Zbardhet takimi 1-orësh i presidentit Meta me ambasadorin Lu, ja për çfarë u fol

Është zbardhur takimi takimi 60-minutësh mës kreut të shtetit, Ilir Meta, me ambasadorin amerikan, Donald Lu, mesditën e sotme në Presidencë.

Pas interesit të mediave lidhur me këtë takim, Arben Cici, drejtori i Kabinetit të Presidentit Meta tha se gjatë bisedës fokusi ishte tek integrimi europian i vendit dhe reforma në drejtësi.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Sh.T.Z. Donald LU me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend.

Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”, thuhet në njoftimin e Presidencës. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...