Intriga që i prishi qetësinë dhe dashurinë Ilir Metës

Nga Alfred Peza

Presidenti i Republikës ka reaguar në stilin e tij të njohur tashmë për të gjithë, në mënyrën impulsive e flakë për flakë, menjëherë pas raportit të publikuar nga organizata “Freedom House” për Shqipërinë. Një reagim që me siguri e detyron të “bëhet pishman” ca kohë, duke u rikthyer në periudhat e gjata të “qetësisë dhe dashurisë”. Të cilat ndërpriten sërisht krejt parpritur, për një arësye të ngjashme me këtë të kësaj radhe, e kështu pambarimisht.

Shkak për prishjen e “qetësisë dhe dashurisë” këtë radhë u bënë ato rreshta të raportit ku flitej për të: “Lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u bë e mundur nga votat e Partisë Socialiste. Në vitin 2011, Rama vetë e kishte cilësuar Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që e ka edhe një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar”.

Kaq ka mjaftuar për ta bërë Presidencën që ta japë komentin e saj, ende pa u lexuar dhe shpërndarë mirë lajmi rreth gjetjeve të raportit: “Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë. Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale.”

E gjitha kjo u shoqërua menjëherë me botimin e një letre që ish Kryeprokurori Adriatik Llalla i ka dërguar në maj të 2017 Kongresit të SHBA e cila gjendet aty online prej shumë kohësh. U bë shumë kujdes që lajmi të fokusohej tek ajo pjesë ku Llalla shkruan se ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, i paskërkësh kërkuar “pa prova dhe fakte” arrestimin e Ilir Metës kur ai ka qenë Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë.

E shoqëruar kjo më pas me daljet publike të drejtuesve të LSI dhe njerëzve të tjerë rrotull Metës, më shumë sesa raporti i radhës i një organizate që e realizon këtë çdo vit e për gati çdo vend të globit, të krijohet ideja se brenda rreshtave për Shqipërinë, sapo ishte zbuluar një konspiracion i madh amerikan, me bashkëpunim me njerëz të brendshëm në Tiranë, kundër kreut të shtetit dhe ish Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nëse i qëmton faktet dhe dokumentat, ndjek kronologjinë e zhvillimeve dhe rrugën se si u “mbështet” këtë radhë alarmi i shtuar i Presidentit nga mediat, atëherë kuptohet që të gjitha rrugët e intrigës fillestare, të çojnë tek burimi. I cili është ish- Kryeprokurori Adriatik Llalla. Me sa kuptohet tashmë, për të shpëtuar karriken e tij që rrezikohej nga reforma në drejtësi që po realizohet me ndihmën e SHBA dhe BE, ai ka tentuar që të bëjë atë që dinë të bëjnë më mirë gjithmonë, intrigantët turkoshakë të Shqipërisë e mendjengushtë të kësaj bote.

Duke e kuptuar se “reforma amerikane” do ta nxirrte jashtë, ka besuar se shpëtimi mund ti vinte vetëm nga politika shqiptare. Për këtë, Adriatik Llalla ka shpikur gënjështrën se Ambasadori Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës. “Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”,- shkruan Lu.

Në këtë rast mes Lu-së dhe Llallës, do të doja shumë që ti besoja një shqiptari. Po kur mendon se ish Kryeprokurori ka gënjyer për diplomën e shkollës së mesme dhe pas kësaj drejtoi organin e akuzës për të shpikur gjithë këtë intrigë që ka bërë lëmsh Republikën, atëherë me keqardhje, por na duhet që ti besojmë ambasadorit të SHBA.

A do të rikthehet pas sqarimit të ambasadorit Lu, sërisht qetësia dhe dashuria në Presidencë? Këtë nuk mund ta dijmë. E vetmja gjë që dihet me siguri absolute deri tani, është vetëm fundi i Adriatik Llallës./Alpenews.al

 

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Intriga që i prishi qetësinë dhe dashurinë Ilir Metës”

  1. no coment says:

    NO COMENT per sahanlepiresin e perditshem te qeverise..

    1. Artur says:

      Po flet gazetari i oborrit dhe i korruptuar që po ndiqet penalisht për evazion masiv të pajustifikuar…..

  2. Shqiptari optimist says:

    Llalla eshte lokomotiva qe do terheqi pas gjith te lkorruptuarit, do ta beje me qetsi dhe dashuri.

  3. SKENDERBEU says:

    BIG THANK YOU FRED PEZA!!!!!
    Ta marri dhe dashnoren gashuese me vete Lalla ta kete aty ke shtate penxheret!!!!

  4. Life is game says:

    Meta duhet te jap doreheqjen! Eshte rast tipik dhe akuza me rend per nje president. ” Simbol i korrupsionit”.
    Blloku ne dore te Ilirit para disaa viteve i cfaqur live, i pare ne tv, pavaresisht gjyqit ( 1 dite para gjyqit ne mesnate ish – Km me shishe vere do te festonte pafajesine e IM ne gjykate, kur gjyqi nuk ishte zhvilluar!) eshte fakt ulerites se sa ordiner, hajdut, egoist dhe injorant eshte ky president. POPULLI I mrekullueshem SHQIPTAR SE MERITON KETE NJERI TA KETE PRESIDENT!
    Doreheqja eshte pak! Prokuroria duhet te konfirmoj dhe veproj kunder ” SIMBOLIT TE KORRUPSIONIT”.
    Eshte detyre e saj! Duhet! Une jam taksapagues shqiptar! Si une jane miliona shqiptar! Paguajme Prsidedentin por edhe prokurorine!

  5. Jak Boston says:

    Urime per shkrimin zoteri Peza .
    Une nje pyetje kisha per juve si gazetar dhe si ish deputet:
    A mund te jete nje hajdut i kapur me ze dhe figure perfaqesues i unitetit kombetar sic e kerkon posti i presidentit?
    Nese jo atehere pse nuk i kritikon shefin tend kryekoncesionar dhe ish koleget qe e votuan pasi pa ata ai nuk behej dot president Likja pamvaresisht nga deshirat e tij?!
    Ne kohen e Berishes thuhej te gjithe bashkefajtore.
    Ne kohen e Nanos te gjithe pijanece dhe kumarxhinj.
    Ne kohen e Rames te gjithe ndertuesa 20% ne bashki atehere dhe tani kocesionare ne kryeministri.
    Ne kohen e Likes president i bie te gjithe hajdute, pasi vetem atehere nje hajdut eshte ne gjendje te perfaqesoje unitetin e kombit.
    Ta gezoni Like presidentin zoteri Peza se e keni dhurate nga partia juaj e menderosur…

  6. Jak Boston says:

    He more mercenar i brekusheve anadollake pse i bllokon komentet?

  7. Eduardo says:

    ALFRED MOR BIRI BASTARD I PEQINIT MERU ME HALLIN QE TE KA ZENE DHE PERPIQU TI SHPETOSH ATO PARATE QE NUK JE I ZOTI TI SHPETOSH DUKE I DEKLARUAR BURIMIN DHE MOS I QAJ HALLIN ILIR METES. THUAJI PROKUROREVE QE PO TE HETOJNE SE TI KA PAGUAR NE TE ZEZE YLL NROQI GrOPOSE YLLIN DHE SHPETO VETEN A DEREZI, NESE NUK I KE PARA DROGE PER TI PASTRUAR. LIKE FLORIRI I BEN DERMAN VETES DHE SKA NEVOJE AS PER TY E AS PER AVUKATER TE TJERE TE LLOJIT PAFILLE SI NIKOLLE LEHËSI NGA SPITENI I PRULLIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *