Mbyllet ndeshja Manchester City-Liverpool me rezultatin 1-2. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

10 Prill 2018, 22:20Sociale TEMA

Manchester City-Liverpool është super sfida e kthimit e fazës çerekfinale e kompeticionit të “Uefa Champions League” që do të zhvillohet në “Etihad Stadium”.

Një duel që pritet të dhurojë mjaft emocione, ku Liverpooli është shumë më i favorizuar për të kaular për më tej pas fitores së arritur në ndeshjen e parë me rezultatin 3-0.

Megjithatë, Manchester City do të tentojë që të bëjë një mrekulli edhe pse do të jetë mjaft e vështirë.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare.

Mançester Sitit: Ederson, Uollker, Laporte, Otamendi, Fernandinjo, Bernardo Silva, David Silva, Sterling, De Bryjn, Sane, G. Hesus.

Liverpul: Karius, Van Dijk, Lovren, Aleksander-Arnold, Robertson, Vijnaldum, Milner, Oksleid-Çambërlein, Firmino, Salah, Mane.

GOL! Liverpooli përmbys gjithçka në “Etihad Stadium” duke shënuar me anë të Firmino

GOL! Salah barazon gjithçka për miqtë duke konkretizuar në mënyrë të duhur një aksion mjaf të mirë të Mane. Një gol që trondit Cityn

Minuta 45′, Liverpooli humbet një rast të artë për të barazuar me anë të Çambërlein që shmang bukur porterin, por e dërgon topin jashtë kuadratit

Minuta 41′, Manchester City shënon golin e dytë me Sane, por që anullohet me pa të drejtë nga ana e arbitrave të ndeshjes

Minuta 38′, Bernardo Silva i afrohet golit të dytë për vendasve me anë të një gjuajtje brenda zonës e cila përfundon ngjitur me shtyllën

GOL! E nis në mënyrë spektokale City ndeshjen duke shënuar me anë të Gabirel Jesus që ndez shpresat e vendasve

Ekzekutohet himni i “Uefa Champions League” nën një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozeria vendase

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje