Deklaratat e Llallës për arrestimin e Metës, ambasadori Lu takim urgjent me presidentin

Ambasadori Donald Lu ka shkuar në zyrën e presidentit Ilir Meta një ditë pas zbardhjes së deklaratave të ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla.

Ky i fundit artikulonte se diplomati amerikan i kishte kërkuar arrestimin e kreut të shtetit Meta.

Ndërkohë, pretendimi është  hedhur poshtë menjëherë nga përfaqësuesi i SHBA-ve në vendin tonë duke i cilësuar si trillime që bëhen për t’i shpëtuar drejtësisë.

Mësohet se sot ka qenë ambasadori Lu ai që ka kërkuar takim me Metën në zyrën e presidencës. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...