“Berishën, Ramën dhe Metën i kap Reforma në Drejtësi, do të eliminohen nga skena politike e Shqipërisë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

Që pas eliminimit të opozitës parlamentare në vitin 1946; Shqipëria është drejtuar nga injoranca.

l.
Enver Hoxha ishte i pari që në vitet 1944-1946, ia arriti të mposhtte përfundimisht intelektalizmin shqiptar.
Që nga viti 1946; intelektuali ka qenë armik i çdo qeverie.
Në fakt, kjo ka qenë substancë e vetë stalinizmit.
Historia u përsërit kur Sali Berisha mposhti intelektualizmin si frymë në Partinë Demokratike në vitin 1992 dhe mori injorancën në drejtim, injorancë kjo me të cilën ai shkatërroi gjithë investimin dhe mundin shqiptar për llogari të Beogradit. Djegie dhe shkatërrim me hordhitë Berisha, kudo; dhe izolim e përbuzje për të gjithë botën akademike shqiptare, ishin vitet 1991-1994.

Kurse, historia e prapambetjes shqiptare ka tre arsye të mëdha:
Antiintelektualizmin, korrupsionon kryeministror dhe shitjen e interesit kombëtar.
Që të tria këto janë të lidhura.
Sot, korrupsioni kryeministror e ka shtënë të gjithë shpresën e sundimit të tij në Moskë dhe në Stamboll. Por, që të dy këta, edhe Moska edhe Stambolli, në 150 vjet, kanë qenë bashkë kundër territoreve shqiptarë dhe kundër gjuhës shqipe. Këtë na ka mësuar historia ne shqiptarëve.
Po sot? Sot le t’i bien këmbës, asgjë nuk i bëjnë dot as Shqipërisë dhe as shtatë apo tetë milionë shqiptarëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor e që janë të mbrojtur plotësisht nga aleanca shqiptaro-amerikane.

ll.
Ja se si është katandisur sot, në vitin 2018, injoranca e trembur e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë:
Meta detyron Llallën të gënjejë për ambasadorin amerikan, me qëllim që të provokojë politikën amerikane: menjëherë dolën bishtat injorantë të flisnin sikur ka pasur komplot kundër Metës. Domethënë, Amerika do të bëjë komplot kundër një gurthyesi shqiptar.

Rama flet shpesh për Turqinë dhe Rusinë, se mendon që kështu mund të marrë para nga Perëndimi. Është në embargo, dhe nuk ka para as për rrogat dhe po shtrydh popullin me taksa abuzive – njëlloj si Enver Hoxha. Prandaj duhet të ikë nga skena për të krijuar për veten rrëzim të butë.
Pse, një mësues vizatimi do të trembë politikën amerikane në gjeopolitikë?
Ramën sot, nuk e pranon as politika amerikane dhe as politika gjermane. Po socialistët?

Berisha flet për revolta mbarëkombëtare dhe, si strateg për këtë, ka gjetur Lulzim Bashën, i cili ka shkelur ligjin amerikan me ndërhyrje ruse në çështjet amerikane. Kurse amerikanët tallen me të dy, se Berisha nën shtrëngim të frikës mendon se politika amerikane është 2000 km larg, kur këtu në Shqipëri ajo ka FBI-në të shpërndarë kudo.

Kurse rusët, që janë shpresa e Berishës dhe e Ramës, i bien vrangallës në Shqipëri me ca spiunë që nuk kanë para as për kafe.
Por, komedia e injorancës shqiptare vijon…
E pra, e shihni se kush po e drejton sot Shqipërinë? Injoranca e trembur.

lll.
Por, njëlloj si gjatë një shekulli, Shqipëria sot në fakt po lufton sërish me korrupsionin, antiintelektualizmin dhe me shitjen e interesit kombëtar nga korrupsioni i lartë shtetëror.
Që të tre këta aspekte janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe sot shihet se janë vepër direkte e Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Në fakt të tre këta, Berisha, Meta dhe Rama, do të hyjnë në historinë e Shqipërisë si treshja simbol e korrupsionit, e antiintelektualizmit dhe e përpjekjeve të dështuara të tyre për të destabilizuar Shqipërinë, gjithmonë sipas skemave leniniste të politikës ruse “të grushtit të shtetit”.

Pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, i pari që vijoi rrugën staliniane të mbajtjes së pushtetit politik pa intelektualë është Sali Berisha. Vetëm mediokër dhe të korruptuar mbajti ai pranë vetes gjatë tetë vjetëve të fundit si kryeministër, dhe tani është hedhur i gjithë drejt Rusisë, se, në mes të detit, fija e kashtës atij po i duket si tra.

I dyti është Edi Rama, që, me urrejtje patologjike deri në frikë nga bota akademike dhe me një tufë kalamajsh, ai i hyri edhe vjedhjes, por edhe degradimit drejt metodave otomane të drejtimit të shtetit, si mendim dhe si praktikë.
Ky pafille, nga afria pasionante që tregon me Erdoganin, kuptohet se adhuron sulltanët dhe sulltanatin. Por Reforma në Drejtësi ka tepër gjasë që ta gjejë të arratisur me azil politik në Stamboll.
Por, edhe këtu ka një pyetje për Ramë ziun: Pse, vërtet mendon ky se me Erdoganin dhe me Putinin do ta nxjerrë Shqipërinë nga graviteti amerikan? Kurse Ciceroni, për raste të tilla na ka thënë: asinus asinum fricat – gomari fërkon gomarin.

lV.
Tani që të tre, Berishën, Ramën dhe Metën, i kap Reforma në Drejtësi, në funksion të ligjit antikorrupsion. Eliminimi i gjyqtarëve të korruptuar po vijon si proces me emra konkretë, dhe njëherësh dallohet se po spikat edhe dorëheqja e mëtejme e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë.
Kryesore në këtë proces për pastrimin e gjyqësorit, është fakti se gjithçka po drejtohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Prandaj, paanësina dhe rreptësia në luftën anti korrupsion sigurisht që do jetë një vepër historikë për shqiptarët që, më në fund, po i hyjnë ngritjes së institucioneve të dhënies së drejtësisë dhe të vendosjes së moralitetit në qeverisjen shqiptare, sipas reformës së nisur.

Ndërsa këtu, na duhet të theksojmë atë që është më thelbësore: të tre këta, Berisha, Meta dhe Rama do të eliminohen nga skena politike e Shqipërisë, jo nga ndonjë revolucion apo grusht shteti i tipit leninist, por si pasojë e vendosjes së drejtësisë shoqërore dhe moralitetit në qeverisje. Dhe nuk kanë fare shpëtim, se kjo nuk është një shprehje gjuhësore, por është një tendencë historike pa kthim.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

17 komente në ““Berishën, Ramën dhe Metën i kap Reforma në Drejtësi, do të eliminohen nga skena politike e Shqipërisë””

  1. Shqipe says:

    Kur do te hyjn ne burg politikanet shqip! ?
    Pritja eshte e gjate dhe durimi eshte sosur!
    Usa duhet te hapi letrat per ta…ç pret!

  2. Freedom House PR says:

    Te lumte goja edhe pse nuk kam aspak respekt per nje sharlatan si puna jote qe ben gam gam si puna e Braces apo Palles nga Librazhdi.

    Te tre keta, jane pergjegjes per pengesen e reformave te verteta demokratike, qe vazhdojne ta mbajne Shqiperine te izoluar nga Familja Evropiane.

    Mos harrojme se ata jane jo tre por me shume , me kryesoret dhe pergjegjes direkt jane:

    Berisha+Meta+Rama+Basha

  3. saliu says:

    Po Lulezimen ku e le o trupeshk.

    1. Ari says:

      Pa tjeter i ka hedhur ndonje kocke lulushka u be kaqë kohë që nuk e peemend.Njesoj si me Ramen nuk i dha ndonje postë dhe menjehere filloje ta sulmojë .Burgaxhinjë si ai tjetri F .lubonja

    2. Moni says:

      Duket qe e paske lexuar artikullin si ti si ai qe te jep te drejte me poshte. Po ta citoj me poshte qe te mos lodhesh se e shoh qe paske veshtiresi me leximin:
      « Berisha flet për revolta mbarëkombëtare dhe, si strateg për këtë, ka gjetur Lulzim Bashën, i cili ka shkelur ligjin amerikan me ndërhyrje ruse në çështjet amerikane. »
      Me pak fjale Bashen e fut tek Berisha sic ka dhe Rama ri-pjellasit e tij.
      Ajo qe ka « harruar » Ngjela eshte te permendi Fatos Nanon qe eshte po kaq pergjegjes se keta te tjeret.
      Pastaj jane disa qindra kelyshe te ketyre te katerve qe kane vjedhur si kafshe keto 27 vite.
      Dhjetra ministra, deputete dhe drejtore te rendesishem qe edhe pse kane vite qe nuk punojne vazhdojne jetojne si mbreter. Feijet e tyre studiojne jashte me prinder te papune. Keta vete udhetojne dhe bejne shopping jashte. Imagjinoni sa kane vjedhur.
      Ja te permend disa qe mbase i keni harruar: Spartak Poçi, Andis Harasani, Blendi Gonxhe, Dhimitraq Rafti.. etj, etj, etj..

  4. do vijë një ditë says:

    MPo ti Ngjela kur do hyshe ne burg per raportin e 1997-es bashkryetar me Spartak Brahon qe beri parlamenti per Sali Berishen dhe e fsheh diku ne prokurori per te mos zbuluar krimet dhe tradhetite e Sali Berishes? Ke shume gjera ne kurriz edhe ti, ndaj ben keshtu.

  5. Qytetari Analog says:

    Po me Ramen cfare ke o Taku? Pse e relativizoni ate cka kane bere ata te tjeter duke i baltosur te gjithe njelloj. Tani per tani, me te more se Edi Rama, ky vend nuk gjen dot. Edhe ti e di vete e di kete.

  6. M says:

    “Prite gomare te mbijej bare, sa te kaloje dhe ky behar””i thon kure tre dekada ne tranzicion , injoranca, krimet, korupsioni, vjedhjet, djegjet, shkaterimet,kunder interesave kombetare(ku kockat e qeneve te ngordhur behen heronj dhe heronjte e vertet lihen ne harese), e bardha nxihet dhe te zezes i.jipet ngjyre te bardhe, kjo eshte nje” veper historike” ku drejtesia nuk duket ose nuk vendoset , te gjitha te tjerat ne pidh te semes te ven
    Njeriu rone me shpresa” shpresa vdes e fundit” , por keto qe thua duken si ” peralla me mbret”

  7. I verteti says:

    O TAKU. SALIUN E DUAM NE BURG TE VARUR PER KOQESH. AI KRIMINEL DUHET TE PAGUAJE PER GJITHE KRIMET QE KA BERE. TE SHPETOJME NGA KETA HAJVANE E SHPELLARE MUTI. NA MBYTEN MALOKET E MUTIT.

  8. jimmy says:

    Luli nuk vihet ne hesap, po ti gjendet vendi Berishes,Metes e Rames, me ca shpulla Lulushka shkon te vendi.

  9. LORA says:

    Nese politika afatgjate e USA-s ne Shqiperi eshte nevojtare e vuvuzzeles se cakordume ngjela,,,atehere kjo politike qenka ne mjerim te skajshem,,,te pakten ne raport me Shqiperine dhe shqiptaret.
    Taku duhet te beje vetem nje sqarim publik;meqe dr.mortja e mposhti intelektualizmin ne PD qe ne 1992-in(sipas takut) perse atehere ky taku i shkoi atij pas ,deri ne 2007-en ????I shkoi pas se ishte medioker ????

  10. Emigranti says:

    Avokat, mjere ai populle qe te degjon akoma. Je kthyer ne zjarrfikes amerikan ne truallin e shqiptareve te tradhetuar dhe neperkembur!

  11. enveri says:

    Avokat Ngjela e shpjegon shume mire situaten.Gjithe problemi qendron tek drejtesia.Pra pa u bere reforma ne drejtesi nuk ka ndryshime.Eshte njesoj si te dergosh tani Meten apo Saliun ta gjykoj Gjin gjoni po pse si thoni ju e denon hajduti hajdutin.Ndersa per sa i perket Amerikes per sa kohe ata do te kene interesa per ne eshte mire dhe largqofte nese ata nuk kane interesa ne kthehemi ne Somali e do hame njeri tjetrin.

  12. X. says:

    Servisi sekret ruse kalon pak edhe ne spartak ngjelen dhe bene propaganda per ta pa e diture se njerzit qe rrine e pine kafe me ngjelen jane ne sherbim te ruso-serbis.
    edhe taksat per autostrad kane origjinen f
    dhe ides nga rusia,vetem per destabilizim te shqiperis dhe kosoves.
    ilir meta dhe gramoz ruçi i dijnë mire keto afera…

  13. Ky bicim Avokat, eshte bukeshkali me i madh qe kam njohur deri me sot, sepse per tu dukur interesant dhe “asnjanes” (por po i hodhe Dollare+Euro+Leke behet dhe me “qeline e burgut” ku nuk zuri mend, per te mos llapur vend e pa vend…). Eshte bukeshkali (mosmirenjohes) ndaj Edi Rames me tipik shqiptar, i pa bese, i pa ekuilibruar, i vete kenaqur me budallallekun se eshte “Anglo-Sakson”, nderkohe qe nuk ka shkelur akoma ne SHBA dhe Britani (pasi nuk i jepet VISA, e kjo nuk eshte rastesi…), i cmendur ne studiot Televizive, i cthurur ne fjalor sa gajasen te medhenj e te vegjel me brockullat e tij. Po ky bukeshkali Spartak Ngjela e ka harruar kush e ka mbushur me ushqime e libra ne burg, duke rrezikuar veten dhe familjen e Tij, eshte pikerisht Edi Rama dhe askush tjeter deri me sot ne Shqiperi. Ky mortje “Publike”, ky rrodhe Mediatike pa asnje veprim Avokatie te njohur, vdes per post Ministri Drejtesie ose Prokuror i Pergjithshem, ndaj e krahason Ramen me dy suuper-kriminelet e Shqiperise post-Komuniste, dy maloket Veri-Jug, Berishen e Meten, e kercenon dhe sajon perralla se, Ky Edi Rama eshte kthyer nga Rusia e Turqia, dhe se nuk e don me Perendimi, Amerika e Gjermania. Cfare ksizofreni, monstre, perversi, qe sebashku me Fatos Lubonjen, kane bere qe Populli ne shumice derrmuese quan me “hak” burgun qe kane bere. Kot nuk i thone: GOJA LLAP E SHPINA DAP.

    1. Bilbili says:

      More Taku u mamit. Te kemi xhan,mos merr ment e huaja pir ec me ment tuaja. Ke pas babe te mire Kicon. I shkreti vajti ne kine te porosiste bilbila dritaresh per metalurgjikun e na solli 80000 bilbila policesh. Nuk e di a ja ngel ndonje per ty ta mbash per kujtim

  14. Jimi says:

    Na cave trapin mor dordolec!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *