VIDEO/ “Dëshironi të punoni në kompaninë ajrore të Shqipërisë?”, Rama thirrje të rinjve: Ejani në konkurs, jeni të mirëpritur

12 Prill 2018, 10:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje që të gjithë të rinjve të aplikojnë për tu punësuar në kompaninë e re të aviacionit AIR ALBANIA që do të nisë punë së shpejti në Shqipëri.

Përmes një postimi në facebook Rama thotë se çdo vajzë e djalë që përmbush kriteret dhe dëshiron të provojë veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi, është i mirëpritur.

A dëshiron të punosh në kompaninë ajrore të Shqipërisë që së shpejti do të ngrejë avionët e saj?

Ambicia jonë është që AIR ALBANIA???të bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe duam që vajza e djem të zgjedhur të këtij vendi, të mikpresin e të shërbejnë në bordin e avionëve të krenarisë sonë kombëtare?

Çdo vajzë e djalë që përmbush kriteret dhe dëshiron të provojë veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi, është i mirëpritur”, shkruan Rama. (TemA)

7 komente në “VIDEO/ “Dëshironi të punoni në kompaninë ajrore të Shqipërisë?”, Rama thirrje të rinjve: Ejani në konkurs, jeni të mirëpritur”

  1. Kosovari says:

    Cfare krenarie “kombetare ” !
    Nje avion i drejtuar nga “piloti” Erdogan me “ndihmes-pilotin” RAMA.
    Trajektorja : Ulje e detyruar ne bahçetë e Anadollit !

  2. Freedom House PR says:

    Ky eshte kulmi i deshperimit te nje dileranti qe si papagall apo autopolant ben thirrje qytetarve, se gjoja mendon per ta, dhe i vetmi hall qe kane disa te rinj sot ne shqiperi. Kush po pyet se si do fitohet ai konkurs, me pare nen dore apo merite?

    Perse duhet Kryeministri i nje vendi te merret me vende te vecanta pune sikur ska drejtues aeroporti, minister punesimi apo ku ta di une kush merret me kete pune.Por duhet kryeministri te beje tellallin. Turp!

    Shqiptaret qe skuptojne se si vepron demokracia, institucionet e pavarura nuk kane si ta kuptojne ndryshe kete kryeminister te vendeve bosh ne Kukes apo Aeroport, sidomos kur dihet qe aeroporti i vetem kombetar nuk eshte me i madh se stacioni i autobuzave apo trenit ne nje kryeqyet te botes.

    Vende pune? Ndoshta po largon ata rrugacet e gangsterat qe te kerkojne pare dhe celular pasi mberrin ne aeroportin e Tiranes, pasi ke ardhur direkt dhe i kontrolluar nga aeroportetet me te medhaja te botes perendimore por duhet qe edhe rrugacet me xhinse te kerkojne llogari sikur kane interesin e sigurise ne mendje dhe jo ate te xhepit.


    Turp! Kjo ndodh vetem ne Shqiperi, ne Evrope.

    1. Zeni says:

      Sa te poshter qe jeniTe kishte bere kete lajmerim sala ose basha ose baxhella do te na canit bythen

  3. Tirana says:

    Po cdreqin ke mor Kosovar, qe sje i tille ne fakt se me origjine mund te jesh nga bathorja, edhe ankohe se je i pa pune , edhe shan punet qe te japin mundesine te behesh njeri.

    1. Be Gazetar says:

      Nuk behet ekonomia apo te ulet papunesia e mjerimi me deklarata bombastike nga nje Kryeminister qe sa vjen dhe po i del boja.

  4. Kellira says:

    Kompani turke. Me sakte e Sulltanit. Hajt se keni per t’ia pa hajrin!

  5. erdokari says:

    Air erdogan tamam harram

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje