Grigja ngre dyshime për fotot nudo që poston Doktori

9 Prill 2018, 19:59Antena TEMA

Doktori sot ka postuar disa foto nudo të një burri nga Shkodra, i cili ja paska nis ato një vajze në inboks, në Facebook.

Grigja, e cila është përgjegjëse e “Departamentit për psikologjinë dhe emocionet” në PD, u trondit më shumë nga gjesti i Doktorit, se sa nga fotot.

Në një shkëmbim mesazhesh me Salianusin, ajo u përpoq të kuptonte mesazhin e koduar të Doktorit.

-Nuk di ai i pe fotot që ka postur Doktori.

Jam shumë e tronditur.

Unë kam ndenjë gjatë në zyrë të tij dhe nuk më ka shkuar kurrë në mendje që ai është kaq konfident me fotot nudo.

Dhe kur unë ndonjëherë lëvizja në pozicion të papërshtashëm në kolltuk, ai hiqte sytë dhe shikonte nga televizori.

Kjo që po ndodh është diçka e re.

Ai, ose ka një pendesë që nuk i ka aplikuar më pare këto punët e fotove, ose është një mesazh i koduar kundër nesh, tha Grigja.

-Nuk besoj se e ka me ne, tha Salianusi.

Ne vetëm mesazhe na kapën, jo foto.

-Kam frikë se e ka për ne, shkruan Grigja.

Ideja që ky njeriu duhet dënuar se ngacmon një femër, më duket një sinjal që PD duhet të mbajë qëndrim ndaj shfaqjeve të tilla dhe në radhët e saj.

Me siguri e ka për ne, se në fund të fundit videoja jonë shkoi fillimisht tek ai, dhe ai ja dha shtypit.

-Ashtu ishte situata atëhere, se ishte stresi me Lulin.

Tani të siguroj që nuk e ka me ne, por kërkon të diskretitojë këta socialistët si kurvarë.

-Kjo na e vështirëson situatën, tha Grigja, se ne e kaluam krizën duke u hequr si njerëz mendjehapur.

Tani sa të fillojë debati për këtë, të gjithë do kujtojnë skandalin tonë dhe kam frikë se ai e ka bërë me qëllim të na risjellë në qendër të vemendjes.

-Mos u shqetëso.

Në fund të fundit, ne e kemi të justifikuar, se e bëjmë me njëri- tjetrin.

Për këtë ka të drejtë, se ky është socialist dhe po ja lyp një demokrateje.

Këtu bën mirë që nuk toleron.

-Nejse, jam shumë  e frikësuar, tha Grigja.

Ta dija që kishte pasion foto nudo, do ishte ndryshe historia tani, ndoshta as Luli nuk do ishte kryetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje