Balla: Pas dhunës në Parlament fshihen gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas incidenteve të ndoshura në salën e Parlamentit ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe goditën me miell kryeministri Rama dhe disa nga ministrat.

Duke folur  jashtë Kuvendit Balla deklaroi se Berisha inicioi dhunën, ndërsa i dha porosi Bashës dhe Kryemadhit.

Gjithashtu Balla tha Pas dhunës në Parlament fshihen gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar

“Sot ka pasur dhunë në parlament, por akti më i rëndë dhe më i turpshëm është se një pjesë e madhe e dhunës ka ardhur nga deputete, vajza dhe gra.

Ashtu siç e nisa ta them edhe në seancë plenare, sot është seanca e fundit plenare përpara se në datën 17 prill Shqipëria dhe gjithë shqiptarët të marrin një lajm të mirë e pozitiv, rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë në procesin e integrimit Europian.

Ky do të jetë një lajm shumë i mirë dhe shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.

Po ashtu, sikurse jo më larg se dje, procesi i Vettingut po ecën përpara, Reforma në Drejtësi po ecën përpara. E gjithë kjo dhunë sot në parlament është shprehja më e qartë e një solidariteti mes gjyqtarëve të korruptuar dhe politikanëve të korruptuar ende në Parlament sikurse Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha, etj, të cilët në solidaritet me gjyqtarë të korruptuar sot u munduan që të bllokojnë vijimin normal të seancës.

Megjithatë, Kuvendi i Shqipërisë vijoi punën e vet! Sot miratuam një marrëveshje shumë të rëndësishme me Kosovën, po të kemi parasysh njohjen e dyfishtë të pensioneve qoftë në atë anë apo në këtë anë të kufirit. Një proces i vazhdueshëm i bashkëpunimit me Kosovën, i cili është dhe mbetet prioritet i qeverisjes sonë.

Është e turpshme që qoftë Partia Demokratike, qoftë LSI nuk votuan një marrëveshje kaq të rëndësishme me Kosovën.

Së dyti, kishim edhe një marrëveshje tjetër, kësaj radhe me Italinë dhe Komisionin Europian në kuadër të projekteve Interreg. Edhe kjo ishte një marrëveshje shumë e rëndësishme në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë, Italisë dhe Bashkimit Europian.

Kuvendi i Shqipërisë sot me gjithë pamjet e turpshme të servirura me buton nga koordinatori i dhunës Sali Berisha, i cili sapo hyri në sallë urdhëroi Monikën dhe Lulin që të bënin dhunën e rastit; dhe sigurisht Monika, vajzat e veta dhe Luli djemtë e vet për të bërë dhunën e radhës.

Megjithatë, dua t’u them sot të gjithë shqiptarëve se ne jemi shumë të vendosur për të çuar përpara Reformën në Drejtësi; jemi shumë të vendosur që procesi i Vettingut të vijojë me paanshmëri e pavarësi të plotë, ashtu sikurse është parashikuar në Kushtetutë dhe në Reformën në Drejtësi.

Jemi plotësisht të bindur se edhe pas pamjeve, edhe pas përpjekjes së sotme të aleancës kundër Reformës në Drejtësi, aleancës kundër hapjes së negociatave PD-LSI, ne në datë 17 do kemi lajm të mirë për shqiptarët”, tha Balla.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Balla: Pas dhunës në Parlament fshihen gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar”

  1. Al-Nakba says:

    Taulanti i njeh mire koleget e opozites qe jane te korruptuar.
    Per cudi, ne vend ti padisi te shoqja Arta, ai mban fjalime para gazetareve ashtu si ka bere per shume vite me rradhe edhe pse e ka ditur qe koleget e PD jane te korruptuar kurse ata te PS me TAHIRIN ne krye nuk jane.
    =
    Kjo eshte estrada me bukur por tragjike njekohesisht ne Shqiperi.
    Ose, shprehja e hajdutit qe do te kap hajdutin te shkon ne mend.

    1. Eri says:

      Po cohuni dhe te gjithë deputetet e majte tju cirni maskat ketyre palacove pd. Dhe kuckave te lsi

  2. petrit says:

    Mjaft me z.Balla me fjalime. Nqs keni mender bythe rregulloni situaten duke i treguar vendit secilit e lereni propoganden. Ndryshe do te jete mire te mbanin vendin tuaj e te terhiqeni nga drejtimi i vendit. Nuk mund te durojme me palacolleqe ne kuvend, ku luhet teater me parate tona. Ka ardhur fundi z.balla e kushdo tjeter qe e ka ne dore kete problem.

  3. labi says:

    Te korruptuari,mashtruesat,hajdutat,kafshet e malit te zbritur ne Tirane si perfaqesues te PD jashte nga parlamenti.Armiq te kombit,hajduta ti hiqet imuniteti e degohen urgjentisht ne gjygje.E shkreta Shqiperi se cfar e ka gjete me kte opozite.

  4. ela says:

    cfar thua more ,vetem fjal pa peshe ke ti ,arrestohini zbatoni ligjin e deshte vete ilirin dhe monika kurven mbajini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *