Çështja “Tahiri”: Prokuroria letërporosi për Italinë dhe Greqinë, ja zhvillimet e fundit rreth hetimeve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet për deputetin e PS-s dhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në fakt, hetimet janë zgjatur edhe me tre muaj në muajin mars të këtij viti, së bashku me hetimet për ishzyrtarët e Policisë, Çela e Kohila që janë në kërkim për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Hetimet me tre muaj janë zgjatur edhe për Orest Sotën. Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka pasur lidhje me grupin e trafikut të drogës të Moisi Habilajt, i cili po gjykohet në Katania të Italisë.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda po pret përgjigjen e dy letërporosive që ka dërguar për Tahirin në Greqi dhe Itali.

Për letërporosinë në Greqi, Prokuroria kërkon të dijë më shumë për lëvizjet e Tahirit në vitin 2014 me mjetin që ia kishte shitur Habilajve.

Ai shkoi në shtetin helen me traget dhe u kthye me mjetin “Audi” që ua kishte shitur Habilajve.

Panorama mëson se në letërporosi, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ndihmë nga homologia greke, për të marrë informacione në vendin ku ka qëndruar Saimir Tahiri në Greqi, shoqëruesit e tij dhe pamjet filmime të mjediseve publike që ka frekuentuar ish-ministri.

Me këtë kërkesë, Prokuroria kërkon të mësojë nëse Tahiri ka qëndruar me Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt, i cili është gjendur në Greqi në të njëjtën periudhë kohore, duke hyrë në shtetin grek me “Audin” e shumëpërfolur.

Të dhëna më të shumta lidhur me këto, ka dhënë ish-shoferi i dytë i ishministrit, Alban Aliaj, i cili është marrë në pyetje pak kohë më parë nga Krimet e Rënda.

Aliaj rezulton se ka shoqëruar Tahirin gjatë udhëtimit. Tashmë pritet përgjigja e autoriteteve greke për kërkesat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila vijon hetimet ndaj ish-ministrit.

Për rastin e dytë, atë të letërporosisë dërguar në Itali, bëhet fjalë për marrjen në pyetje të Nezar Seitit, personit që u ekstradua me shumë polemika si pjesëtar i bandës së Habilajve.

Nezar Seiti shihet si dëshmitar kyç në dosjen e Tahirit dhe ekstradimi i tij në Itali ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është bërë objekt i një procedimi penal në Prokurorinë e Durrësit. Krimet e Rënda tentuan vetëm një herë ta merrnin në pyetje “financierin”, por ai ende ishte pa avokat në atë kohë.

Tashmë, prokurorët shqiptarë presin që ai të merret në pyetje nga homologët italianë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Çështja “Tahiri”: Prokuroria letërporosi për Italinë dhe Greqinë, ja zhvillimet e fundit rreth hetimeve”

  1. selvia says:

    Akoma spo e rrasin mrena kete fytyrqenin qe e mbushi policine me trafikante….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *