FOTOT: Flamur Noka dhe Ervin Salianji sulmojnë Ramën me miell, përjashtohen nga Parlamenti

Deputeteti demokrat Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë sulmuar kryeministrin Edi Rama me miell.

Ndërkohë, pas aktit të tyre ka ndërhyrë menjëherë garda e republikës që kanë larguar ligjvënësit.

Nga hedhja e miellit nga deputetët e PD u prekën kryeministri Edi Rama, Senida Mesi,ministri Ditmir Bushati dhe kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi.

Fill pas këtij incidenti kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka kërkuar përjashtimin nga seanca të deputetit të PD Ervin Salianji dhe Flamur Noka, pasi hodhën miell drejt kryeministrit Edi Rama. (TemA)

 

                 Loading...