Analiza dhe fakte: Si PDR e Genc Pollos mori kontrollin e Partisë Demokratike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në vitin 1999 pas një përplasje me Sali Berishën, Genc Pollo përçau Partinë Demokratike, duke marrë një grup deputetësh dhe duke themeluar PDR.

Ndarja dukej pa kthim. Pollo dhe të tijtë i dhanë kosto të mëdha PD-së. Humbjen në zgjedhjet lokale në vitin 2000, por edhe shumë zona në zgjedhjet parlamentare të 2001.

Në atë kohë Genc Pollo u mbështet nga Tritan Shehu, Ferdinand Xhaferri, Enno Bozdo, Kreshnik Çollaku etj.

Pollo bëri partinë e tij dhe sot ai ka marrë kontrollin e Partisë Demokratike, e cila është më shumë e tija sesa e Lulzim Bashës.

Më poshtë le të rendisim faktet që e vërtetojnë këtë:

Tritan Shehu u largua nga PD-ja për tu rikthyer më pas, por jo si deputet. Tani prej gjashtë muajsh është deputet i parlamentit, i vendosur nga Lulzim Basha dhe i rekomanduar dhe mbështetur nga Genc Pollo. Edhe lajmin që do ishte i pari i Gjirokastrës e tha ky i fundit.

Enno Bozdo, një nga njerëzit kryesorë të PDR-së, prej gati pesë vitesh mban postin e Sekretarit Organizativ në PD, është krahu i djathtë i Lulzim Bashës dhe njeriu që në degë vendosi ku mundi anëtarë të PDR-së.

Kreshnik Çollaku është drejtues departamenti dhe kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, por mes tij dhe Pollos në fakt kohë më parë pati një krisje të madhe.

Në Korçë, dega drejtohet nga ish-kryetari i PDR-së, Andrea Mano. Dhe e ka shkërmoqur, copëtuar dhe përçarë degën. Nga një parti e madhe e ka kthyer në forcën që garën çuditërisht dhe turpësisht tani e ka me LSI-në.

Në Durrës, dje Basha largoi Oerd Bylykbashin dhe komandoi kryetar dege Ferdinand Xhaferrin. Të fundmin nga çeta e Pollos të PDR-së, që me Bashën kryetar kishte ngelur ende pa post.

Xhaferri ka qënë dy herë të tjera kryetar i degës së Durrësit. Ka qënë dhe dy herë kandidat për kryetar Bashkie. Një herë nga Genc Pollo dhe herën e dyte nga Berisha dhe çuditi dynjanë me “përmirësimin e cilësisë që do ti bënte cilësisë së rërës dhe diellit në Durrës”, por Xhaferri që kish ngelur pa simite dje mori copën e tij, pas mbështetjes që i bëri Genc Pollo dhe Fahri Balliu. A thua se në Durrës kanë vdekur demokratët, a thua se nuk ka më zonja dhe zotërinj intelektualë, që të drejtojnë një nga degët më të forta që ka pasur Partia Demokratike.

Nga dje, me “simiten” që i dha Xhaferrit, Lulzim Basha tregoi se PD është nën thundrën e Genc Pollos dhe ai është njeriu që ka kapur degët, sekretariatet, por dhe vetë Lulzim Bashën. Të gjitha veprimet dhe hakmarrjet politike apo aksionet e Lulit kanë nga pas hijen e hidhur dhe të pështirë të Pollos që përdor buzëqeshjen dhe maskën e Lulzim Bashës dhe së bashku po e kthejnë PD-në në PDR thjeshtë dhe vetëm që Luli të mbajë karrigen e kryetarit dhe të rrethohet nga zagarët e Genc Pollos. Kështu i quante dje mbështetësit e PDR-së Sali Berisha.

Ka edhe shumë të tjerë, por sollëm shembujt kryesorë.

PD-ja prandaj është në këtë situatë dhe doli nga zgjedhjet më e vogël se kurrë, sepse PD-ja fatkeqësisht po kthehet në një PDR. Do të jetë gjithmonë e më e vogel me Lulin dhe intrigat e Pollos. Tani i ka ngelur vetëm ti ndrrojnë emrin sepse misionin e kanë kryer. Partinë e kanë kapur dhe po e bëjnë të vogel si PDR-ja dikur, që ta përdorin për interesat dhe pazaret e tyre, atyre nuk ju dhemb PD-ja, ata tani kanë PDR-në e tyre./CNA.al/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *