FOTOT: Tension në Kuvend, Ruçi përplaset me Bashën: Lironi foltoren…

Ka nisur me tensione seanca e sotme parlamentare.

Pas fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha deputetet e PD kanë bllokuar foltoren.

Ata kërkojnë largimin  nga seanca e sotme të Kryeministrit Edi Rama si dhe lirimin e 11 kuksianëve që gjykata la në burg.

Edhe pse kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të lirojnë foltoren ata nuk kanë pranuar.

Fill pas kësaj Ruçi ka ndërprerë përkohësisht seancën. (TemA)

                 Loading...