Pas tensioneve në Kuvend, Basha takim kokë më kokë me Kryemadhin, zbardhet kërkesa për Ruçin

Pas përfundimit të seancës plenare së tensionuar ku u hodhën mije dhe vezë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë mbledhur grupet parlamentare në selinë e PD-së.

Nga burime brenda mbledhjes së PD-LSI mësohet se kërkesa e tyre është për përjashtimin e kryeministrit Rama që ka përdorur sipas opozitës një fjalor fyes ndaj shqiptarëve në Kuvend si dhe përjashtimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili lagu me ujë deputetët.

Opozita prej disa ditësh ka kërkuar që të përjashtohej Rama nga Parlamenti, për shkak të gjuhës fyese sipas tyre të përdorur në Kuvend.

Ndërkohë, kërkesa për përjashtim e Bushatit vjen pasi ky reagoi pas sulmit të Flamur Nokës dhe fyerjeve nga deputetët e opozitës duke i lagur me ujë. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *