FOTOT: Deputetët bëjnë "byrekun” në Parlament, opozita hedh miell dhe vezë, maxhoranca ujë

12 Prill 2018, 12:24Politika TEMA

Tensione të shumta janë shënuar sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputetët e opozitës bllokun foltoren e Kuvendin pasi kërkonin largimin e kryeministrit Edi Rama si dhe lirimin e 11 kuksianëve që gjykata la në burg.

Por si të mos mjaftonte kjo edhe pas thirrjeve të kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi për të liruar foltoren deputetët e opozitës jo vetëm që nuk  bën këtë gjë, por filluar të godisnin me miell e vezë në drejtim të kryeministrit Rama dhe ministrave të kabinetit qeverisës.

Kanë qenë deputetët demokratë Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu që kanë sulmuar kryeministrin Edi Rama me miell dhe vezë.

Ndërkohë, pas aktit të tyre ka ndërhyrë menjëherë garda e republikës që kanë larguar ligjvënësit e PD.

Nga hedhja e miellit nga deputetët e PD u prekën kryeministri Edi Rama, Senida Mesi, ministri Ditmir Bushati dhe kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi.

Fill pas këtij incidenti kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka kërkuar përjashtimin nga seanca të deputetit të PD Ervin Salianji, Flamur Noka dhe Klevis Balliu, pasi hodhën miell drejt kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të pranishëm në Parlament.

Ndërkohë ministri Ditmir Bushati ka reaguar pas sulmit të Flamur Nokës dhe fyerjeve nga deputetët e opozitës.

Pasi u qëllua me miell dhe vezë, ai i është kundërpërgjigjur ligjvënësit Flamur Noka duke e lagur me ujë.

Por fill pas këtij incidenti ministri Ditmir Bushati u ka kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve shqiptarë për reagimin të tij  ndaj agresionit me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore nga ana e deputetëve të opozitës.

Mes tensioneve të shumta, miellit, vezëve, shisheve me ujë dhe fjalorit të pandjenjë përfundoi dhe seanca e sotme Parlamentare.

Më poshtë do të shikoni përplasjet nga fillimi i seancës parlamentare deri në përfundimin e saj. (TemA)

10 komente në “FOTOT: Deputetët bëjnë “byrekun” në Parlament, opozita hedh miell dhe vezë, maxhoranca ujë”

  1. korçari says:

    Keto jane grahmat e fundit e maskarenjeve dhe te poshterve te shitur tek serbet qe po bejne ç’eshte e mundur per t’a sabotuar hapjen e negociatave dhe Vetingun pasi duhet te japin llogari si i kane vene pasurite e tyre disa miliardeshe .USA duhet t’a shpejtoje arrestimin e ketyre maskerenjeve duke filluar nga Salehu,Basha,Meta,Noka ,Salianji,Bode,Imami,Pollo,Ruli,etj

  2. Cna gjeti says:

    Kto bejne teater me ju o budallenj tifoz partishë,sali krimineli dhe lulkat e tij ,president kokmadhi dhe edi me atletaxhit e tij.Po te donin keto aty nuk hynte mielli dhe vezet per bakllava,se garda po te dojë edhe breket ja kontrollon.Por si do behet teatri qe ju te ziheni me njeri tjetrrin tifozat e hajduteve?

  3. ceni boston says:

    ceshte ky nivel miserable! as femijete kopshteve nuk veprojne keshtu! po ju troket vetingu dhe nuk dine cbejne per te mbrojtur liken dhe salen!

  4. Alidemsi vjeter says:

    Doli dhe Gorja gjenetike komuniste Sali Goran Karagjic ….Do ta kujtoni Parlamentin e 91 -shit me Profesore e kuadro serioze dhe ja si e katandisi Monstra Vicidollit…Ska nevoje per komente te tjera…Tik tak……Tik tak..

    1. W says:

      Kafsha e pyllit vicidol plus flamur ndoka me urdhër te serbisë e moskes

  5. NJE POPULL says:

    Mos harxhoni, miellin dhe vezet kot, se ja erdhen zgjedhjet ju duhen per votat ! ESTRADA NE KUVEND .

  6. DRENICA E KUQE says:

    Mielli i hedhur ne Kuvendin shqiptar eshte miell serb qe ka hyre nga Prishtina “shqiptare” e bandave te Ibrahim Rugoves… Prandaj kujdesi ndaj bandave “shqiptare” te Titos ne Prishtine duhet te jete maksimalisht i madh!…

    DRENICA E KUQE

  7. Sander says:

    Byrekun?? Çorben thuaj se po te ishte byrek do ishte mire.Nje çorbe qe vetem politikanet mund ta hane se populli eshte helmuar ketu e 27 vjet prej saj.

  8. - says:

    qeveria ti beje analizat miellit ,nese permbane rreze kanceroze.

  9. X. says:

    ne seancen e radhes kane mi gjuar me vezë ramen dhe Ruçin.
    kjo eshte qeveria e turpit…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje