Plani kinez për shiun artificial: Qeveria do të përdorë teknologjinë ushtarake për ndryshimin e motit?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Që prej vitit 2013, Kina ka krijuar 55 miliardë tonë shi artificial. Vendi po merr përsipër një projekt të ri të prodhimit të shiut. Sipas këtij projekti, detajet e të cilit u bënë publik këtë muaj, autoritetet kineze parashikojnë të nxitin reshje në mënyrë artificiale, në sasi të tilla që mbulohen 1.6km katrorë sipërfaqe.

Siç raportojnë mediat vendase, për ndryshimin e motit, qeveria do të përdorë teknologjinë ushtarake, një tërësi instrumentesh të zhvilluara nga kompania shtetërore Korporata Kineze e Teknologjisë dhe Shkencës Hapësinore.

Plani është që të ndërtohen dhjetëra mijëra dhoma djegieje në mallet e Tibetit. Në to do të digjet lëndë djegëse në gjendje të ngurtë, e cila do të lëshojë në atmosferë jodur argjendi.

Rrafshnalta e Tibetit është vitale për furnizimin me ujë të pjesës më të madhe të Kinës dhe një pjesë të Azisë. Akullnajat dhe rezervuarët ujorë furnizojnë lumenjtë Jangce dhe Mekong, Lumin e Verdhë dhe shumë lumenj të tjerë që rrjedhin në Kinë, Indi, Nepal dhe vende të tjera.

Një lëndë që hidhet më pas mbi këtë zonë me aeroplanë do të nxisë kondensimin e ujit, duke formuar retë. Një dhomë e tillë në Tiber gjeneron re që mbulojnë një zonë prej 5 km.

Krijimi i lëndës artificiale ka të bëjë me lëshimin e kimikateve në re, gjë që e përshpejton krijimin e kristaleve të akullit dhe kthimin e tij në shi.

Kina përdor aviacionin ushtarak për këtë qëllim. Shiu i nxitur artificialisht është gjithashtu një mënyrë e mirë për të pastruar ajrin në Kinë, ku smogu është problem madhor për shumë qytete.

Praktika e modifikimit të motit është bërë më e shpeshtë në këtë vend vitet e fundit, duke u përfshirë në projekte madhore publike.

Në vitin 2008, Kina lëshoi në qiellin e Pekinit 1100 raketa që përmbanin jodur argjendi. Kjo u bë para ceremonisë hapjes së Lojërave Olimpike, me qëllim që ato të zhvilloheshin nën një mot pa reshje. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Plani kinez për shiun artificial: Qeveria do të përdorë teknologjinë ushtarake për ndryshimin e motit?”

  1. Përjetësisht says:

    ‘që mbulohen 1.6km katrorë sipërfaqe, një zonë me sipërfaqe sa trefishi i Spanjës’

    Hë më ju lumtë😂😂

  2. Shvejk says:

    Flori nxjerr nga goja o Pulitzeri i Temes. 1.6 km. katror sa trefishi i siperfaqes se Spanjes!?!?!?!???? I bie qe Spanja te jete 0.53 km.katror pra me pak se Vatikani.

  3. DETAR BREGU says:

    MOS BENI CIC MIC POR MENDONI SI SHQIPERIA TE BLEJE TEKNOLOGJINE PER TA INSTALUAR PER NEVOJAT E SAJ SI :
    1-PER RESHJET NE ZONEN E FIERZES PER TE MBUSHUR HC DHE KONVERTUAR ATE NE ENERGJI PER VENDIN…
    2-KUNDER THATESIRES NE MYZEQE PER NEVOJAT E BUJQESISE.
    3-PASTRIMIN E AJRIT … ETC, ETJ.
    NDAJ NUK BEJME PARA NE SE MERREMI ME GLACAT E KOMSHIUT DHE HARROJME TE PEGERAT NE OBORRIN TONE.

    DIHET DHE ESHTE ELEMENTARE NJOHURIA MBI SIP.E SPANJES DHE KUPTOHET QE DO JETE NDONJE LAPSES…!
    POR NDERKOHE , MENTALITETI PER TU MARRE ME LAPSUSE TE TILLA QE S’JANE VECSE CIC MICE TE BEN TE HUMBESH KOHE PER TU MARRE ME GJERA TE TJERA QE JANE TE DOBISHME DHE SJELLE NE PRODUKTIVITET.

  4. kasem gahinji says:

    kur kam qene student ne vit te trete,ne vitin 1971,prof.i gjeografise ekonomike ,i nderuari Vasil Naco,tek shpjegonte zhvillimn ekonomik ne RPK na foli edhe per eksperimentet kineze per shiun artificial ne zonat e thata te kines qendrore,duke injektuar(,me ane te predhavete artilerise k.a) ne atmosfere lende qe kondenonin avujt.pra nuk eshte e re.sot shkenca ka perparuar me tej duke krijuar mundesira me te medha.

  5. Andi says:

    eshte e rrezikshme per shendetin o njesh mos e merr kaq seriozisht.

  6. Andi says:

    Eshte teknologji e demshme per shendetin dhe natyren o njesh mos e merr me kaq rrembim.

  7. Andi says:

    Ajo teknologji eshte e demshme i njesh. Si per shendetin edhe per natyren, keshtu qe sja vlen ta marresh setiozisht

  8. Bab says:

    Ajo eshte teknologji e demshme o njesh, mos e merrni kaq seriozisht. Si per shendetin edhe per natyren

  9. Bab karbunara says:

    E ke gabim o njeri. Ajo eshte teknologji mjaft e demshme si per shendetin dhe per natyren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *