Sulmi kimik, reagon ashpër Erdogan: Autorët e kësaj masakre do të japin llogari, do paguajnë çmim të lartë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“E dënoj këtë masakër në Gutën Lindore dhe Duma. Kushdo që e ka bërë, autorët e kësaj masakre do të japin llogari dhe do të paguajnë çmim të lartë për këtë”, tha Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se përgjegjësit e sulmit të fundit kimik në Duma do të japin llogari dhe do të paguajnë çmim të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).

“E dënoj këtë masakër në Gutën Lindore dhe Duma. Kushdo që e ka bërë, autorët e kësaj masakre do të japin llogari dhe do të paguajnë çmim të lartë për këtë”, tha Erdogan në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij (AK Parti) në Ankara.

Presidenti turk tha se është duke i vazhduar kontaktet në lidhje me këtë zhvillim, duke rikujtuar një bisedë të djeshme telefonike me homologun rus Vladimir Putin.

Forcat e regjimit të Bashar Asadit goditën disa objektiva në qarkun Duma të Damaskut të shtunën në mesnatë, duke përdorur një gaz helmues, i cili sipas mbrojtjes civile la të paktën 78 civilë të vdekur.

Erdogan tha se gjithsej 4.071 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit antiterrorist “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë.

“Lufta jonë (kundër terrorizmit) do të vazhdojë deri në eliminimin e terroristit të fundit,” shtoi Erdogan.

– “Ne e dimë shumë mirë se kujt do t’ia kthejmë Afrinin”

Presidenti Erdoğan ka komentuar edhe rreth deklaratës së ministrit të jashtëm rus Lavrov: Kjo qasje është e gabuar. Ne e dimë shumë mirë se kujt do t’ia kthejmë Afrinin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Sulmi kimik, reagon ashpër Erdogan: Autorët e kësaj masakre do të japin llogari, do paguajnë çmim të lartë”

  1. Baca says:

    Kjo eshte fytyra e vertete e tahypit te canak halese! Te qan diten dhe te bombardon naten!

  2. A says:

    Hale por cfare haleje!

  3. nje antiturk i betuar says:

    Ike more turk i qelbur e i neveritshem , qe na je bere si pjestar familje , çdo dite do shikojme fytyren tende te ndyre . Zagar aziatik !

  4. Stambolliu says:

    Erdogan baba ne Selanik e duam kufirin e Turqise si dikur ne kohet e lavdishme te Perandorise koqet ne morset te pabeseve neqoftese nuk i binden Deres se Babait

  5. AC/DC says:

    FREE KURDHISTAN

  6. Baliu says:

    Ec more shkerdhate muti, e rrezove nje aeroplan rus, qe pasoj me bombardimin rus te turqeve ne Siri, dhe prap i hyre ne bythe Putinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *