VIDEO/ Speciale: “Rilindja rurale” e 100 fshatrave turistikë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

2.5 mln euro është mbështetja e MBZHR në vitin 2018 për programin e “100 fshatrave”.

Programi, i fokusuar tek turizmi dhe agrobiznesi do të financojë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik të 100 fshatrave anembanë vendit.

Sipas projektuesve të këtij projekti, që vjen nën modelin e Rilindjes Urbane, këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohen në qendra të një lloj turizmi të ri, të panjohur deri më parë në vendin tonë, turizmi rural.

Pjesë e programit të mbështetjes janë edhe të rinjtë nga 22- 35 vjeç me një grant 5 milionë lekë të vjetra, si dhe mbështetja e grave në fushën e biznesit.

Ky është një program i përbashkët i 4 ministrive, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Në total, do të jenë mbi 200 ndërhyrjet në infrastrukturë, përfshi rrugë, sheshe, kanalizime, ujësjellësa, rehabilitim objekesh kulturore apo objektesh të trashëgimisë historike.

Por, si do të funksionojë financimi dhe si është bërë përzgjedhja e fshatrave?!

Monumentet e kulturës dhe investimi në turizmin kulturor janë një pjesë e rëndësishme e këtij programi.

Thethi është një tjetër fshat, që është bërë pjesë e programit, fshat, i cili është shpallur qendër historike.

Një tjetër fshat që bën pjesë në program është edhe Kosina në Përmet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “VIDEO/ Speciale: “Rilindja rurale” e 100 fshatrave turistikë”

  1. Ali Peza says:

    A ka nje liste per keta 200 fshatra ku do nderhyhet?

  2. DETARI @tlantides 🔵 says:

    Financimi ne kisha e xhami kaq shume i larte stonon ne krahasim me finacimin e kopshteve,shkollave dhe universiteteve !
    Turizmi nuk zhvillon vendin sa e zhvillon arsimimi i njerezve .
    Gjithsesi te pakten investimet jane nji shenje e forte seserioziteti !

Lini një Përgjigje te DETARI @tlantides 🔵 Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *