallezuar se fut ne nje thes Berishen,Bashen si kriminele e hajdute me Ramen arrogant,antipopullor,delirant,qe eshte i shkeputur nga realiteti se ka ngritur nje administrate militantesh te pa afte e te korruptuar.
    Rama ka rrenuar PS-ne,nuk ben pritje populli as ai e as kryebashkiaku i tij adoleshent qe kujton se 1 milion banoret e Tiranes jetojne vetem ne qender,prandaj shperdoroi miliarda kur shumica e zonave te banuara ,si Yzberishi etj,jetojne si dikur te internuarit ne mes baltes,pa asnje investim prej 28 vjetesh sepse ketu nuk reklamohet puna e tij.
    50 mije banore nuk kane asnje cerdhe ,kopesht apo shkolle shteterore,asnje kend lojrash,asnje lulishte,asnje poste policie kur Kombinati me 20 mije banore wuhet lagje ndersa ne fshat,bile Veliaj na quan rrethina.

  5. nari says:

    O Avokat , po Berisha dhe Meta duket sikur jane bashke, po Rama sikur nuk duket mor burre !
    Po meqenese po ngul kembe kaq shume na ndrico edhe ne me ne fund per krimet e Rames !

  6. Taku says:

    O Taku je bere lemsh fare. Po Rama ç’hyn ketu. Po perse more Taku sikur ne vend te Rames te ish Sali derdimeni thua valle do behej reforma ne drejtesi. Hajde Taku hajde! Ke filluar te rrjedhesh more Tak.

    1. neda says:

      Jo Saliu se pushtetin e ka rilindja, ndersa saliu eshte me PD, por nje kryeminister nga radhet e te majtes, me arsimin perkates apo grada shkencore ne fushen e ekonomise, mendoje do te ishte shume me mire, pushtetin qe drejton duhet ta njohesh nga ana profesionale dhe jo te drejtohet vendi nga njerz qe jane specializuar ne fusha te ndryshme nga ajo e ekonomise dhe sja kane haberin fare, duke u marre me eksperimente, ndryshe si spiegohet qe ka 27 vjet dhe shqiperia ecen mbrapa ne fushen e mireqenies, deri ne braktisjen e vendit

  7. Koba says:

    E respektoj mendimin tend Z.Ngjela.Me kane pelqyer analizat tuaja dhe shpresojme qe te dale sa ma pare Llafi qe te gjithe Zagaret te rrasen Mrena.Po te behet me rradhe .Ne fillim Sali Kriminelin dhe taborrin e tij Familjar ,Pastaj Like Floririn me Mona Baxhellen ,te pasuar nga Lul-Sumkapuci ,dhe Rama duhet te distancohet pak nga keta ,te lart permendur ,se ne na duket qe eshte ne mbeshtetje te politikes amerikane dhe te BE.Dhe une besoj se nuk eshte pa kusure ,po eshte shume ma pak se zagaret e Lart permendur.Sidoqofte po te pyesin ,merre parasysh sygjerimin tim.Z.Ngjela.

  8. Kombi says:

    Qenat e ndyre qe notojne ne vjedhje ,duhen kalbur ne burg . Vetem atehere shpeton Shqiperia . Ky vend nuk ka pare kurre ndonjehere te tille Hajdute .

  9. kico spiri nga zagoria says:

    ja,ky eshte patriot i vertete,kujt ti lepihet me pare.gomar ne rini,cprisni ne pleqeri.patriot per karrike.po kush ia jep?amerika?as mos tju shkoje mendja.vete taku pohon se amerikanet dine shume per klasen sunduese.pse pertakun nuk dine?ja,gjukova edhe une dhe komentova me stilin takist.

  10. ATZ says:

    Po boll o Taku se do mbytesh duke u bere peothilazmo te tjereve. Fjalen e kupton, se je i zgjuar

  11. Jack says:

    Tema, te lutem mos botoni çfaredolloj budallalleqesh ne gazeten tuaj te respektuar. Une e kuptoj qe keni dobesi per Takun, por nuk ja vlen mor jahu te lexojme çdo dite te njejten gje nga nje injorante, do ta quaja une.

  12. taraboshi says:

    O Taku po pse mo tash tre raste qe shkruan e harron me qellim Bashen a ku e ke hallin qe nuk e permend .

  13. Termal says:

    Si shume konfuz po behesh kohet e fundit o Taku.Para disa ditesh kerkove me ngulm doreheqjen e kryeministrit Rama.Dhe kur? Pikerisht ne ditet qe pritet hapja e negociatave per anetaresim ne BE te Shqiperise,qe do te thote vec shume eshume te tjerash me shume investime e per pasoje me pak papunesi e me pak varferi per shqiptaret ?! Pikerisht disa dite perpara takimit me kryeministrin e Greqise per zgjidhjen midis te tjerash edhe te ceshtjes se faljes se detit ,gje qe realisht demton edhe maredhenie delikate nderkombetare ne lidhje me statuskuone e Kanalit te Ontrantos !? Pikerisht ne ditet qe sikurse thua edhe ti Rusia me mbeshtetesit e saj po ben cmos per te penguar afrimin e rajonit me perendimin nepermjet situatave destabilizuese ne vendet perkatese pra edhe e Shqiperi dhe ku ti duket se po rreshtohesh ne ate front ?! Ne ditet kur laku per hajdutet e rrumpalles demokratikase shqiptare po shkon drejt mbledhjes perfundimtare per shkak te reformes ne drejtesi ?! Nuk e di o Taku se si mendon ti por per keto pune duhet edhe ndonje sqarim perndryshe rrezikon qe keshtu me kete konfuzitet te mbetesh ne kujtesen e njerezve si Taku qesharaku.

  14. Edi says:

    Qe ata qe bertasin per tu ngritur jane hajdute , kete e dime. Qe keta qe qeverrisin jane hajdute edhe kete e dime por ti se thua… dhe kjo me shqeteson mua te ky femije we shperthen ne emocione me numra romake.
    Me le persjtypjen se : Ramen me shume e implikon si nje qeverrises jo efektiv , sesa si hajdut. Rama, eshte hajdut , Ngjale. ..
    Kam ershtypjen se luan prape si “sulmues” i Rames…

  15. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Taku lajmet e reme,jane sot ne mode.
    “Rama sa po u paraqit,Berisha rreth ores 21 do jete perballe prokurorve,kurse Basha neser ne mesdite” !!!!!
    Priten te arestohen dhe te tjere.

  16. Shoku " Shpati " says:

    Avokat , nuk te ben njeri prokuror te pergjithshem . E di perse ? Sepse ti do mbrosh te gjithe ata qe po akuzon . Thjesht do u marresh ca pare . Avokat , ti nuk po shprehesh per thelbin e reformes , kush do kontrolloje prokurorin ne rast se te akuzon pa prova dhe nese te heq lirine pa prova . Pa permendur rastet kur prokurori I falsifikon aktet ne zyren e tij . Kjo eshte reforma , mos ja keput si kau peles . Ai qe gabon te denohet , qoft prokuror apo gjykates .

  17. Dike Mullai says:

    O Tak-MARMARAKU :- Akoma nuk po e kupton se ke PJERDHUR nga Mend’ e Kokes ?! U bere “Gaz i BOTES” !!!!

  18. XheJ eN Bi says:

    Të parët kanë thënë : bëmë baba të të ngjajë.
    Kiço Spiri nga Zagoria i ka kënduar Kiço Ngjelës :
    Kiço ti e Kiço unë,
    dil o Kiço se kam pak punë.
    Kiço ti në Ministri
    Kiço unë në Zagori….

    Po të ishte Kiço Spiri sot e të lexonte këto që shkruan Spartaku i Kiço Ngjelës me siguri do t’i këndonte edhe Takut ndonjë bejte se kështu është katandisur.

  19. Timi says:

    Taku cfare ke ne Edi Ramen perse e sulmon dhe e fut ne nje thes me kriminelet e hajdutet berisha, basha e meta…akoma nuk te ka dale ati qe nuk te beri minister drejtesie…po nuk he pwr ate pst ri o derexi sepse i je lene mend ne Spac…je pak me mire se llymi i kazanit Lubonja qe spiunoi baben e vet dhe xhelizia pwr Ramen e lyajri mendsh fare…ha mut kot me Ramen o Taku…

  20. Dymi says:

    Ore, ky Taku a ka thene ndonje fjele per bashkeluftetaret e kauzes se tij, LGBTI.????

  21. Berti says:

    Ky ka kohe qe ka hequr emrin e Bashes dhe ka futur ate te Rames vetem e vetem pse nuk i dha nje post.
    Ke rreshqitur nga trute Taku!

  22. demok says:

    Na mban me gajret.Edhe sikur te mos jene te verteta keto qe thua,prape jane me mire se vdekja e shpreses.

  23. ZEMANI says:

    A nuk qe kryetar për verifikimin e ngjarjeve 1997-1998,ku akuzohej Berisha dhe si i”drejtë” që qe, enxore Berishën të pastër.Tani pse BERISHA qenka “djall” dhe jo vetëm ai;por të gjithë.Përjshtim veç ti.Je i pabesueshëm dhe ekthen gunën nga fryn era.Z

  24. maria says:

    o avokt o bllokmen jo ne burg ti prap e ke haallall ti qe e harove cimken cfare ke bere me b erishen o ditezi mbylle se ju sdoni shtet hajdeni pak ketu ku jetoj ne ne cdo lagje ka parking provo mos e paguaj direjt ne burg provo kundeeshto me fjale provo provo e jo me katunaret e kukesit nuk dogjen pronen e kukesit as te Edit por tenden timen fe gjithe popullit turp vandale cfare turrpi si na prezantojne mezi zeme kore poo njelloj dalim Me shprehjen o zot Shqipetare prandaj behuni burra vini shtetin rregullat taxsat e mbajne por shkoni mbrapa sales e lulit mones mulit turp respektper njerezit qe si bashkohen hajduteve qe duan sebep e anarshi mbylle gojen taku se shume e ke fjalen avokat ti e ofendon kete emer.behu shqiperi por me ke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje