Vezë, ujë dhe miell, ish- ministri i PD-së kundër Bashës dhe Kryemadhit: Jam kundër spektakleve, nuk bëhet politikë me daulle

Ish ministri i PD-së Besnik Mustafaj, ka dalë kundra formës së protestës që zgjodhi opozita e vendit në Kuvend gjatë punimeve të fundit të seancës plenare.

Ai thotë për News 24 se nuk mund të bëhet “politikë me daulle”, duke nënvizuar se është pro thelbit dhe kundër spektakleve. 

“Nuk kam qenë kurrë njeri i spektakleve. Kur i kanë rënë daulles në parlament kam thënë mos u afro tek mua se nuk e kam bërë asnjë herë.

Është shumë e vështirë që të matet opinioni publik. Ne nuk e dimë se çfarë ndjesie ka pasur opinion publik, pas këtyre veprimeve.

Kjo mbetet për tua parë në zgjedhje se është mënyra e vetme e matjes së opinionit publik. Sot kemi mungesë të një instituti të nevojshëm për të matur opinionin publik.

Unë nuk jam puritan, unë nuk i kam bërë vetë por nuk jam kundër tyre. Unë kam kaluar në Parlament kur tensionet kanë qenë më të mëdha dhe betejat kanë qenë më të vërteta.

Të rinjtë i japin më shumë rëndësi spektaklit se sa thelbit.

Bëjnë më shumë mizanskena, nuk kanë të bëjnë me thelbin e mesazhit.  Ajo që është e pazakonshme është humbja e kontrollit të ministrit Bushati. Ishte i fundit që duhet të humbiste kontrollin.

Karrigia e zbrazët nuk është mënyra më e mirë për të bërë politikë”, tha Mustafaj. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...