DESHMIA: Tmerri i kampit të Tepelenës ishte kapter Tomi, që ndiqte pas vajzat e nuset e reja për t’i përdhunuar në një magazinë

7 Prill 2018, 09:31Politika TEMA
DESHMIA: Tmerri i kampit të Tepelenës ishte kapter Tomi, që

Ekskluzive: Deshmia e shqiptaro-amerikanit, Gjok Pjeter Deçkaj, me origjine nga fshati Kushe i Hotit, i cili pasi provoi kampet e Tepelenes dhe Savres, ne vitin 1954 u arratis nga Shqiperia dhe perfundoi ne SHBA

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Nje nate, nje grua e re nga Tropoja e cila priste te lirohej, shkoi naten per te hapur varrin e femijes se saj i cili i kishte vdekur para 8 muajve ne moshen 5 vjecare. Duke hapur varrin me lugen qe hanim supen, ajo fshinte eshtrat me fustanin e saj dhe i thoshte: “Nuk te le nena ketu ty, jo”. E shkreta grua, u detyrua t’i thyente eshtrat e te birit me qellim qe t’i fshihte ne rrobat e trupit pa u diktuar nga rojet e kampit, pasi nuk lejohej qe t’i merrte. Ate nate, bashke me te ka qene dhe nena ime duke e ndihmuar dhe me pas ajo mundi t’i merrte eshtrat e te birit dhe t’i varroste ne Theth”.

Deshmia e mesiperme e cila duket sikur eshte pjese e ndonje skenari te filmave horror, nuk eshte as me shume dhe as me pak, por nje ngjarje krejt e vertete e ndodhur gjysem shekulli me pare ne kampet e tmerrshme te regjimit komunist te Enver Hoxhes. Njeriu qe e rrefen kete histori tragjike, eshte 67 vjecari, Gjoke Pjeter Deckaj, i cili ka pasur vete fatin tragjik te provonte keto kampe qe porsa kishte ardhur ne jete. Per keto dhe te tjera ngjarje nga jeta e tij, ai rrefen ne kete interviste.

Zoti Gjok, cila eshte origjina e familjes suaj?

Origjina e familjes sone eshte nga fshati Kushe i Hotit ne Malesine e Madhe. Ne nuk kemi qene familje shume e madhe, por babai im, Mark Pjeter Deckaj, ka qene shume i njohur si burre i urte dhe me emer te madh ne te gjithe ate krahine. Si gjate kohes se Zogut dhe ne periudhen e Luftes, baba nuk eshte perziere fare me politike, por ka qene i njohur si nacionalist dhe patriot.

Po me ardhjen e komunisteve ne pushtet ne vitin 1944, cfare ndodhi me familjen tuaj?

Kur erdhen komunistet ne pushtet, ne nuk na pane me sy te mire, dhe baba, Marku, shihej si njeri i dyshimte. Kjo per faktin se ne vitin 1945, ai ishte mobilizuar forcerisht nga nje repart special i forcave partizane, dhe gjate asaj kohe, duke pare krimet e shumta qe bente ai repart, me arrestime, vrasje, tortura, djegie shtepish etj, kishte fituar nje urrejtje te madhe per ta. Pak kohe pasi u lirua nga ai repart, diku nga viti 1948, babai dhe gjyshi im, Pjeter Deckaj, u arratisen nga Shqiperia.

Si ndodhi arratisja e tyre?

Ate vit, pra ne 1948-en, u arratisen plot 30 vete nga Hoti ne nje dite te gjithe se bashku dhe dolen ne Jugosllavi. Kjo ndodhi pasi nje oficer i postes se kufirit, u shkoi dere me dere dhe i njoftoi te gjithe keta persona se ishin ne liste per t’u arrestuar. Dhe kjo kishte qene e vertete, pasi nje ore pasi ata u arratisen, forcat komuniste u shkuan shtepi me shtepi duke kerkuar per t’i pushkatuar. Nga keta 30 burra, me te njohurit ishin; Prek Gjeto Marku, Nikoll Luc Doka, Mark Doshi Frangaj, Pjeter Gjon Luka etj. Bashke me keta 30 persona, u arratis edhe komandanti i postes se kufirit.

Çfare ndodhi me familjen tuaj pas arratisjes se babes dhe gjyshit?

Une linda me 17 shtator ne 5 te mengjesit (dy jave pas arratisjes se babes dhe gjyshit) dhe ne ora 9, kur nena ime (File Pashk Ademi) ishte akoma me zorre neper kembe, erdhen dhe na moren forcerisht duke na cuar ne burgun e Koplikut. Gjyshja ime shkoi te Kol Maci i cili nderhyri tek komunistet dhe ne na kthyen prape ne fshat. Por nuk na lane me shume se 3 muaj dhe me 23 prill 1949, na internuan ne Tepelene. Ate dite qe ne moren per te na cuar ne Tepelene, baba kishte ardhur afer fshatit me dy shoke te tij, trima, me qellim per te na marre me vete, e me dal ne Jugosllavi. Ai eshte afruar jo me larg se 500 metra nga ne, duke me degjuar edhe mua qe qaja pa pushim, por nuk mundi te na ndihmonte dot. Ata dy shoket i thane: Medet Mark c’ka te bejme? Dhe baba iu pergjigj: Me ngushte nuk e kam pa veten kurre. Kam frike se ma vrasin djalin, prandaj nuk mundemi te nderhyjme. Pas nje udhetimi te gjate ne rruge pa rruge, ne na cuan ne kampin e Tepelenes. Djepi ku isha une ishte duke u rrezuar nga shpina e kalit dhe e ka mbajt Bora e Prek Gjeto Markut, se ndryshe do kisha rene ne gremine. Ne Tepelene gjetem edhe familje te tjera nga Hoti e Kastrati dhe midis tyre edhe 13 prifterinj katolike te internuar. Une kam qene i vogel ne ate kohe, por nena me pas me ka treguar per vuajtjet dhe tmerret e paimagjinueshme qe kemi kaluar aty. Me kan treguar kur u rrita se Kryetari i Kooperatives se fshatrave per rreth kampit dhe sekretari i partise kishin porositur fshataret e ketyre fshatrave te Tepelenes, qe femijet e tyre ti shanin dhe tu gjuanin me gure te interrnuarve. Dhe ka pas disa raste qe kur ktheheshin nga mali u dilnin perpara fshataret dhe shanin e gjuanin te interrnuarit.

Konkretisht, çfare mbani mend nga ai kamp?

Aty vdisnin njerez cdo dite nga uria dhe semundjet, ku me se shumti femije te vegjel. Puna ishte mjaft e rende dhe sfilitese. Te internuarit punonin ne transportim lendesh drusore nepermjet Lumit Vjose dhe kur lumi ishte shume i rrembyeshem, qellonte qe lenda drusore t’i godiste dhe i linte te vdekur ne vend. Nga Gjirokastra aty sillnin qen te ngordhur dhe qelbej i gjithe kampi. Vec ketyre nje tmerr i vertete i kampit te Tepelenes ishte nje kapterr me emrin Tomi, i cili i ndiqte vajzat dhe nuset e reja duke i futur forcerisht ne nje magazine per t’i perdhunuar. Mua me kujtohet se kur kam qene 5 vjec, kapterr Tomi me mbajti disa minuta ne uje te ftohte, me qellim per t’i bere presion nenes sime. Aq shume zullume beri kapter Tomi me grate e vajzat e internuara, saqe vete komanda u detyrua dhe e hoqi. Nena me lidhte me brezin e djepit tek krevati qe te mos bija, pasi ne flinim ne krevate me tre kate. Here pas here nenen e nxirrnin para te gjithe kampit dhe i shanin baben, Markun, duke thene se ai ishte kriminel e lloj-lloj sharjesh te tjera. Por nena ua kthente duke iu thene: Une e njoh per burre shume te mire. Po kete gje ia benin edhe Bores se Prek Gjeto Markut (Lulaj), por ashtu si nena edhe ajo nuk fliste asnje fjale te keqe per burrin e saj, perkundrazi e lavderonte. Po te mos kishim pasur ndihmen e dajave te mi dhe gjyshes Katrine Prela, te cilet na vinin dhe na sillnin ushqime te thata ne Tepelene, ne do te kishim vdekur urie si shume nga bashkevuajtesit tane.

Çfare kujton ndonje ngjarje tjeter nga ai kamp?

Nje nate, nje grua e re nga Tropoja, Drane Jakaj, (gjyshja nga nena e Gezim Nikes, kengetarit te njohur) e cila priste te lirohej, shkoi naten per te hapur varrin e femijes se saj i cili i kishte vdekur para 8 muajve ne moshen 5 vjecare. Duke hapur varrin me lugen qe hanim supen, ajo fshinte eshtrat me fustanin e saj dhe i thoshte: “Nuk te len nena ketu ty jo”. E shkreta grua, u detyrua t’i thyente eshtrat e te birit me qellim qe t’i fshihte ne rrobat e trupit pa u diktuar nga rojet e kampit, pasi nuk lejohej qe t’i merrte. Ate nate bashke me te ka qene dhe nena ime duke e ndihmuar dhe me pas ajo mundi t’i merrte eshtrat e te birit dhe t’i varroste ne Theth.

Kur u liruat nga ai kamp?

Ne vitin 1954, ai kamp u mbyll dhe ne na derguan ne kampin e Savres ne Lushnje. Bashke me te tjeret dhe nena ime, punonte deri ne brez ne uje ne tharjen e Kenetes se Terbufit. Ne nje rast nenen e sulmuan shume ushunjezat dhe asaj i ra te fiket sapo shoqet e saj e nxoren ne breg duke e ditur te vdekur. Tone Nuthi me kunatat e saj nga Pjetroshani i Bajzes se Kastratit, u perleshen me policet, te cilet donin ta fusnin nenen ashtu gjysem te vdekur me punu ne uje duke i thene: “Coju dhe puno moj kriminele”. Ne ate pune nena punoi plot 3 vjet. Aty nga viti 1956, nje dite kur erdhi aty nje oficer madhor per inspektim, Rrok Kont Marashi, me mesoi mua t’i dilja perpara dhe t’i thoja se isha i pafajshem. Konti m’i kishte shkruar ne nje leter se cfare do t’i thoja oficerit dhe une ashtu bera. I thashe se baba me kishte lene ne bark te nenes kur ishte arratisur dhe c’faj kisha une. Ai u prek nga fjalet e mia dhe tha se do e studionin punen time. Mbas disa kohesh erdhi letra dhe une u lirova kur isha 8 vjec, ndersa nena mbeti aty. Erdhen kusherinjte dhe me moren aty ne kamp e me cuan ne fshat. Por edhe aty nuk me lane te jetoja, pasi fshati ishte zone kufitare dhe me cuan ne Kastrat, ku beja cdo dite nga 2 ore rruge per te shkuar ne shkolle dhe 2 ore per t’u kthyer ne shtepi. Shkollen 8-vjecare e mbarova shkelqyeshem duke qene nxenesi me i mire dhe bera nje kerkese qe te shkoja ne Konviktin “Tom Kola” ne Shkoder, por me thane: “Rri urte e mbyll gojen se ti je djali i kriminelit Mark Deckaj. Shtrengo fort kazmen dhe mos u ndiej”. Keshtu, deri ne moshen 16 vjecare mua me rriten dajat. Ne ate kohe une isha i rritur dhe duke e kuptuar se nuk kisha asnje shprese per jeten, fillova te mendoj qe te arratisesha nga Shqiperia dhe te shkoja tek baba.

Ku ndodhej babai juaj ne ate kohe?

Deri ne ate kohe, baba ishte ne Itali, ndersa gjyshi ne Tuz te Malit te Zi dhe ne komunikonim me letra me ta.

A kishit provokime dhe a u ndiqnin njerezit e Sigurimit?

Nje person i quajtur Ndue Nikoll Markhelli, i cili ishte i dekoruar nga Kadri Hazbiu, me provokonte vazhdimisht duke vene radion te Zeri i Amerikes gjoja se do fliste baba im. Po keshtu here pas here ai me thoshte te arratiseshim se bashku. Une e kuptoja ate gje dhe nuk i lashe kurre te kuptonte se doja te arratisesha. Nje dite i thashe nenes (ne 1959 ajo u lirua nga internimi) qe te arratiseshim se bashku, por kur ajo pyeti nenen e saj, gjyshja tha: “Mos e len se do na vrasin djalin dhe do na marri ne qafe te gjitheve”. Keshtu nena me tha se ajo nuk vinte dhe une nuk duhet te ikja. Por une e kisha vendosur se bashku me dy shoket e mi, Kol dhe Gjelosh Narkaj dhe keshtu u arratisem.

Si mundet te arratiseshit nga Shqiperia?

Me 13 qershor 1966, diten e festes se Shen Ndout, i thashe nenes se do shkoja ne kishe. Ne fakt, se bashku me shokun tim, Kol Narkaj, (Gjeloshi nuk erdhi se martonte vellane) qe ishte nje vit me i madh se une, morem rrugen dhe ne fshehtesi dolem tek Leqet e Hotit, poshte ne Grabam dhe kaluam kufirin duke dale ne Jugosllavi. Aty u dorezuam te nje shtepi ku i treguam te verteten dhe ata na priten shume mire. Ajo shtepi kishte lidhje miqesie me familjen tone dhe gjeten mundesine te lajmeronin se ne ishim dorezuar tek ata. Me pas, sipas rregullave ata na dorezuan tek ushtaret, te cilet na moren dhe na derguan ne burgun e Leshkopoljes, ku na mbajten 2 muaj ne hetuesi duke na pyetur. Gjate asaj kohe, me nderhyrjen e Rroko Keqit (nga Tuzi), tek autoritetet jugosllave, ne nuk na kthyen ne Shqiperi, por na liruan dhe une shkova tek gjyshi im, Pjeter Deckaj i cili ishte ne Tuz. Me gjyshin qendrova 9 muaj ne Tuz dhe ne ate kohe, baba qe ndodhej ne SHBA, kishte bere letrat dhe me 27 shkurt 1967, me doli azili politik per ne Amerike. Keshtu nga Beogradi u nisa per ne Neë Jork, ku me priste baba me nje foto timen ne dore, te cilen ia kisha derguar me poste. Ka qene nje takim prekes ai me baben ne aeroportin Xhon Kenedi te Neë Jorkut. Baba me shikonte dhe une e shikoja. Kur m’u afrua une i thashe: “A ti je baba im?” Po tha, vetem njehere ta kam degjuar zerin. Te kam lene ne bark te nenes dhe thosha se do jete djale. Lotet na kishin mbuluar te dyve. Une i thosha: “O Mark Deckaj. Behu i forte pse qan”? Baba me pyeste se pse kisha ardhur dhe une i thosha se kisha pritur 17 vjet dhe doja t’i shikoja syte e ballit babes tim. Ndersa ai me puthte, une i thoja: Tash nuk jam ma i varfen, nuk jam i pababe.

Po pas arratisjes suaj, çfare ndodhi me nenen?

Pasi ika une, diku nje vit me vone, ndersa nena ishte ne bjeshke, spiuni Ndue Nikoll Markhelli, lajmeroi policine se nena donte me u arratis, dhe ata erdhen e moren dhe e internuan ne Hajmel, ku qendroi per 19 vjet me radhe.

Gjate kohes qe babai juaj Marku jetonte ne Amerike, a eshte marre me politike?

Me politike babai eshte marre qe kur ishte ne Itali, ku u zgjodh kryetar i Bllokut Indipendent Kombetar duke bashkepunuar ngushte me Ernest Koliqin, Gjon Markagjonin, Ismail Verlacin, Kol Bibe Mirakajn etj. Gjate asaj kohe, njerezit e Sigurimit te Shtetit Shqiptar i bene babes nje atentat me pistolete, por ai mundi te shpetonte i plagosur ne krah. Por edhe ne spital ate deshen ta helmonin me disa biskota te cilat i solli aty nje grua e veshur si murgeshe e cila pas hetimeve te Ernest Koliqit, rezultoi se kishte dale nga Ambasada Shqiptare ne Rome. Pas kesaj, baba u detyrua dhe shkoje ne Amerike.

Po me nenen tuaj kur u bashkuat?

Me 16 gusht 1990, kur isha 42 vjec, une erdha ne Shqiperi dhe takova nenen e cila ne ate kohe banonte e vetme ne Shtoj. Baba dhe gruaja ime me thoshin te mos vija se akoma nuk kishte rene komunizmi, por une e kisha vendosur dhe me mua erdhi dhe gruaja. Ne Rinas me nxoren shume probleme dhe nuk donin te me vulosnin pasaporten dhe pas nje debati prej 15 minutash, ma vulosen. Nenes i kerkova falje dhe ajo me tha se ma kishte bere hallall. Pas 5-javesh munda t’i bej letrat nenes dhe e mora me vete ne Itali, ku me pas erdhi dhe baba. Keshtu pas 42 vjet e 3 muajsh, ata u takuan ne Rome. Ka qene nje takim prekes ku vetem lot kishte. Baba dhe nena jetuan 3 muaj ne Itali dhe me pas erdhen ne SHBA ku u beme te gjithe bashke. Une i shihja kur ata qanin per njeri-tjetrin. Kur nena e pa se sa mire jetonim, tha: Tani jam gati me vdek. Dhe ashtu ndodhi vertete: Me 2 korrik 1991, dite e marte, ata te dy humben jeten ne nje aksident automobilistik.

Po ju kur e krijuat familjen?

Une jam martuar me 22 tetor 1971 me Lajde Mark Gjonajn, babai i se ciles, Pashuk Markgjonaj rrjedh nga nje familje nacionaliste mjaft e persekutuar nga regjimi komunist, njesoj si ne. Une kam 3 djem: Robertin, Palin dhe Tomin, i cili eshte asistent-regjisor dhe producent filmash ne Hollivud ku ka bashkepunuar ne 34 filma.

40 komente në “DESHMIA: Tmerri i kampit të Tepelenës ishte kapter Tomi, që ndiqte pas vajzat e nuset e reja për t’i përdhunuar në një magazinë”

  1. Elis says:

    Ja keni fut paaak kot. 67 vjec ky zoteria, i bie te kete lindur ne 1951, dhe ne moshen 3 vjecare u arratis e?????

    1. undefined says:

      Kot fare. 2018 – 1971 = 67 vjeç.Tallen me kete popull.Vazhdoni kazane plehrash.

    2. Toni says:

      Ky thote qe ne viting 1945 ishte nje repart special i forcave partizane qe ja kishte rekrutuar te jatin me dhune. Dhe pasi ai kishte pare vrasjet e tmerrshme qe ata kryenin i kishte marre shume inat. Lufta mbaroj ne Nentor 1944 dhe u krijua ushtria menjehere ne 1945. Pra, partizane nuk ekzistonin ne ate vit. Ushtria ishte e detyruar per te gjithe. Por, ushtria nuk kryente krime. Si ka mundesi qe babain e tij e rekrutuan me force partizanet? Ne radhe te pare, partizanet nuk rekrutonin me force. Ishte nje levizje antifashiste qe bazohej ne vullnetarizmin. Sigurisht qe babai i tij ka bere veprimtari reaksionare, anti-regjim se bashku me Gjon Markagjonin qe u ishte bashkuar forcave fashiste-naziste. Duhet patur parasysh se vendi sapo ishte cliruar nga nje lufte e pergjakshme dhe babai i ketij trimi bashke me forcat e Markagjonit kane bere krime te tmerrshme mbi familjet e partizaneve. Se dyti, ata u ishin bashkuar forcave diversioniste qe vinin dhe kryenin terror ne nje vend te sapo cliruar nga pushtimi fashisto-gjerman. Se treti, nese nuk keni dijeni, si Amerika dhe Kanadaja kane internuar ne kampe te gjithe japonezet dhe italianet ne vendet e tyre. Keta ishin qytetare te ndershem te ketyre vendeve dhe baballaret e tyre nuk ishin perfshire ne veprimtari diversioniste apo vrastare apo luften fashiste. U internuan te gjithe ne kampe vetem e vetem sepse ORIGJINEN e familjeve e kishin nga Japonia dhe Italia, dy vende aleate fashiste me Gjermanine. Ndersa keta reaksionare ne Shqiperi ju ishin bashkuar forcave fashiso-naziste me arme ne dore duke terrorrizuar familjet e partizaneve. Prandaj, kampi ishte pak per keta pjestare te familjeve fashisto kolaboracioniste antishqiptare. I gjithe populli shqiptar nuk kishte buke ne ate kohe, jo vetem keta qe ishin te internuar ne kampe. Ishte viti 1948. Mbaj mend nga nena qe familja jone – thoshte – hante me tallon. Pra, edhe per ata qe ishin jashte kampit nuk kishte per te ngrene, lere me pastaj per familjet e krimineleve te luftes. Nga historia qe thote ky, nuk del asnje krim. Vetem qe i kane mbajtur ne kamp. Thote qe femrat perdhunoheshin nga kapter Tomi. A i eshte perdhunuar nena e tij? Jo. Atehere, nga e di ai qe ato femrat e tjera ishin perdhunuar? Kot, mashtrime. Nuk te lejonte regjimi i atehershem perdhunime e vrasje ne kampe. Une mbajn mend nje histori te asaj kohe te botuar ne gazeta qe nje kapiten i regjimit komunist i quajtur Hodo u pushkatua nga vete regjimi komunist sepse u konstatua qe kish bere disa vrasje te familjeve kolaboracioniste me fashizmin. Kjo tregon qe qeveria e atehershme nuk e lejonte terrorin mbi keto familje edhe pse ata ishin deklaruar hapur anti-shqiptare dhe merrnin pjese ne sulme diversantesh ne Shqiperi. Po te liheshin keto familje te lira ato sherbenin si streha per diversantet. Madje diversantet vrane edhe nje mesues te gjuhes shqipe te njohur si heroi Bardhok Biba. Vetem e vetem se mesonte femijet ne gjuhen shqipe dhe ishte anetar i partise komuniste te asaj kohe. Keta ishin diversantet dhe familjetv e tyre kolaboracioniste. Prandaj, regjimi i atehershem beri ate qe do te bente cdo vend, madje edhe Kanadaja e Amerika.

      1. Gjoni.Shkoder. says:

        Ju zotni Toni bani apologine e regjimit komunist nga pozitae atij regjimi.
        Qe komunistet kane mobilizuar me force te rinjet menjehere duke u nisur nga fundi i ’44 kjo eshte ma se e vertete dhe keto forca qe jane quajtur forcat e ndjekjes kane djeg e pjek gjithe zonen nga Shkodra deri ne Kukes.
        Terrori i tyre ka qene i pascrupullt.Kane tortuar ne menyre cnjerzore mijera persona dhe kane vrare pa gjyq qindra te tjere.
        Keto qe po shkruaj une i kam kujtime nga baba im qe ka qene i detyruar te sherbeje ne ato forca opreracionale per dy vite duke filluar nga fillimi i ’45.
        Qe ato forca ju i quani ushtri apo forca partizane per kete perkufizim nuk di cfare te ju them por di qe baba im ka qene per shume vite kryetar i shoqates i shoqates se veteraneve per zonen
        Sa per dijeni une nuk kam qene ndonji here i persekutuar.

        1. Toni says:

          @Gjoni.Shkoder Po mor Gjoni e di shume mire qe ka pasur forca qe kane gjurmuar diversantet e pafundem qe vinin ne Shqiperi per te krijuar terror ne Shqiperi. Banda te pafundme jane kapur dhe asgjesuar. Bashkepunetoret e tyre jane vrare, kapur dhe burgosur ose internuar. Po ashtu edhe familjaret e tyre per te ushtruar presion mbi agjentet dhe diversantet e pafundem. Por ata ndigjeshin nga forca speciale te sigurimit dhe jo me njerez nga popullata. Mundet edhe te kene mobilizuar popullaten, sepse kjo ndodhte. Une e thashe vete qe ka patur edhe pushkatim te disa prej atyre forcave speciale nga vete regjimi komunist sepse ne disa raste e kane tepruar. Qeveria e atehershme donte ti bente njerezit neutrale per vete dhe jo kundra. Shqiperia sapo ishte cliruar. Kini parasysh qe njerezit vinin direkt nga nje injorance e plote, nga nje prapambetje e tmerrshme qe na kish lene Turqia dhe regjimi Zogollian dhe fashistet. Ishte viti 1944. Njerezit e asaj kohe nuk mund te gjykohen me syzet e njeriut te sotem qe eshte bere me i civilizuar. Kane kaluar 70 vjet qe atehere dhe shoqeria ka perparuar. Shiko boten e civilizuar. Ne ate kohe nuk kishim as telefon, as makina, e as trena e as pallate por jetonim ne nje skamje te tmerrshme. Ishte ajo shoqeri e forte komuniste, me te cilen une nuk bie dakord nga pikpamja filozofike dhe praktike, qe e beri Shqiperine. Shqiperia nuk do te ishte bere, por do te coptohej nga shtetet fqinje Serbia, Greqia dhe Italia. Ishte regjimi i atehershem qe e ndertoj Shqiperine, krijoj nje shtet, krijoj shkollat, universitetet, spitalet, industrine, zhvilloj bujqesine, krijoj akademine, sportet, transportin hekurudhor dhe rruget e vendit, ndertoj hidrocentralet, ndertoj ushtrine, ndertojn stadiumet e shume e shume te tjera. Po ka pasur edhe vrasje te agjenteve te derguar nga vendet e atehershme armike ndaj Shqiperise qe te krijonin destabilizim sidomos Jugosllavia dhe disa vende Perendimore si edh efamiljeve te tyre anti-regjim. Shqiperia fitoj. Komunizmi u keqperdor, ne te gjithe vuajtem ne menyra te ndryshme. Duhet te gjejme gjuhen e pajtimit dhe jo ate te ndarjes. Ka patur 28 mije deshmore qe rane per Shqiperine. Asnje nuk do t’ja dije. Po ka patur edhe nja 3-5 mije te vrare nga ata qe ishin kolaboracioniste dhe armiq te atij pushteti. Numrin po ja fus me hamendje sepse nuk kam asnje dijeni. Keshtu e kane keto pune. Te fituarit bejne cte duan me fitoren e tyre. Keshtu u burgosen dhe vazhdojne te burgosen edhe sot ish nazistet dhe fashistet. Fituesit i varen, i burgosen dhe i denuan humbesit fashiste te luftes. E njejta gje ndodhi edhe ne Shqiperi per te gjithe ata qe kaluan ne anen e gabuar. Si mendo ti qe ata qe qelluan kunder partizaneve qe luftonin fashito-nazistet dhe i vrane pas shpine do ti linin te gjalle. Jo or jo. Kjo nujk mund te ndodhte. Kush te del kundra ne rrugen tende eshte i vdekur. E ka bere Saliu ne 25 vjet ne Shqiperi. I ka futur ne dhe te gjithe ata qe i dolen kundra. Lere atehere ne 1944. Sidoqofte, TUNG! Urojn qe shqiptaret te bashkohen dhe ti lene keto menjane. Vetem Agron Tufat ndezin flaketv antishqiptare. Nuk i sherbejne askujt. As te vraret nuk kthehen dot as persekutimet nuk kthehen dot. Le te shohim perpara dhe te mesojme nga historia jo te ndahemi dhe te vrasim prape njeri tjetrit. Une e urrej komunizmin dhe ne asnje menyre nuk jam me te. Ja pse edhe jam larguar nga ai vend dhe jetojn larg ne demokraci perendimore.

  2. Saliu says:

    Po pse te gjithe keta nga veriu genjejne kaq shume? Jane te prirur qe dreqin ta bejne me te zi se eshte , duket te gjithe sikur i ka bere Sheqerja. Te besojne vetem ata qe kane qejf te te besojne.

    1. palla says:

      Ckaf dreqin po shkruni bre burra akoma me kamunistat do merreni. Po te bahet dicka ma e mire e manej ti shajme. Si munet bre me fol per prostitucion ne kohen e kamunistave kur tash me 5000 lek po merr studenten me te majr, apo te tan kryeqytetet e europes mush me prostituta shqiptare. O z. Mero mos i botoni bre keta maskarenj qe po na gnjejne diten ne dille.

      1. Nuku says:

        Si nuk u mbaruan jeto gjojat,lleshat,prengat

      2. Ilirjan says:

        na ke care kokren e karit ti bir kurve duke fol kot me kot.

        Ku i ke keto prostituta mor fis shkerdhyer ne europe, a mundem me mi tregu???

        Kam qene ne gjithe europen dhe nuk kam degju gje te tille…. per rumune, moldave, bullgare, ruse, ukrainase, ceke, polake serbe kam degju po dhe a me qindra mijra.

        Pastaj per femrat europiano perendimore nuk po flas sepse ato prostitoen pa leke fare.

        a kuptoj qe je komunist pabuks, por per te glorifikuar kohen a atehershme nuk do te thote qe te shpikesh gjera kot me kot tani, o hajvan.

        Cope hajvani, ti bashke edhe me kete qe ka dhene intervisten.

        Kushdo qe nxin dicka dicka per cdo kohe eshte qelbes.

        1. i cudituri says:

          Nuk ka prostituta shqiptare ne Evrope!? A i ke pi ilacet o IDIOT!?

  3. undefined says:

    Edhe emron e ka ….Dashnor

  4. Sokol says:

    Ka ikur ne vitin 1966 o elis a ke mesu aritmetik ne shkolle… lexoje deri ne fund artikullin pastaj komento.

  5. saliu says:

    67 jec del se eshte i datelindjes 1951 ? Te gjitha pastaj jane pa lidhje me moshen. Ndoshta duhet bere nje korigjim i datelindjes sepse len dyshime per vertetesine per te cilen nuk kam dyshim.
    Ju lutemi beni kujdes, sepse vuajtja do respektuar nga cilado ane vjen. Keta njerez te pafajshem femije te internuar e te poshteruar pa asnje faj jane viktima qe kerkojne respekt.

    1. isufi says:

      ke te drejte Sali. shkrimi eshte botuar nr Bota Sot me korrik 2014.
      Gjoka ka lindur keshtu, siç e thote ne shkrim diten, ndersa viti lidhet me vitin e arratisjes te te jatit ne 7 shtator 1948.
      Ne kamp ka shkue ne 23 prill1949
      Ai vete eshte arratisur ne 13 qershor 1966 pra 18 vjeçar.
      Nuk ka asgje te rreme ketu dhe me keqardhje them se veç Gjokes duhet te na dhimbseni dhe keta pseudokomunist qe shajne e mashtrojne me datat. Te qe komunizmi shqiptar I mire do ti dilnin per zot anetaret e Byros dhe ata te Komitetit Qendror. Por kan nje minimum turpi qe nuk I lejon te flasin
      Heshtni dhe Ju pjella te keqia e lutjuni Zotit tju ktheje ne rrugen e drejte e tu çliroj nga I paudhi.

      1. saliu says:

        Te respektoj Isufi. Rregjimi i Enver djallit (qe i digjet shpirti ne ferr per krimet qe ka ne kurriz) i beri njerezit te egjer per njeri tjetrin sa nuk respektojne ata qe kane vuajtur. Une personalisht dhe as familja ime nuk ka qene ne kampe internimi por kjo nuk me ndalon te respektoj te gjithe ata qe u persekutuan e u syrgjynosen qe femije ne internime e kampe te vuejtjeve te papershkruara.
        Mjere ata qe akoma nuk kane kuptuar qe ai rregjim ishte nje tmerr i vertete. Merishe a zot per ata qe nuk dine se cfare thone se e kane nga padija.

  6. arolabi says:

    -Dini te lexoni shqip apo jeni “Kristalista”…
    Ka lind ne 17 Shtator 1948 ….ka ik nga Internimi ne 1956 dhe eshte arratis ne 1966….
    Njerez koti qe kerkoni qime ne veze…nuk lexoni tmerrin qe ka kaluar…

    1. @arolabi says:

      Mos ia ver re se keta cobanet e jugut vec shkollen e partise e te sigurimit bene qe te linin pyjet e gerxhet ku jetonin e te vinin ne Tirane te krekoseshin.

  7. Dushi says:

    Mose e merrni aq ngat zemre se kjo intervist asht ba para tre vjetve veq poi perseritini si te freskta

  8. shqiptari says:

    KTA kan qen te ter kriminel antishqiptar , plumbin e kan pas hak , nuk te vriste njeri kot ne at koh nese nuk e beje veten per tu vrar,kta kan punuar per UDBne jugosllave te asaj kohe dhe me agjenturat e huaja kunder pushtetit popullor qe votohej nga 99.99 perqind e SHQIPTARVE ,hapni arkivat per çfar ja akuzuar pse nuk tregojn se kush kan qen por vetem çfar i kan ber ,po kta çkan ber kunder kombit ton pse nuk e thot kaç kurva arsyen pse hanin plumbin , pra kta mostra luftonin kunder kombit dhe popullit te vet ,kan mar hakun qe kan meritu, sot po vriten per te mar pushtetin njerez qe nuk i ka then njeri puna mbar,ata e fituan me gjak i sherbyen popullit te vet , vetem se vran ca mostra si kta sot qe e kan hak plumbin se nuk e len kte vend te heci perpara ,e pse ne duhet ti qajm hallimn antishqiptarve tradhtarve te kti vendi dhe llumit te kti populli kta jan turpi kombit , po heronjve kush ja qan hallin pse nuk flet kurrr njeri per ata , apo esht koha maskarenjve , rrespekte ENVER HOXHES i ka dhen hakun llumit te kti populli dhe tradhtarve te vendit brravo i qoft , ishte burr tjetri SHQIPTAR i vertet , jo legen dhe zaberhane siç gjejm sot me lopat ne politik ,vdekje tradhtarve te kombit ne perjetsi ,

  9. ferdi says:

    O EUROLAB pyete veten nje her , pse ne te tjerve 99 perqind te popullit pse sna binte njeri ne qaf ne at koh , por kte moster e kan ber te vuaj , pse nuk pyet po ky legen çfar te ket bo xhanem qe shteti i asaj kohe e ndiqte me buk ne torb , se ai shtet o eurolab ndiqte tradhtaret dhe bashkepuntoret e agjenturave te huaja qe vepronin kunder vendit dhe adheut ton ne at koh ,99.99 perqin e shqiptarve ishin te pa ndjekur ca mostra si ky ishin te ndjekur , mos llogjiko si bebe por kerko shkakun njeher pastaj shiko pasojen. se kta mostra antishqiptar kunder adheut luftuan dhe po na dalin heronj se ka ca si ty qe lexojn vetem pasojat por se kush kan qen e çfar mutin ka ber kte nuk e lexoni , se KAloç plera nuk ju a servir se ka shum po shum si ty qe nuk pyesin , por çfar te ken ber vall qe i maltretonin , pyesni nje her se lat nam po ju perdorin armiqt e kti vendi si mburoj .

    1. palla says:

      Or taj Ilirian ma trego shpajne se po vij nje vrik e ta po ta caj une bithen o pederast. A ke degjue o pederast se si baba ka gjit ciken prostitute, vllau matren e burri grun. A ke degjue o lehgen se si oo martohet burri me burrin e cika me ciken. O trap a ke degjue se si cikat po dalin laguriq neper tv.

  10. realisti says:

    1.nese e keni lexu mire thote se, i ati u arratis ne 1948. kur ky sapo kishte lind..
    2. takoi te emen ne 1990 kur ishte 42 vjec… i bie fiks 1990 -1948 = 42 pra 1 fakt korrekt
    3, mosha e tij eshte jo 67 por 2018-1948 i bie 70 vjec…
    bera pak llogari thjesht jo se nuk e dini por per te ju treguar se jeni manipulator te ulet …
    ky zoteri tregon histrotine e tij te cilen e besoj 100 per qind dhe nuk ofendon askend…neveri per ju komentatore qe nuk keni shpirt njeriu dhe ja keni fal djallit…
    por zoti ju qofte ju ne situaten qe ai ka qene dhe e ka perballu denjesisht…ne Shqiperi gabimi u be qe permbysja e komunizmit nuk u ne si ne Rumani, jo per hakmarrje por vetem per drejtesi… prandaj lehni ju

  11. ceni nga Bostoni says:

    kriminelet e gjon markagjonit, qe vrisnin mesuesit apo vajzat e reja qe donin te shkonin ne aksion per rindertimin e vendit dhe per tu shkolluar ne qytet e meritonin shkopin mbas bythe. juve vrasjet tuaja nuk i tregoni por tregoni se si ju internonin, sigurisht qe ne internim per pune do ku conin po te pakten nuk ju vrisnin ashtu sic e meritonit

  12. BUJARI JU DEGJON says:

    Ligji eshte ligj sot,apo jo???
    Edhe atehere Ligji ishte Ligj!
    Dhe mos ha shume ti Kaloci!…
    Se nuk te ben mire… dhe… gati eshte kapter Tomi… ?

  13. S says:

    Perralle e bukur..

  14. Anarko-Sindikalisti says:

    Aman se na hapet barkun me keto historira bajate, se eshte edhe 7 Prilli i pushtimit fashisht sot. Kujt i kerkoni llogari, per shkeljet, abuzimet (nese ka patur) ? Kapter Tomi (nese ka ekzistuar), duhet te kete qene patjeter me babaxhan se p.sh. Strazimiri, Mul Noka, apo (shpirti ne ferr) Hajdari. Dhe sikurse e pohon vete “skenaristi” i shkrimit xha Tomi mori ndeshkimin prej regjimit. Pastaj askush nuk na sqaron, cilat ishin kushtet ne zonat e tyre nga u shperngulen? Kushte jetese te cilat jane rikthyer pas 45-viteve, se per keto protestuan kalimashianet para pak diteve, apo jo? A u kishin siguruar bajraktaret rruge, ushqim, veshje. Sa per arsim as qe behej fjale, se edhe sikur ndonje mesues te merrte guximin t’i ngjitej zones do te ekzekutohej.
    Edhe nje gje : Nacionalist dhe bashkepuntor me jugosllavet, sikur nuk shkojne bashke. Vetem kjo ben te rrezohen te gjitha “argumentat”, nga po te njejtet njerez qe ç’nuk kane thene keto 30 vite per “tradhetine” e “proTitizmin” e E. Hoxhes.

  15. Anarko-Sindikalisti says:

    Ky duhet te jete kusheri me Markun from Tropozha!!!

  16. taku says:

    Tani na dolen te gjithe trima …
    Baba ishte rekrutuar por ai nuk pranonte.
    Po ku kishte burre nene ne ate kohe te mos pranonte
    Keta lloj kane ikur per hasmeri dhe Enveri I conte ne kampe qe te mos kishte hakmarrje…..
    Ajde perralla ajde
    Pordhe me rigon
    Paskemi qene trima ne si popull ,por se dinim.’..

  17. Sala says:

    O ju me “shkolle”, historia eshte e sakt. Ài ka lindur me 1948 dhe eshte arratis me 1966. Te gjitha Jane te verteta po komuñistet si pjese e krimit nuk e pranon. Ta mar vesh dhe Pellumb Xhufi se kolera komuniste denonte dhe femijte.

  18. arben says:

    Dhe mban mend e na tregon ne ato qe kishte perjetuar kur ishte 5 vjec.Cfare thoni o derdimene qe genjeheni nga perallat e atyre qe vertet vuajten por sot per interesat e tyre vetijake thone gjera qe nuk i beson kush pasi cdo gje ka nje kufi.I persekutuar ne kampin e Tepelenes me te tmerrshmin sic po e paraqesin sot por qe paska patur dhe mundesine qe ne moshe te njome te filloje te shkollohet pasi sic na thote vete i dhane leter te shkruar ku do te thoshte para ushtarakut te larte qe ishin te pafajshem.Peralla me mbret qe nuk ja vlen ti degjosh.

  19. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Lexova me vemendje intervisten e z. Gjokë. U indinjova, jo nga intervista, te cilen e quaj shume te sakte, por nga reagimet e disa komentesve. Pa asnje prove, theniet e Gjokes i quajne genjeshtra. Nuk mnd te flas per kampin e Tepelenes, mbasi vetem kam lexuar çfare kane shkruar te tjeret, sidomos ditet e fundit, por per Malesine e Madhe, ku kam lindur e ku jetoj akoma, kam degjuar e lexuar shume. Sqaroj se ne vitin 1945, fill pas luftes,jane marre edhe forcerisht shume malesorë, duke i inkuadruar ne nje brigade partizane, gjoja per te luftuar reaksionin,siç bene me Kelmendin. Po keshtu edhe me vitet e datat e perdorura, nuk ka asnje lapsus. Gjoka eshte internuar (siç thote ai vete) ne moshen 3 muajsh dhe liruar pas 9 viteve, ndersa ne fundin e viteve 60 eshte arratisur. Te keni respekt, ju lutem ,per kalvarin e vuajtjeve te ketij malesori te mire.

  20. Sadriu qe te *iu says:

    Mesoni te genjeni me mire o te shkerdhyer nga mendja… vajti nena te merrte eshtrat e femijes se saj te varrosur… i cili ishte 5 vjec dhe ishte varrosur para 8 MUAJSH !!
    O hajvan genjeshtar i ndyre… per 8 muaj akoma nuk eshte shperbere kufoma more zagar dhe jo me te gjesh eshtrat dhe ti marresh ne fustan… jeni kaq gjytyryme, sa shpesh here mendoj se ja u kane bere mire qe ju kane futur neper burgje sepse jeni jo vetem genjeshtare por edhe te pacipe.
    Hani mut e ngopuni me historite tuaja… por tregoni realitetin more plehra te cdo lloj sistemi.

  21. ARRATISUN 88 says:

    FUCKING ALBANIAN COMMUNIST COUNTRY
    18 VJEC JAM ARRATISE NE 1988 E SHERDHEVA E DEGJERETOVA USHTRINE SHQIPTARE ME 5 GOMAR ME KUFIJ USHTARET SHKONIN DREJT GOMAREVE DUKE I VRARE KURSE UNE U ARRATISA NE ANEN TJETER TE KUFININ KUR KALOVA KUFININ USHTARET JUGOSLAVE QESHNIN KUR I TREGOVA SE NJI PIKE KUFITARE USHTARESH ME BUK E MARMALATE E GROSHE BERTITSHIN JANE SHUME VETA VRITNI TANE E NE FAKT VRANE 5 GOMARE TE SHKRETE FUCKING ALBANIAN ARMY , 18 VJEC NE KAMPIN E BEOGRADIT EDHE ATY E VRANE NJE SPIUN QE E KISHTE FUT SIGURIMI I SHTETIT GJOJA I ARRATISUN PER ME MARRE INFORMATA NE KAMP TE BEOGRADIT, NE KAMP TE BEOGRADIT CDO MUJ VINTE NGA NJI I ARRATISUN QE TREGONTE PER RREGJIMIN KOMUNIST UNE 18 VJEC I THOSHA NUK DU ME DITE MA SE KU KAM LIND EDHE TASH 30 VJET NUK KAM SHKU MA NE AT VEND AS NUK DO TE SHKOJ KURRE MA NE AT VEND VEND SHKERDHAT KOMUNIST FUCKING ALBANIA AS FEMIJVE AS SHQIP NUK I KAM MESU SE ME VJEN NEVERI PER AT VEND KUR KUJTOJ AT KOHE, KAM LIND ME FAT QE U ARRATISA E 18 VJEC E JETOJ I LIRE NE JETEN TEME FUCK ALBANIA

  22. historiani says:

    Kesaj i thone te tregosh historine duke u mbeshtetur ne fjalet dhe tregimet e nje personi i cili flet per ngjarje qe s’i ka pare as jetuar kurre ose ka qene 3-4 vjec. Intervista e mesiperme, per ata qe kane qofte dhe kulture mesatare, na shperfaq nje individ pa kurrfare kulture i cili e ka lene Shqiperine kur ishte 16-17 vjec, me 7 klase shkolle dhe sot e kesaj dite ka mbetur me ate kulture. Shume prej gjerave qe ai thote ne interviste jane qesharake pasi, sic thote ai, ne vitin 1959 ( kur ky ishte 9 vjec ) i paska thene nenes se vet se do te arratisej; na tregon perralla me mbret per kaq e aq te semure apo te vdekur sikur ky ne ate kohe ka qene nja 40 vjec dhe ishte drejtori i kampit qe mbante shenim per gjithcka ndodhte; flet per nje grua qe germonte varrin e femijes me lugen e ushqimit dhe qe ia mblidhte kockat ne varr vetem 8 muaj pas varrimit etj.etj.. Kaq qesharake dhe te shpifur e shperfaqin vehten antikomunistet ekstremiste te keteyre 30 viteve, saqe nuk e kuptojne se, pervec se jane bere qesharake duke i servirur popullit shqiptar me mijera genjeshtra dhe sterzmadhime, po ngjallin perdite e me shume neveri dhe mosrespekt edhe per ata te persekutuar te vertete qe meritojne keqardhje dhe respekt.

  23. Anarko-Sindikalisti says:

    Ky nuk e thote por merret me mend. I ati gjate kohes qe ka qene me forcat e ndjekjes, do te kete kryer krime, nuk ka qene nje deshmitar i thjeshte. Ndaj per te “shlyer gabimin” eshte kthyer ne spiun te jugosllaveve dhe patjeter do te kete marre pjese ne “mosbindjen civile” te Postribes. Hajt te fala Prek Calit!

  24. Rita says:

    Sqarim per komentuesit injorante .Intervista eshte mrre jo sot me 2018 por ne virin qe korrospondon dhe mosha e lartpermendur ..Dhe kur injorante e njrez pa autoritet komentojne familje te nderuara e qe terrore komunist e burgosi inter oi e i zhduki sot cfare mund te thuash .E pesofshin ne familjet e tyre e madje ma keq .

  25. Gjin Marku says:

    Dhe ky, për nostalgji të kapter Tomit, ia ka vënë emrin të birit: Tomi. Kompleksi i Stokholmit.

  26. Anarko-Sindikalisti says:

    – N’doren tande Gjetan Bardhi!
    – Kush je ti more?
    – Jam Ndreca, Ndrec Doda.
    – Per nji viç, m’xu nata jashte
    – Ehe ti qenke Ndrece
    – Shko ne shtepi, ka kohe qe te presin femija !

  27. Anarko-Sindikalisti says:

    OPERACIONI “ZJARRI” :

    – N’doren tande Gjetan Bardhi!
    – Kush je ti more?
    – Jam Ndreca, Ndrec Doda.
    – Per nji viç, m’xu nata jashte
    – Ehe ti qenke Ndrece
    – Shko ne shtepi, ka kohe qe te presin femija !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje