Erjon Braçe “kryqëzon” Bashën: Gënjeshtar që kërkon të vish në pushtet me dhunë, vrave 4 vetë pa dhënë llogari

Deputeti Erjon Braçe ka “shpërthyer” në akuza nga foltorja e Kuvendit ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Teksa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit për të kërkuar lirimin e protestuesve në Kalimash, Braçe i ka kujtuar Bashës skandalet e njëpasnjëshme gjatë kohës kur ka shërbyer si ministër i Brendshëm.

Në këtë sallë ka vetëm një njeri që i ka vendosur Kukësit një taksë prej 385 milionë eurosh.

Quhet Lulzim Basha. Ky njeri është kostoja më e madhe për çdo kuksian.

Ky njeri është kostoja më e madhe për çdo shqiptar, Ky njeri është lulja e pranverës në Moskë.

E dimë të gjithë këtë. Padrejtësia nis në momentin që ky njeri refuzon të dalë para organeve të drejtësisë.

Të kërkonte ndjesë ndaj Kuksianëve për një rrugë që nuk është mbaruar. Unë nuk dua të shikoj protestues në burg, por ky debat për protestuesit bëhet me njerëzit që protestojnë jo me ish ministra që vrasin protestues.

Ka mbi kurriz katër të vrarë si ministër i brendshëm, i vetmi që ka vrarë protestues në demokraci, por vazhdon të qeshë. Edhe në këtë rast refuzon ë dalë para drejtësisë.

Ish-ministri i brendshëm i demokracisë, më 21 janar janë arrestuar 442 vetë, në ditët që pasuan pasi u vranë 4 protestues, u dënuan me burg 42 protestuesm, për të mbuluar vrasjen e protestuesve. Ka edhe kuksian të dënuar më 21 janar.

Ka padrejtësi në këtë vend. Një pensionist sot në Tiranë paguan taksë shtëpia sa Lulzim Basha. Ai ka tre kate shtëpi, ndërsa ka edhe pensionistë që paguajnë  taksë sa ai. 100 lekë në muaj.

Si mund të jetë e drejtë kjo dhe e padrejtë që Basha të paguaj më shumë taksa për atë shtëpi që ka, tha Braçe.(TemA) 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...