Vezë, ujë dhe miell, ish- ministri i PD-së kundër Bashës dhe Kryemadhit: Jam kundër spektakleve, nuk bëhet politikë me daulle

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish ministri i PD-së Besnik Mustafaj, ka dalë kundra formës së protestës që zgjodhi opozita e vendit në Kuvend gjatë punimeve të fundit të seancës plenare.

Ai thotë për News 24 se nuk mund të bëhet “politikë me daulle”, duke nënvizuar se është pro thelbit dhe kundër spektakleve. 

“Nuk kam qenë kurrë njeri i spektakleve. Kur i kanë rënë daulles në parlament kam thënë mos u afro tek mua se nuk e kam bërë asnjë herë.

Është shumë e vështirë që të matet opinioni publik. Ne nuk e dimë se çfarë ndjesie ka pasur opinion publik, pas këtyre veprimeve.

Kjo mbetet për tua parë në zgjedhje se është mënyra e vetme e matjes së opinionit publik. Sot kemi mungesë të një instituti të nevojshëm për të matur opinionin publik.

Unë nuk jam puritan, unë nuk i kam bërë vetë por nuk jam kundër tyre. Unë kam kaluar në Parlament kur tensionet kanë qenë më të mëdha dhe betejat kanë qenë më të vërteta.

Të rinjtë i japin më shumë rëndësi spektaklit se sa thelbit.

Bëjnë më shumë mizanskena, nuk kanë të bëjnë me thelbin e mesazhit.  Ajo që është e pazakonshme është humbja e kontrollit të ministrit Bushati. Ishte i fundit që duhet të humbiste kontrollin.

Karrigia e zbrazët nuk është mënyra më e mirë për të bërë politikë”, tha Mustafaj. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Vezë, ujë dhe miell, ish- ministri i PD-së kundër Bashës dhe Kryemadhit: Jam kundër spektakleve, nuk bëhet politikë me daulle”

  1. Feniks says:

    Kur opozites i mungojne idetre,apo me keq kur kreret e csaj ndjejne eren e qelive te burgut se shpejti,atehere ne vend te ideve,alternativave etj per popullin do tev bjepet rrugaceri si kjo e djeshmjha!
    Dhe kush i ben keto?
    Keta kriminele qe vrane 26 vete ne Gerdec,qe pushkatuan 4 protestues ne 21 janar,qe i falen 370 km/2 nga deti jon i Shqiperise Greqise etj!
    Keta te gjithe jane per ne burg te perjetshem!
    Por edhe mazhoranca e Rames nuk eshte duke qeverisur si duhet!
    Vetre Rama eshte treguar arrogant,mendjemadh,nuk degjon ankesat e popullit,por bashke me kryebashkiakun Veliaj vetem zhvillojne tendera,japin koncesione dhe japin spektakle sa per t’u dukur!
    Na therret Rama ne qytetareve qe te denoncojme korrupsionin!
    Por eshte per te qeshur dhe per te qare!
    Soit nuk ke asnje vend ku te ankohesh dhe te gjesh te drejtren,sepse zyrat e shtetrit jane mbushur me militante komplet te pa afte,qe shkelin ligjet,zvarritin zgjidhjen e ankesave te qytetareve dhe ne fund i grabitin ata!
    Ka me qindra mijra qytetare te Tiranes qe nuk banojne ne Shqiperi,por UKT u grabit taksat vendore padrejtesisht!
    UKT na e shet ujin e pa pijshem per te pijshem,pra edhe mashtron por edhe na vjedh!
    Sikur keto 2 shqetesime te beje kauze opozita,do te mblidhen mbi 200 mije vete ne protesta!
    Por opozita e sotme nuk ka hallin e popullit,por te vetes se tyre,prandaj ulurinje “RAMA IK”!
    Me kete parulle skandaloze Rama do rrije aty edhe 50 vjet te tjera deri sa te merzitet!
    Opozite budalle!

  2. Kujtimi says:

    At qe ka mend mendon ndryshe
    BASHA BERISHA DHE MONA JANE JASHT CDO SANDARTI
    DO MARIN SHUM PAK VOTA
    NUK KA NEVOJE PER HUMOR
    BRAVO MUSTAFAJT

  3. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Besnik : Lexoj me kenaqesi komentet qe shkruan. Po te ishte Noli gjalle, do t’i lutesha qe nga poezia “Zgjidh e Merr”, te perjashtonte vetem nje emer. Pra Ju jeni tropojani me objektiv, qe kam njohur deri tani, ndonese jam me i moshuar nga Ju. Uroj te mbeteni i tille gjithe jeten.

  4. Demokrati says:

    Je person me dinjitet nuk ja lejo vehtes nje politikan alabak,bravo.

  5. do vijë një ditë says:

    Ja, lexo komentet dhe ky eshte matesi me i mire i opinionit publik, bile me i mire nga sondazhet qe behen nga specialistet. Dhe po theme dhe une diçka; Keta te dy njerez me skuadren e tyre qe kane , vitin tjeter do ngelen si peshku pa uje ne mbeshtetjen e njerzeve, se shqiptaret e sinqerte tani e dine se çdo te thote liri dhe e drejte

Lini një Përgjigje te Feniks Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *