Beteja ime për të vërtetën kundër Berishës, që zgjati 25 vite

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Carlo Bollino

Pas 25 vjet shpifjesh, të bëra pa dallim kundër kujtdo që ai e konsideronte “kundërshtar”, pra edhe kundër meje, për herë të parë Sali Berisha u dënua nga një Gjykatë për shpifje. Madje eshte hera e pare qe Drejtesia e denon per dicka. Beteja ime gjyqësore u fitua. Sali Berisha është njohur fajtor si shpifës, pasi ajo çka kishte shkruar dhe deklaruar kundër meje ishte krejtësisht false dhe për këtë duhet të më dëmshpërblejë me 100.000 lekë të reja: natyrisht shifra është simbolike, por mund të ishte edhe vetëm 10 lekë, ajo që ka rëndësi këtu është thelbi. Vendimi është historik, pasi edhe politika këtej e tutje do të duhet të fillojë të respektojë peshën e fjalëve dhe vlerën e së vërtetës.

Për vite me radhë kam qenë objekt i shpifjeve të Berishës dhe njerezve të tij, që nga viti 1994, kur nuk ma fali që gazeta të cilën e kisha themeluar (Gazeta Shqiptare), nuk e kishte mbështetur në ëndrrën e tij të ndryshimit të Kushtetutës dhe të transformimit të rolit të tij të presidentit të Republikës në atë të një sovrani. Kam duruar për vite me radhë hakmarrjet e tij verbale (ndonjëherë edhe fizike), duke iu përgjigjur shpifjeve të tij vetëm me forcën e arsyes sime dhe integritetit tim, etik dhe profesional. E kam duruar deri dy vjet më parë, kur, gjatë delirimit publik të radhës në Facebook dhe në një intervistë televizive, Berisha u rikthye të më akuzonte, siç e kishte bërë ndër vite, se kisha përfituar prokurime publike me vlerë miliona euro nga qeveria “e mikut Edi Rama”, madje edhe se isha i lidhur me Sacra Corona Unita-n, mafian puljeze, të cilën unë, që prej vitit 1983 (si gazetar i ri i kronikës në Itali), në të kundërt, pata i pari kurajon për ta denoncuar.

I kam ditur gjithnjë lidhjet e fuqishme që Sali Berisha vijon të ketë me gjykatat shqiptare, por këtë herë vendosa të provoj të kërkoj drejtësi. I asistuar nga avokat Aranit Roshi, një profesionist kurajoz, po aq i saktë në analizën juridike të fakteve, sa edhe i vendosur në veprimin procedurial, depozitova padi civile për shpifje ndaj ish-kryeministrit. Që nga seanca e parë, mbrojtësit e Berishës mbetën pa gojë, të surprizuar nga vështirësia e dukshme e kërkesës sime: të tregonin me prova se cilin prokurim kisha fituar dhe, mbi të gjitha, çfarë marrëdhëniesh kisha patur ndonjëherë me Sacra Corona Unita-n. Me pak fjalë, Berisha për herë të parë duhej të tregonte edhe me fakte vlerën e fjalëve të tij. Për të, ky ishte një lloj revolucioni. Ndonjë politikan e kishte denoncuar në të kaluarën për shpifje, por Berisha ia kishte hedhur gjithnjë, me arsyetimin se gënjeshtrat janë një e drejtë në luftën politike, kështu që politikanët duhet t’i pranojnë si rregull normal i lojës. Po si i bëhet kur shpifja drejtohet kundër një qytetari të zakonshëm? Unë, si gazetar, jam vetëm një qytetar i thjeshtë, atëhere pse duhet të pësoja nga një rregull që nuk më përket mua?

Në fakt, Berisha dhe shumë nga mbështetësit e tij, prej vitesh përsëritin se shpifja, jo vetëm që është një e drejtë e politikës, por edhe shprehje e lirisë së shtypit, rrjedhimisht forma më e lartë e demokracisë civile. Një pretendim qesharak, por që tani përgënjeshtrohet edhe në rrugë gjyqësore. Pikërisht mbi këtë pistë u përpoqën të luftojnë edhe avokatët e tij, kur kuptuan se ata kërkesës së thjeshtë së përfaqësuesit tim ligjor për të sjellë prova, nuk kishin asnjë përgjigje për t’i dhënë. Por dështuan. Nuk duhet të ketë qenë e lehtë të mbrosh Berishën në Gjykatë nga akuza e shpifjes, pasi ai, kur hedh baltë mbi njerëzit, nuk kërkon prova, nuk ka nevojë për to; ai e ndjen veten superior mbi faktet dhe mbi të vërtetën.

Vendimi që e dënoi Sali Berishën për shpifje ndaj meje, pikërisht për këtë arsye është historik: pasi për herë të parë në jetën e tij, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit e kupton që ligji i njerëzve të zakonshëm tani vlen edhe për të, kështu që akuzat personale dhe dixhitale që lëshon ndaj të gjithëve, tani duhet edhe të provohen. Dhe, nëse deri tani për të ka qenë e lehtë të bënte politikë duke ofenduar këdo dhe duke shpifur ndaj kujtdo, nga sot e tutje duhet ta dijë se gjyqtarët e këtij vendi janë të gatshëm madje edhe ta dënojnë.

Kur unë, në janar 2016, njoftova publikisht vendimin tim për të depozituar padi për shpifje kundër Sali Berishës, saktësova se këtë e bëja sepse sapo kisha fituar nënshtetësinë shqiptare dhe kështu që nuk isha një qytetar i huaj që kërkonte drejtësi, por një bashkëqytetar i tij. “Në këto 23 vite shpifje – shkruaja –  Berisha ishte në pushtet për të paktën 12 vite, duke pasur kontrollin total të SHIK, SHIU dhe në fund SHISH, policisë, prokurorisë, tatimeve, doganave dhe të paktën të tri qeverive. Por kurrë, asnjë prej shërbëtorëve të tij – të cilët kanë hetuar ndaj meje në çdo mënyrë të ligjshme dhe të jashtëligjshme – nuk ka mundur t’i dorëzojë një prove, që të faktojë, qoftë edhe një të vetme prej akuzave të tij të mjeruara. Pra, nuk jam vetëm unë ai, që them se ato ishin shpifje, as institucionet italiane dhe ndërkombëtare, që, në 35 vite karrierë gazetareske, kanë certifikuar ndershmërinë time. Prova e pafajësisë sime është pikërisht Doktori, i cili, edhe pse u bë gjykatës dhe prokuror, nuk ishte asnjëherë në gjendje të faktojë akuzë”.

Tani edhe një Gjykatë shqiptare më në fund ka certifikuar se si qendrojnë faktet: Berisha është një shpifës. Gjykatësi e ka dënuar të më paguajë 100.000 lekë (të reja) si shpërblim dëmi: këtë shumë unë do ta ve në dispozicion të financimit të një konkursi për gazetarë të rinj, me të cilin do t’u jap çmim dy artikujve më të mirë kushtuar luftës kundër shpifjeve dhe Fake news-eve.

Duket si një ëndërr: paratë e doktorit do të shërbejnë për të shpërblyer ata që, më në fund, i bëjnë jehonë vlerës të së vërtetës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Beteja ime për të vërtetën kundër Berishës, që zgjati 25 vite”

  1. zi says:

    Hapi i pare qe verteton qe berisha eshte shpifes,
    hapat e tjere do vertetojne qe ai eshte;
    vrases,tradhetar,vjedhes i votave dhe lirise,percares,agjend,i semure psikik.
    O kanunor!
    Vrit veten me mire n.q.s te ka ngelur qofte edhe nje fije burnie e brujtur ne kullen e vicidtolit,
    ndryshe do katandisesh me keq se Sadam Huiseni.

    1. ben says:

      zi-vetem burreri nuk ka patur dhe nuk ka Berisha

  2. Nick says:

    Urime! Lajm i mire per te gjithe shqiptaret; fitoi per here te pare mbas 27 vjetesh, qytetaria mbi prapambetjen ( fjale e bute per te mos prishur shijen e fitores)

  3. Qytetari I thjeshte says:

    Kjo eshte historike!!!!
    Me ne fund gjyqtaret nuk kane frike nga ky komuniste i shnderruar ne antikomunist. Kujtoni thenjen e presidentit Havel….ne lidhje me komunistet e konvertuar ne antikomuniste.
    Qeni permori ne dere te xhamise, po i vjen ngordhja, e degjoni cdo dite te akuzoje ambasadoret e USA dhe BE… Aty e ka edhe ai.
    Tik-Tak Tik-Tak…

  4. Malo Kanina says:

    Ky artikull është një goditje në zëmër të politikës berishjane. Është po ashtu një goditje në thelbin e çdo poshtërsie në këtë vënd. Papërgjegjshmëria proverbiale berishjane ndaj të vërtetës, përpjekjet e tij sistematike për të çvlerësuar të vërtetën si koncept moral, më në fund muarën një shuplakë.

  5. angjelini says:

    Te pergezoj per kurajon Bollino. Ajo qe me shqeteson eshte qe ne shqiptart e lindur ne shqiperi jemi te paafte ti ndeshkojme keta politikan te cilet nuk kane lene gje pa bere kundra neve, pra popullit. Salih Berisha eshte krijesa ma e ndyer qe ka prodhuar planeti toke. Eshte pak ta krahasosh me Sadam Husaenin, Asadin, Kedafin, Pol Potin, Musolinin e keshtu me rradhe. Edhe njehere, te lumte dhe paq suksese tjera.

  6. ILYRIA says:

    Do jete fillimi i nje Shqiperie tjeter , nuk e them dot me siguri te plote, me te civilizuar e me pak llapaqene sic e kemi pare gjithe keto vite, kur Berisha te zhduket nga politika shqipetare. Eshte fatkeqesia me e madhe e mbare shqipetareve kudo qe jetojne , si demokrate ashtu edhe socialiste. Ndoshta demokratet e kane shume me te veshtire ta pertypin sepse mendojne se “Karta e tyre me e fuqishme” ju digjet , por jau them me shume dashamirsi se SALI BERISHA , o nga injoranca, o nga padija, o nga lidhja familjare me komshijte tane Veri-Lindore, ka qene , eshte dhe do te mbetet antishqipetari me i pushtetshem mbas viteve 90-te. Pjekuria politike ne Kapitalizem tregohet jo me llafe , por me vepra. Shqiperia, ne krahasim me para 90-tes, ka ndryshuar shume , per mendimin tim prej
    1- Remitancat e shqipetareve ne Emigracion
    2- ” Trimerise ” se shqipetareve per te adoptuar me nje dhunti te jashtzakonshme dukurite e ” BOTES SE LIRE ILEGALE”.
    Ne qoftese perkrahesit , e njeriut qe folem me larte, permendin Heqjen e Vizave (prej Berishes) , futjen ne NATO (prej Berishes), ndertimin e Rrugeve ( prej Berishes) gabohen TOTALISHT.
    Heqja e Vizave dhe futja ne Nato (me dy ushtare) , lidhet direkt me politiken amerikane qe ka qene eshte dhe do te jete ne mbeshtetje te shqipetare ( sigurisht jo pa interes , por sidoqofte nje politike konture mbas viteve 90-te) .
    E fundit, pra ndertimi i Rrugeve, jane parate e permendura me lart . Por edhe ato jane vjedhur e shperdoruar nga babezia e Berishes me shoke se perndryshe do te kishim sot nje AUTOSTRADE te perfunduar.
    Une do te isha shume falenderues per kedo qe ndihmon popullin tim dhe ketu perqendrohem me shume tek ata, qe gjithmone na kane ndihmuar, si nga plehrat e brendeshme ashtu edhe nga armiqte shekullore te shqipetareve , pra AMERIKANET.
    Berisha dhe kush tjeter ka shperdoruar ato para pa fund te atij populli ekstremisht pa fat duhet ti konfiskohet pasuria dhe duhet te shkoje aty ku e meritojne shushunjat e shqipetareve.

  7. Milan says:

    Po te vjen fundi o kriminel indyr o kerme

  8. REZI says:

    Urime për fitoren e gjyqit. Shpresojmë që ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Më vjen mirë jo se ishte Berisha, por kushdo që shpif duhet të vihet para ligjit e të marrë ndëshkimin që meriton. Shpifja nuk është shprehje e lirisë së fjalës, përkundrazi është pafuqia e shpifësit për të argumentuar atë që thotë. Shpif dikush se nuk ka argument për atë që thotë. Ndërsa Berisha ka shpifur direkt nga salla e parlamentit kundër grave e burrave, familje të ndershme e biznesmenë të ndershëm e s’i ka hyrë gjë në këmbë. Mendoj se të gjithë që shpifin duhet ti nënshtrohen drejtësisë, se një fjalë e urtë thotë: gjuha kocka s’ka por kocka thyen. E gjuha e shpifjes ka cuar njerëz në vetëvrasje, në ndarje dhe deri në hakmarrje deri me vrasje. Një shëmbull shumë i mirë juaji që njeriu duhet të guxojë të përballet me ata që shpifjen e shesin si të vërtetë. Edhe një herë urime.

  9. Asnje diktator nuk ka dale i lare per krimet qe ka Bere dhe ky eshte fakt historik. Edhe nese nuk kane vajtur ne burg apo ekzekutuar prape emri i tyre ne histori eshte shkruar me shkronja te zeza.
    Berisha eshte bastioni i fundit i diktatoreve ballkanas qe i ka ardhur fundi.
    Me gjithe deshiren time ashtu si athere kur terhoqem zvarre bustin e Enver Hoxhes uroj te vije Dita te terheqim zvarre per se gjalli Sali Berishen me gjithe njerzit dhe femijet e tij.

  10. Gani Metja says:

    Ne fakt edhe ti Carlo je ca bythqir si Berisha.

  11. xhemal says:

    Lajmi me i bukur e shume i remdesishem.shpresojme te degjojme sa me shume lajme te tilla ku triufon drejtesia .e verteta mbi genjeshtren .shpifjen e mbi te gjitha
    .cjerrja e maskes Sali baltes .sali vrasesit.le te jete fillimi i fundit te berishizmit si teori e praktike fashiste .urime gazetaret nje shembull i kurajo qytetare

  12. Prostituta Kombetare Sali says:

    Nuk e di cfare ndodhi me gjykatesin?!
    Edhe kur kam genjyer, per te miren e popullit kam genjyer!
    Per here te pare e kisha, thashe me vete, pse jo?! Ta provoj dhe njehere te genjej?!
    Per kry te Shiqeres!

  13. Arber Iliri says:

    Vertet Historike.Urime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *