Champions League/ "Çmenduri" e Romës eleminon Barcelonën dhe kalon në gjysmëfinale, kualifikohet dhe Liverpooli

10 Prill 2018, 22:34Sport TEMA

Liverpooli është skuadra që ka kaluar për në fazën e gjysmëfinaleve të kompeticionit të “Uefa Chmapions League”.

Skuadra e drejtuar nga tekniku gjerman, Jurgen Kloop, arriti që të fitoje dhe në sfidën e kthmit të zhvilluar në “Etihad Stadium” kundër Manchester Cityt me rezultatin 1-2 dhe për të kaluar për në fazën tjetër të këtij kompeticionit.

Miqtë ishin shumë më të avantazhuar për të kaluar për në fazën tjetër pasi kishte fituar me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e parë në “Anfield Road”, por që me startin që City bëri në sfidën e mbrëmjes së sotme u duk se gjithçka dhe mund të përmbysej.

Gabriel Jesuz  zhbllokoi që në minutën e dytë ndeshjen që ndezi shpresat e vendasve për një përmbyjse të mundëshme. Pjesa e parë foli totalisht për Manchesterin që krijoi shumë raste për shënim me anë të Bernardo Silvës që iu mohua goli nga shtylla, ndërsa në minutën e fundit iu anullua një gol i rregullt i Sane.

Një gol që solli mjaft polemika nga vendasit ku nuk munguan dhe protestat e trajnerit Guardiola që u ndëshkua nga gjyqtari për ta ndjekur pjesën e dytë në tribunë.

Megjithatë, shpresat e vendasve u shuan në minutën e 56-të, ku Muhamed Salah konkretizoi në mënyrë perfekte një kundërsulm të ekipit të tij duke mposhtur portierin Ederson.

Gol që demoralizoi lojtarët e Cityt pasi shanset për të kaluar për më tej ishin shumë të vështira dhe ky moment u shfrytëzua mjaft mirë nga Liverpooli që gjeti dhe golin e dytë në minutën e 77-të të takimit me anë të Firmonos.

Një kualifikim mëse i merituar për Liverpoolin që kalon për në fazën gjysmëfianle.

Një kualifikim spektakolar ka marrë dhe Roma përballë Barcelonës duke bërë mrekullinë në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në “Olimpico”.

Sfida e luajtur sot në kryeqytetin Italian u fitua nga verdhekuqtë me rezultatin e pastër 3-0, duke përmbysur humbjen e pësuar në ndeshjen e parë në “Cam Nou” me rezultatin 1-4.

Golat për Romën në këtë takim u shënuan nga ana e Edin Dzekos, De Rossi dhe Manolas që bën mrekullinë duke i dhënë një kualifikim të merituar ekipin të tyre.

Një tronditje për Barcelonën që nuk u beson syve duke u eleminuar që në këtë fazë nga ky komepeticion

Liverpool dhe Roma bëhen kështu ekipet e para gjysmëfianliste të “Champions League”, ndërsa dy ekipet e tjera do të mësohen në ndeshjet e nesërme.

Më poshtë golat e takimit Manchester City-Liverpool. (TemA)

Goli i parë nga Jesuz

Goli i shënuar nga Salah

Goli i shënuar nga Firmono

Me poshte golat e takimit Roma-Barcelona

8 komente në “Champions League/ “Çmenduri” e Romës eleminon Barcelonën dhe kalon në gjysmëfinale, kualifikohet dhe Liverpooli”

  1. tfgs1 says:

    Kostas Manolas,o Megas Alexandros!
    sa per sunitet,vazhdoni ti fryni druve………………ndoshta zjarri do te ndizet!

  2. zamira says:

    jo po vetme skenderbeu i trukon !!!!

  3. korcari says:

    jo po vetme skenderbeu i trukon !!!!!!

  4. korcari says:

    jo po vetme skenderbeu i trukon !!!!!!!!

  5. Aleksander Thana says:

    O korofillak, mbete duke u pshurur nder poture nga ligesia tipike bizantino-aziatike. Leru rradhe edhe turkofakeve te tjere.

  6. korcari says:

    edhe thone qw vetem korca i trukon ndeshjet
    a e shihni sistemin e trukimeve!

  7. korcari says:

    edhe thone qw vetem korca i trukon ndeshjet
    a e shihni sistemin e trukimeve!!!

    1. O korcar, duhet te kuptosh qe edhe klubet e tjera trukojn ndeshjet…..POR kto klube i hapin Uefes perfitime marramendse, ndersa skenderbeu (si cdo klub i vogel) i jep perfitime te vogla, kshtuqe eshte normale qe kto klube te denohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje